Tre ish-presidentët e Shqipërisë dhe Majko mbërrijnë në Hagë, vizitojnë ish komandantët e UÇK

28 Shtator 2022, 16:32Politika TEMA

Tre ish-presidentët e Shqipërisë dhe Majko mbërrijnë

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka iniciuar udhëtimin e përbashkët me ish-krerët e shtetit shqiptar drejt Hagës për të vizituar drejtuesit e UÇK-së në kohën e luftës. 

Bashkë me Pacollin, në aeroplanin e tij privat, u nisën edhe ish-presidentët e Shqipërisë Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, si dhe ish-kryeministri Pandeli Majko.

Pacolli kishte planifikuar t’i çojë në Hagë ish-presidentët e ish-kryeministrat e Kosovës dhe të Shqipërisë, por ftesën e tij e refuzuan ish-krerët e shtetit të Kosovës. Ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga nuk kanë pranuar për të shkuar në Hagë pa dhënë shumë arsye.

Kjo vizitë do të jetë ndër më të rëndësishmet, pas asaj të kryeministrit Edi Rama, krerëve fetarë të Kosovës të dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufc.

Katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi janë të fundit që u dërguan në Hagë.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ish- presidenti Hashim Thaçi së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin akuzohen për krime lufte. Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç'njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.

5 Komente

  1. K
    Kosovari i vertete

    Ja keta jane Koqevaret , nuk shkojne per te pare ish clirimtaret e Kosoves ,Serbet Kurti e Osmani

    1. L
      L.Xh.

      Ju lumtë të gjithëve. Tamam burra shteti. Pa fjalë, njerës të nderit e të besës. Nder e respekt për të gjithë. Turp për të tjerët që nuk kanë pranuar të shkojnë.

      1. H
        Hajro Lula

        Tregou me i permbajtur , dhe mos deno dike qe nuk e meriton , jo te gjithe kosovaret jane njesoj dhe jo te gjithe votuan Albinin dhe Vjosen .....nuk do te ishte ide e keq ete filtroje dicka ....pergjithesimi dhe paragjykimi jane karakteristikat e injorantit ....edhe Saliu ishte president dhe kryeminister , nuk shkoi me keta ne Hage edhe pse bente si i thekur per kosovaret kur ishte kryeminister dhe president ...cdo me thene ajo ?? hajde te denojme gjithe shqipteret ose demokratet me konkretisht ?? Nuk e di nese je ne te vertete kosovar i vertete , ajo pak rendesi ka ....vec nuk je i drejte me kosovaret ....

      2. V
        Veper e duhur e presidenteve dhe majkos

        Botes duhet t'i tregohet se eshte duke penalizuar Te Gabuarit .Kriminelet e vertete i gjene ne Serbi

        1. s
          seferi

          putana e serise qe en seret Presidentte ne Kosove pellet si lope kunder Shqiperise dhe Rames hej !!!!!!!!!!! A thu i o gojore noj Seri qe i ka perdhunuar shoqet e saj gjate luftes ?

          Lini një Përgjigje