
Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të enjte blerjen e dronëve të armatosur ushtarak nga ana e Shqipërisë. Gjatë nëshkrimit të marrëveshjes në kryeministri, Rama bëri me dije se dronët e armatosur mund të përdoren në luftën kundër terrorizmit, por dhe në rast të një armiku potencial.
Ai shtoi se në koordinim me satelitët dronët do të bëjnë një kontroll të detajuar të teritorit, për të evidentuar të gjitha paligjshmëritë.
“Teknologjia është bekimi i vendeve në zhvillim. Sepse faktikisht me satelitët ne do të kemi mundësi të monitorojmë të gjitha të mbjellat. Dhe do të jetë shumë më e lehtë për Ministrinë e Bujqësisë që të vërtetojë vetëdeklarimet për të subvencionuar naftën.
Ti nuk mund të vish vetëm me një titull pronësie pa punuar asgjë, dhe kjo nuk do të mbetet në dorën e atyre inspektorëve që tokën djerrë e bëjnë pjellore në letra për shkak të rryshfetit. Ne do të krijojmë një bazë të dhënash që do të na japin mundësi për të bërë shumë analiza në të nesërme. Në rastin e të mbjellava për të parë, zonat e mbjella dhe kulturat bujqësore, etj…
E njëjta gjë për plazhet, pyjet, lumenjtë. Gjithë ndërhyrjet pa leje, gërryerjet e lumenjëve ndërtimet pa leje, apo zjarret do t’i kemi të përditësuara para nesh nga kryeinspektoriati lartë. Do të ketë shumë sy mbi territorin. Kështu nuk do të ndodhë më që të kemi falsitete në procesin e legalizimeve. Siç na ka ndodhur dikur që legalizohej ajri. Ti merrje ja shisje dikujt tjetër sheshin bosh dhe i thoshe merre dhe ndërtesën e ke me leje ndërtimi.
Është një ditë e shënuar realisht sepse me lëshimin e këtyre satelitëve ne hyjmë në një epokë tjetër të barazisë përpara ligjit. E fundit që kam është që satelitët shumë shpejt do të pasohen nga dronët. Ne kemi vendosur t’i kompletojmë dhe t’i marrim dronë të armatosur. Dronët e armatosur janë për rast ekstrem kundër terrorizimit apo një armiku potencial. Dronët kanë një sërë funksionesh në përputhje me satelitët, duke bërë rakordime apo thellime të të dhënave.”, tha Rama.
Po ce rru trapin o Rame. Me satelit pa satelit, ti i fut nje vkm dhe i legalizon vete. Ti je saturni jone. Ne thjeshte rrotullohemi rreth teje. Faleminderit qe na lejon te jetojme ne kete pavleren tone. Rrofte Salillari, Ceti dhe Lul morina. Poshte legenat qe hane buke kot
Jo vetem kryeminister LEGEN por edhe IDIOT.
Ju lutem a mund ta shpallim feste kombetare diten kur do ngrihen dy satelitet? Se na gezon shpirti per keto lajme.
He hehe. Ska me gili vili tani. Te vjen droni armatos te rrezon avlline pa leje.
A mund te bleme dhe disa qen robot te paisur me mitroloz te lehte?
Madje dhe disa bazuka ne kurrizin e breshkes. I prodhon nje fshatar ne Polican. Punishte artizanale
Ja arritem kesaj dite? Ju qe talleni me Ramen jeni dashkeqer. E kuptoni qe ai mund te ike te merret me punet e veta po e merzitem dhe mjere ne pastaj!!! Ku do futemi. Ku te vjen me nje km si ky qe ja kalon Jesus te Nazaretit. Ky eshte shperblimi per nje popull te vuajtur si ky i yni
Murtaja mbi shqiperi doje te thoshe
Shume shpejt rruget e Shqiperise do patrullohen nga kuaj te veshur me cizme meksikane.
Uuuau......'monitorimi me satelit i ndërtimeve pa leje' ..ha...ha..????. Cfare keni bere deri tani? Keni vjedhur e fjetur gjume. Kane kaluar me shume se tre dekada dhe Shqiperia tashme eshte shkaterruar totalish e pergjithmone, pjesa me e madhe e qytetve jane shendruar ne beton, tulla e asfalt. Banesat, hotelet, restorantet, kafenet.....i shikon kudo, kapacitetet e tyre i kalojne disa here nevojat apo kerkesat e tregut. Gjate ketyre 30 vjeteve para e shqiptareve jane investuar ne beton, gure, tulla e asfalt. Shqiperia pothuajse nuk ka asnje fabrike apo uzine teknologjike. Shqiperia dominohet nga 'industria e kafeneve dhe restoranteve'. Mjafton nje person i vetem te mbiqyr gjithshka qe ndodh ne nje qytet apo fshat te Shqiperise. Por ju, 'politikanet dhe pushtetaret' (lexo me mire kusaret), nuk keni dashur ta vini ujin ne zjarr, ju ka interesuar rrumpalla.
Gjithmone po merren masa te sigurta per te perparuar dhe ecur perpara
po vijojme te ndjehemi te sigurt dite pas dite me masat e marra nga qeveria jone
pune e shkelqyer, e falenderojme ramen per gjithe keto masa qe po merr ne vendin tone
Orjola bashke me Xhenisen. Ju lumte vajza. Partia ju do fort.
