Lëvizjet e fundit në PS, Lorenc Vangjeli: Rama po dëshmon se është shumë herë më para se PD

28 Shtator 2022, 15:00Politika TEMA

Lëvizjet e fundit në PS, Lorenc Vangjeli: Rama po dëshmon se

Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar lidhur me drejtuesit e rinj të Partisë Socialiste në qarqe, ku u shpreh se PS është duke krijuar sërish avantazhin e saj kohor, teksa PD vijon ende me dilemat dhe marrëdhënien e saj me aleatin e vetë, Partinë e Lirisë.

Ai tha se Partia Socialiste është mjaft e qartë drejt qëllimeve të saj dhe sa i përket Arben Ahmetaj ai tha se në 2018 askush nuk e kishte menduar rikthimin e tij, por mesa duket Rama sipas tij vërtetoi edhe njëherë se e ka ulur në stol dhe nuk e kishte përjashtuar.  

“Rama është duke krijuar avantazhin e tij kohor, duke nisur që me drejtuesit e qarqeve dhe me kandidatët e piketuar si të tillë që do konkurrojnë në ngjyrat e saj në zgjedhjet e ardhshme. Është një lloj deja vu ku socialistët kishin nisur fushatën një organizim kapilar për zgjedhjet e përgjithshme dhe partitë e tjera ishin shumë larg delegimit të përfaqësuesve  të qarqeve.

E thënë me një fjalë, PS po ri dëshmon dhe një herë se nga rendja drejt qëllimit të saj final është shumë herë më para se PD, e cila vijon ende me pasardhësin e vjetër të vazhdojë me dilemat dhe shto këtu edhe marrëdhënien me aleatin e vetë që është Partia Lirisë dhe raportet mes tyre”, tha Vangjeli në një intervistë në MCN.


Më tej ai theksoi se ka një gabim thelbësor në gjykimin e Ramës ku zakonisht në studio të komentatorëve Ramën e konsiderojnë emocional në vendimet që merr, ndërsa ai po e demonstron veten si një pragmatist i jashtëzakonshëm.

“Pra ndërmjet dy profesioneve piktori është kthyer në matematikan, di të llogarisë dhe kalkulojë mjaft mirë. Duhet kujtuar 2018 kur Rama largoi pjesën e bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë. Ahmetaj ishte njëri prej tyre bashkë me të dhe Gjiknuri dhe Ditmir Bushati. Këta njerëz të politikës Rama i zëvendësoi me njerëz pa profil politik por u tentuan të imponohen nga Rama.

Duke u nisur nga e sotmja për të gjykuar fatin e një individi në 2018 askush nuk mendonte se Gjiknuri dhe Ahmetaj do të riktheheshin në PS, por Ahmetaj u rikthyer edhe njëherë dhe me rikthim të rëndësishëm siç ishte rindërtimi i tërmetit. Ahmetaj është viktimë e akuzave, por asnjë nga akuzat për shkak të traditës sonë të ligë në raport me politikën nuk janë vërtetuar në gjykatë. Ahmetaj është viktimë e të shkuarës së tij. Ai rikthye kur se prisnin dhe sot po të them se Rama nuk e ka përjashtuar asnjëherë, por e ka ulur në stol.”

Sipas Vangjelit, Rama është njeriu që i mban të gjithë sëbashku dhe në mungesë të tij PS mund të kishte të njëjtën histori si PD.

“Brenda Partisë Socialiste ka mjaftueshëm zili dhe urrejtje, por është Rama ai që i mban ata të bashkuar dhe madje mund të them se në mungesë të tij Partia Socialiste mund të ketë të njëjtën histori si PD.”

25 Komente

  1. S
    Shqip

    O gazetare, kur do mesoni te shkruani? Nuk thuhet "ri shkruani" por "rishkruani".

    1. I
      Ilirlluku Kadulluku

      Uaaa çfar haleje esh ky seksuali. Analista horra që kane tutor nga nje politikan dhe bejn tutorin e ndonje politikani. Ndrrojn rolet sipas stines. Demek anetaj nuk esht djeg po esht duke pushu i çik se esht lodh

      1. .
        .

        Ahmetaj palloi pa lejen e Rames motren tende o debil . Thuaji flm Rames per kete

      2. T
        Tomasso Moro

        Lorenco ho me. Dole direkt ti besh makiazhin debimit te Ahmetajt. Mire robo. Po ti e di mire qe ai jo vetem qe vodhi bashke me ramen por vodhi dhe ramen vete. Prandaj e zhduku. Te fut shume uje teoria. Po fillove me jo po nuk eshte akuze e provuar ne gjykate. Jo po mendonin se sdo rikthehej po u rikthye. Eshte si historia e Tahirit kjo o lorenco il magnifico

        1. L
          Lorenzo il Mgnifico

          Tomasso e mori motra provimin ?

        2. T
          Turi

          Lorenc me vjen mire qe shpreh vetem fakte

          1. G
            Goni

            Kjo pd ka marre fund komplet jane te pashprese perpara rames

            1. G
              Geri

              Keni folur shume drejte sepse ps eshte shume me larte se pd

              1. J
                Jani

                Ps vetem eshte nje qeind mi here me e foret se pd dhe pl bashke

                1. D
                  Dea

                  Kjo gje eshte e vertete. Pdja ka ngelur pas imagjino vune keyetar salen prape

                  1. V
                    Vera

                    Gjeja me e vertete qe eshte thene deri tani. Dihet qe rama eshte shume here me perpara se te gjithe sepse eshte i vetmi qe ka bere kaq shume per vendin

                    1. M
                      Miri

                      Me pelqen fakti qe nje analist me ne fund foli realitetin

                      1. E
                        Elsa

                        Gjithmone ka qe me perapa, partia socialiste ka punuar shume dhe ka ber shume per vendin tone

                        1. M
                          Mirela

                          Kjo esht nje fakt. Vec kur mendon e ben ndryshimin si ka qene shqiperia nkohe e saliut (skandal) e si esht tani ne qeverisjen e rames (duke u transformu pozitivisht)

                          1. G
                            Gledi

                            Po PD gjithmon po na deshmon qe eshte nje parti e deshtuar dhe jo si PS qe ka nje mireorganizim brenda dhe jasht saj

                            1. L
                              Lida

                              partia socialiste gjithmone k qene dhe vazhdon te jete numer nje si per organizim dhe per qeverisjen e saj

                              1. R
                                Reda

                                PD skan bere asgje te hajrit deri me sot, PS po vazhdon vetem perpara per nje shqiperi sa me te zhvilluar

                                1. S
                                  SISI

                                  Pse eshte shume po shume hapa para Rama fitoi tre mandate.

                                  1. S
                                    Sisi

                                    Pse eshte shume po shu.e hapa para PD ,fitoi tre mandate.

                                    1. B
                                      Besi

                                      Po kta te pd jsne cope cope mire e ka lorenci

                                      1. A
                                        Alban

                                        E vetmja parti qe nuk zhgenjen ne zgjedhje dhe mbron interesin e qytetareve

                                        1. M
                                          Miri

                                          Jam shume dakort me kete qe ka thene Lorenci.

                                          1. M
                                            Marjus

                                            Kete gje e ka vertetuar me se miri kjo qeveri pasi te gjitha sfidat qe eshte perballur i ka kaluar me sukses

                                            1. O
                                              Olti

                                              Ju te pd keni qene gjithmonr te zhytyr si njerez

                                              1. B
                                                Beni

                                                Po patjeter qe ps eshte gjithmone para tjereve

                                                Lini një Përgjigje