Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, Rama: I mëshiroj të gjithë ata që vazhdojnë dhe i bien fyellit në një vrimë

28 Shtator 2022, 13:19Politika TEMA

Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, Rama: I mëshiroj të gjithë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për kritikat që merr qeveria për vendimin e konfiskimit të ndërtimeve pa leje duke thënë se problematikën e ngriti vetë PS.

Sipas tij, kjo rrëzon mitin e pazareve dhe legjendat urbane të fshehjes së Ramës prapa kullave. Ndërsa për prokurorët e gjykatësit e korruptuar, u shpreh se nuk kanë hyrë ende në fshesën e vettingut.

“Jam shumë i keqardhur dhe i mëshiroj të gjithë ata që vazhdojnë i bien fyellit në një vrimë që nuk ka asnjë lidhje me thelbin dhe rezultatin e kësaj nisme. Duke theksuar këtë problematikë nuk e ngriti as politika, as media, as drejtësia, por e ngritëm ne për një arsye të thjeshtë, sepse asnjë nga ata që ndërtojnë metra katror për qëllim fitimi nuk na mban dot lidhur me asgjë.

Kjo masë rrëzon të gjithë mitin e pazareve dhe legjendat urbane të fshehjes sime apo tonë prapa kullave apo pallateve. Po të ishte kështu, askush nuk do merrte vesh gjë dhe drejtësia që duhet të veprojë do të kishte vijuar të bënte atë që ka bërë.

Ne nuk kemi vënë vetë as prokurorë as gjykatës, kemi bërë një reform për t’i pastruar, shumë prej të cilëve janë për të hyrë në fshesën e vettingut. Por fuqia e tyre ka mbaruar sepse subjektet ose duhet t’i dorëzojnë me qëllim të lirë, ose i parablejnë por me një cmim i cili e bën krejtësisht të paarsyeshme ndërtimin e mëtejshëm të metrave katror për qëllim fitimi ose do t’ju konfiskohet.

Në të gjitha rastet, paguan gjobën deri në fund. Duhet të jesh me urrejtje që nuk të lë të shohësh për të akuzuar për këtë masë që i jep fund një historie shumë vjecare. E fundit që kam, ku ishit ju, pse tani? Ne këtu ishim, këtu kemi qenë dhe për këtë arsye sot, këto metra katror janë 10-fish më pak se cfarë ndodhte kur nuk ishim këtu.

Kjo është betejë që nuk fitohet brenda një viti se do e kishin fituar dhe shtete të tjera si Italia, Spanja e Portugalia. Shtegun e hapur të drejtësisë ne nuk e mbyllim dot, por ne mund ta bëjmë absurd shpenzimin për të ndërtuar metra katror me qëllim përfitimi”, tha Rama.

40 Komente

  1. V
    Vito i Orneles se Varuzhanit

    LEGEN

    1. Q
      Qamil

      Te gjithe ata qe kane ndertuar gjera pa leje do te marrin ate qe meritojn

      1. M
        Mondi

        Sa gje e kot eshte kur egzistojne t tille njerez t korruptuar dhe kete faj e ka sala

        1. L
          Lirim

          Fiks jane per tu meshiruar ata q bejn si kappo.Te gjithe t japin ate q kan vjedh

          1. o
            olsi

            kushdo qe nderton paleje duhet te marre denimin e duhur

            1. r
              redi

              kush nderton pa leje duhet te perballet me ligjin

              1. m
                marisa

                rama po ben pun fantastike ne vend me cdo vendim qe po merr

                1. E
                  Engjell

                  Ehh mor i varfri yne. Po c halle te rane ne koke me kete kodosh milet. Marrc nga ditet e patronazhisteve ishalla. Dhe populli shqiptar marrte nga ditet tuaja ishalla

                  1. E
                    Enest

                    Vendim shum i drejt ky qe njerzit kan mundesi ta blejn ate ca ben paleje sepse kshu su humb gjith mundi dhe pse kan thy ligjin

                    1. J
                      Jusuf

                      Enesto, po ky vendimi eshte vetem per oligarket, jo per tere njerezit e tjere. Te tjeret skane mundesi ti blejne. Ja u prishin.

