Të çmendur pas Giorgia Melonit në Shqipëri - Por duan ta imitojnë vetëm nga takat

28 Shtator 2022, 18:39Politika TEMA

Të çmendur pas Giorgia Melonit në Shqipëri - Por duan ta

Nga Ylli Pata

Nëse ka një fenomen që këto ditë ka “bashkuar” të gjitha korrentet e opozitës shqiptare është fitorja e Giorgia Melonit në zgjedhjet e së djelës në Itali.

E në këtë kontekst, ky entuziazëm ka sjellë diskutimin se e djathta është jo vetëm një forcë proteste e kontestuese por edhe fituese e alternativë qeverisëse.

Duket sikur kanë zbuluar Amerikën, kur modelet e Melonit Partia Demokratike i ka pasyr aty që prej vitit 1991, e nuk ka nevojë që Tritan Shehu të drejtojë gishtin te Jozefina, e cila rigjeti mallin e vjetër për Berishën.

Spartak Ngjela, Tomorr Dosti, Uran Butka, Petrit Kalakula, Abdi Baleta, Elham Sharra, Iljaz Vrioni etj, etj, janë vetëm disa emra të Partisë Demokratike që vinin nga familje të mëdha shqiptare, përfaqësuese të së djathtës tradicionale, si dhe pjesë e persekutuar e regjimit komunist.

Të gjithë u zbuan njëri pas tjetrit, por as me kalimin e viteve nuk u afruan as brezat e tjerë të përfaqësuesve të së djathtës tradicionale shqiptare.

Megjithatë, që të imitosh “calimero”-n 45 vjeçare të Romës, nuk mund ta bësh vetëm duke para modelin e fustanit apo të këpucëve, për të sjell një brand djathtist në stilin e politikës opozitare.

Nëse ka një shans pikërisht tani e gjithë hapësira opozitare në vend, është pikërisht që të nisë diskutimin e debatin mbi përmbajtjen e ideve dhe programit politik, që do ta bëjnë këtë krah të politikës shqiptare një alternativë ndaj socialistëve të Edi Ramës.

Në zgjdhjet italiane, edhe pse pati shumë protestë në atë votë, pakënaqësi, apo edhe populizëm me shumicë, një pjesë e madhe e debatit politik  në fushatë u bë për përmbajtjen.

Secila nga tre partitë e koalicionit të djathtë kishin nga një duzinë premtimesh që nisnin te ekonomia në rahë të parë, sidomos për faturat e energjisë, taksat, rritjen e prodhimit vendas, eksporteve etj.

Meloni, pati si kalë beteje pikërisht përqëndrimin te industria e rëndë vendase që të kthehet competitive, çka mori edhe përkrahjen e fortë të bosëve të ekonomisë dhe financës së lartë në Itali.

Ndërsa te ne, palët “ndërluftuese” në PD, konkurrojnë mes tyre se kush e shan më rëndë Edi Ramën dhe ministrat e tij.

Asnjë diskutim, ide apo edhe forume debati nga e djathta, mbi atë se çfarë synon të bëjë e djathta shqiptare me ekonominë, rendin publik, mjedisin, pushtetin vendor dhe investimet e huaja.

Akuzat, kontestimi, gjuha e ashpër kundër mazhorancës, është njëra anë, e madje është bërë film i vjetër, por ajo që njerëzit duan të dinë është se cila është fytyra e nesërme e Partisë Demokratike.

Pritja për vendimin e gjykatës se si do ta ndajë vulën, nuk ka pse e pengon pjesën që tashmë nuk është rresthuar me Sali Berishën që tu flasë njerëzve dhe shoqërinë.

Berisha dhe Meta, sado të imponohen dhe tu dalin përnatë njerëzve në televizione, ata nuk kanë gjasa të jenë alternativë e Edi Ramës. i cili i ka përdorur dhe i përdor si gogol për të mbajtur larg pjesën gri të elektoratit nga opozita.

Takimet e përfaqësuesve të SHBA-së, BE-së, apo edhe CDU-së gjermane me pjesën e 28 deputetëve që përfaqësohen nga Alibeaj, është tregues i qartë se kush është lokomotiva politike e opozitës sot.

Çfarë kërkon të bëjë opozita me investimet e mëdha si ai i portit të Durrësit, apo aeroportit të Vlorës? Si e shikon ajo çështjen e çmimit të energjisë, pagat, pensionet, debate mbi ndërtimet dhe të ardhmen e kësaj industrie. Turizmin apo edhe çështjen e largimeve nga Shqipëria të një pjesë të konsiderueshme profesionistësh?