Harrove " Anisen" engjell. Te treja bashke jane nje burre me barkun gjith lesh qe rri para karrikes dhe ben detyren sublime qe i ka caktuar Partia
Pse mos ti perdorim edhe ne fushate elektorale per te ndihmuar patronazhistet?
bravo rames qe po e avancoj shume teknologjin dhebpo e perdor shume ne aspekte te mira
Bujaro, thuaji Mirit dhe Orjaldos (dmth vetes tende) qe ti coni mesazhet e urdheruara me hapesire 4-5 minuta jo menjehere se le nam. Mire qe ben punen e patronazhistit po beje mire o legen.
teknologjina ne shqiperi po avancon shume dhe po perdoret per nevoja shtetrore dhe jo per gjera te kota
Miri thuaji Bujarit dhe Orjaldos (dmth vetes tende) qe ti coni mesazhet e urdheruara me hapesire 4-5 minuta jo menjehere se le nam. Mire qe ben punen e patronazhistit po beje mire o legen.
satelitet jan te nvojshem per cdo shtet pasi jep informacion te nevojshem ajror
Orjaldo, thuaji Mirit dhe Bujarit (dmth vetes tende) qe ti coni mesazhet e urdheruara me hapesire 4-5 minuta jo menjehere se le nam. Mire qe ben punen e patronazhistit po beje mire o legen.
Nuk e dija qe do te kishin kaq ane te mira satelitet bravo
Ska gje. Ja e more vesh tani. Sa te lumtur ndjehemi. Te rroje partia dhe shoku Enver
Keto dron nuk do te perdoren vetem ne raste terrorizmi por dhe per emergjenca sociale
Jeta jone po behet cdo dite e me e bukur. Lumturia ka vetem nje emer: EDI
Personalisht m dukej budallallik kur e degjova per satelitet heren e pare por tshi kuptoj qe perpos t gjithave jane dhe mbrojtes
Dmth me perpara ishte budallallik. Tani u bo karllik fare.
Me ne fund vendi po fillon te armatoset e te forcohet akoma me shume
Kete here Saliu spo i mjaftojne gishtat per t numeruar sesa gjera te mira po behen gjate qeverisjes Rama
Nuk dalin me gishtat e kembes se te dores i mbaruan. Po kaq suksese sa kemi ne do fillojme te pranojme refugjate nga vendet e BE - se.
Tashme do te kemi dhe satelit te cilet do te monitorojn te gjithe vendin
Cfare mori persiper rama e nuk e realizoi. Rrogat na i ngriti. Pensionet ne qiell. Cmimet e ulta. Jeta me e bukur se kudohere. Gjermane, angleze, italiane, hajdeni jetoni ne vendin me te lumtur ne bote. Na kerkoni cfare te doni. Ju japim cdo gje. Por Edin s ja u japim. Na duhet per stacionin hapesinor qe do hedhe ne orbite ne 2030
Bën ca gjëra të mira por bën edhe budalliqe.Përse duhen dronet e armatosur?Me kë do luftosh?Broçkulla për të hedhur ca para në erë.Kush shqiptar do shkojë të vritet për ju?Rusia është një shtet i fuqishëm dhe të gjithë duan të ikin se nuk duan të vriten për Putinin ndërsa ti ku në Shqipëri janë vetëm pensionistët do sjllësh drone për të luftuar.Ja po të them unë se po shpërtheu lufta të gjithë shqiptarët do ikin jashtë.Vere vëth në vesh këtë dhe mos prish paret kuturum po bëj ndonjë punë të mirë të mbetet..
Xhoxho. Ka bere kaq pune te mira sa i falen edhe ca pune te keqija tani. Ma ka nderu si Km. Shko pyet nee taxhikistan per edin. Kryeministrin e tyre nuk e dine kush eshte, ama Edin tone e njohin te tere Taxhikistanasit. E kupton mor Xhoxh qe sduhet ta merzisim se na e merr ndonje vend tjeter qe do te zhvillohet si ne.
Dronet dhe satelitet do jen me te vertet lehtesim i madh per ne ne cdo aspekt
duke qen se po shofim dhe ca po behet perreth gjithmon duhet te jemi te pergatitur ne raste sulmesh
Sa mir sepse i ndihmon shum sidomos punonjesit e policis ne punen e tyre te veshtir
Tashme do te jemi me te sigurt dhe monitorimi i vendit do jete me i thjesht,ju lumte qe e keni menduar sherbimin e sateliteve
Me qeverite e meparshme sdo kishim arritur asnjeher te zhvilloheshim kaq shume sa te kishim satelite per monitorimin e vendit dhe drone per mbrojte, keni ber pun super te mire
do jete super arritje per ne shmangia e sulmeve terroriste nga dronet e armatosur
Teknologjia ne vend ka perparuar shume dhe sherbimet satelitore po behen fiks ne kohen e duhur,ju lumte qeverise!
Ne kohet e fundit u perballem dhe me sulmet kibernetike ku treguat se mbrotja e sistemeve ne vendin tone ishte me e fort se sulmi. ne vazhdim mund te perballemi dhe me sulme te tera dhe keto drone do te na vijne ne ndihme
Shqiperia po zhvillohet cdo dite e me shume,sherbimet satelitore do sjellin siguri ne vend e jane mjaft te rendesishme sepse do informohemi ne cdo moment
sherbimi satelitor do sjelle benefite ne shume sektore dhe do kape cdo rast emergjent ne kohe reale
Nese kjo i ofron vendit me shume mbrojtje e siguri pse jo
Mendoj se ishte e nevojshme dhe do i vije shume ne ndihme policise e forcave te armatosura
Ato ishin drone multifunksional jo vetem lufte dhe te armatosur.
Edhe shqiperia me ne fund po i kthen syte nga inteligjenca artificiale aty ku i ka e gjithe bota bravo
teknologjia sa vjen dhe po zhvillohet akoma me shume,si dhe ne kete rast kjo ka per te shmangur korrupsionin ne vend