Presidenti Begaj takohet me ambasadoren amerikane Yuri Kim, për çfarë diskutuan

29 Shtator 2022, 13:47Politika TEMA

Presidenti Begaj takohet me ambasadoren amerikane Yuri Kim, për

Presidenti Bajram Begaj është takuar ditën e sotme me ambasadoren amerikane Yuri Kim.


Në një postim në  Facebook, Begaj shkruan se me Kim ka diskutuar ndër të tjera për partneritetin strategjik mes dy vendeve, fushën e energjisë, sigurisë dhe reformën në drejtësi.


“Ditën e sotme pata kënaqësinë të pres në një takim pune Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Sh.S. Znj. Yuri Kim.


Vlerësuam partneritetin strategjik, diskutuam për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj.


Përsa i përket mandatit të Shqipërisë, në Këshillin e Sigurimit, biseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe shprehëm vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërenduar qëndrimet në të ardhmen për çështje të interesit të përbashkët”, shkruan Begaj.

Lini një Përgjigje