Deri tani, i vetmi diskutim përmbajtësor bëhet nga të ashtuquajtura tryeza të Sali Berishës me specialistë, ku flet vetëm kreu i tryezës, i cili përveç kontestimit total të qeverisjes aktuale, sjell si alternativë më të mirë ato që ka bërë kur ishte kryeministër.

Apo reformat e rëndësishme në vend, që nga reforma territoriale, depolitizimi i administratës qendrore dhe vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Ka kaq shumë për të diskutuar, sa nuk dalin panelet e darkës, ku nuk pushojnë telenovelat e radhës së kronikës së zezë.

E nga ky diskutim do të dalë edhe lidershipi i ri që të përplaset e duelojë me mazhorancën, jo si tani ku sa ikën Meta del Berisha. Që të kujtojnë se çdo gjë ka mbetur njësoj si sot e 30 vjet më parë..

11 Komente

  1. k
    k

    Nuk mund te ketë të djathtë në shqipëri derisa të jetë bajlozi komunist berisha.

    1. K
      Kicua

      Mire per ato mbiemrat e tjere se nuk i njohim fare ,por dhe mbiemri Ngjela eshte nje mbiemer i madh ,qe perfaqeson familjet e medha shqiptare ??? Kjo eshte per turp

      1. M
        Mund t’a verifikosh .

        Nuk di nga babai , po nga nëna eshte fis bejlerësh , por të lidhur me luftën Nacional-Çlirimtare !

        1. E
          Emigranti

          Ngjela o Z Kico, perfaqeson Inteleltualin-profesionistin-dinjitoz qe ne shqiperi mungon tashme prej dekadash. Se shqiptari ne te vertete eshte nje popull qoftexhi vakir e dhe malinj, pasi eshte natyrshem gati per te zgjedhur rrugen e keqe. Ky artikull dhe te gjithe artikujt lidhur me fitoren e Melonit ne itali, nuk kane me te voglen arsye te shkruhen ne shqiperi per shqiptaret rrota k. Afersia me italine nuk na ben te ngjashem, shqiperia nga italia ka marre vetem gjerat negative, ose me sakte, skemat ligjore per zhvatje parash publike, qe italia i ka, por ka edhe sistem gjygjesor e guardia di finanza apo carabiniere qe, kur kapin "oligarkun" apo "ministrin qe vjedh" ia heqin breket nga koka. klm, e mos u vono shume se zihen vendet te lokali.

        2. S
          SAL suma bythperpjete

          Sali bytha dhe Ilir kok madhi me alabaket dhe bandat e tyre që ju shkojnë nga mbrapa dhe këta të parët i bëjnë budallenj të dytët me frazat dhe ekztazen e tyre. Meloni è ka ne terezi por shqiptarët nuk e kuptojnë te keqen e tyre që vjen nga pas nga këta të djathtë fashiste. Po Edi Rames skane çfarë ti bëjnë se è duan të gjithë gati 80 përqind e popullit jashtë dhe brenda votojnë për të sepse Shqipëria është në rrugën e duhur pamvaresisht varfërisë së pak njerëzve.

          1. L
            Lame Duka

            Shkrimi me pelqeu, kurse rreshtimi i Ngjeles si perfaqesues i te djathtes eshte nje lapsus i autorit, nga ato qe falen, sepse jane pasoje e nxitimit.

            1. a
              arqile

              Di te them vetem faktin se sala e likja kane mbaruar politikisht i kane bere shume re keqia ketij vendi .Sala eshte kriminel likja ka vjedhur shume shume .Nuk duhet te cfaqeshin me ne kete vend.Kam besim vetem tek perendia se do ju jape ate qe u takon.

              1. T
                Th TH Thuthuqi

                Per aq kohe sa opozita te kete ne krye nje kriminel komunist dhe nje spiun super hajdut ky vend me hapin e breshkes ka per te ecur .Po te ishte punuar si EDI RAMA keto 10 vite do te ishim shume me mire

                1. V
                  Vlora

                  O Ylli,ca po thua o Yll. ABDI BALETA i persekutuar dhe familje e madhe??????? Luaj vendit o Ylli Pata. Neqoftese nuk e di se kush dhe cfare ka qene ky perbindesh,pyet me pare se te shkruash o Yll, pyet. Dhe neqoftese e di ,atehere ti duhet te kesh qene ne listen e ABDIUT.

                  1. L
                    Lisi

                    Qe kur Spartak ngjela na qenka " perfaqesues" I te djathtees. Z. Paté, a ka mundesi te shkruash me pak. Keshtu dhe gafat do do te jene me te pakta.

                    1. L
                      Lisi

                      Qe kur Spartak ngjela na qenka " perfaqesues" I te djathtees. Z. Paté, a ka mundesi te shkruash me pak. Keshtu dhe gafat do do te jene me te pakta.

                      Lini një Përgjigje