                    2. S
                      Solen

                      Edhe pse ne shkelje te ligjit mendoni prap per qytetaret qe te ken mundesi ti marrin ato cka brn kundrejt nje pagese

                      1. f
                        fjordi

                        hahahahahahaha shume bukur e ka thene

                        1. O
                          Olsi

                          Mendoj qe esht gje e drejt paga shtes pasi ai e ka thyer ligjin me ate ndertes

                          1. a
                            ali

                            po tani mire e ka saliu i ka bo gjith malokt me shpia ne mes te rruges

                            1. A
                              Algent

                              Mire e ka se ky projekt po behet qe te mos ket me ndertime pa leje ata vazhdojn avazin, prishini te gjitha z. Kryeminister

                              1. m
                                miri

                                te denohet dhe te marrin nje gjob qe te marrin vesh qe nuk nderohet pa leje shume e thjesht

                                1. K
                                  Klaudia

                                  Kta po meritojn qe tiua prishni keto ndertime, se ne momentin qe eshte marr ky vendim duhet te zen mend

                                  1. K
                                    Klajdi

                                    Jan reduktu shum ndertimet pa leje ne vendin tone fal vendimit qe ju keni marr per prishjenn e tyre

                                    1. A
                                      Ani

                                      Le te mar denimin qe i takon kushdo qe i thyhen ligjet

                                      1. E
                                        Eno

                                        Le ta kuptojm qe nuk jemi me ne kohe te sales e mund te beni cte doni

                                        1. A
                                          Armand

                                          Aman o se kan leje per dhom e guzhin edhe kan ngrit pallate 5 kat. Ose ti pagujn ose ti mari shteti e ti perdori sipas nevojes

                                          1. T
                                            Teo

                                            Ndertimet pa leje le te konfiskohen e te perdoren ne sherbim te popullit

                                            1. L
                                              L

                                              E dime qe je I drejte si draperi o skenderbeu I spiropalit

                                              1. Z
                                                Zana

                                                Prishja e ndertimeve pa leje eshte shume e drejte sepse duhet te zbatohet ligji per te gjithe njesoj

                                                1. M
                                                  Miri

                                                  Mir jua ben atyre qe ndertojne pa leje qe u vendos gjoba

                                                  1. E
                                                    Eri

                                                    Jam dakort me cdo vendim qe ju kryeminister merrni sepse jashte vendit ska shanse te ndertosh pa leje

                                                    1. T
                                                      Toni

                                                      Po mi eri. Po jepja te drejten ta blejne avlline edhe te varferve. Edhe atyre qe kane bere nje mur pa leje. Pse cuditerisht vetem salillarit lul morines e ca te tjereve

                                                    2. D
                                                      Dea

                                                      Pak ju ben qe i vendos gjob , ti fusi ne burg pasi kan thyer ligjin

                                                      1. R
                                                        Robi

                                                        Pak ju ben se ashtu eshte filmi mi Dea. Kane rene dakord paraprakisht

                                                      2. S
                                                        Sabri

                                                        Ide mjaft e mire se kush ka ndertuar pa leje te pagujne dhe shtese sepse skane zbatuar ligjin eshte me se normale

                                                        1. A
                                                          Arti

                                                          Esht normale qe tu vendosi gjob pasi kan shkelur ligjin

                                                          1. A
                                                            Alban

                                                            Shume shpejt do vihet ne vend drejtesia dhe do shkojne aty ku e kane vendin shkelesit e ligjit.

                                                            1. o
                                                              oldi

                                                              duhet te japin llogari te gjithe ata qe kryejne abuzime te tilla

                                                              1. h
                                                                henri

                                                                vendime mjaft te mira per keta qe ndertojne pa leje do ti vijne shum ne ndihme atyre qe jane te pastreh

                                                                1. a
                                                                  alda

                                                                  konfiskimi i ndertimeve pa leje eshte vendim sh i mire dhe shpresoj te vihen ne perdorim te shtetit per njerezit e pastreh

                                                                  1. L
                                                                    Luan

                                                                    Edhe ne gjykata e mbyllin me lek sepse jane gjykates plepista , po sa te zhduken ato gjithshka do kthehet ne rrugen e duhur

                                                                    1. j
                                                                      jari

                                                                      jane mesuar ne kohen e xhaxhi saliut keta qe benin si ti doj kokrra e qefit por ska tani perball ligjit jemi njesoj

                                                                      1. l
                                                                        luis

                                                                        duhet te zene mend njehere e mire qe ndertimi pa leje eshte shkelje e ligjit

                                                                        1. A
                                                                          Ardi

                                                                          Po luis. Dhe do vene mend me kete qe beri rama. Se rama ka gjithmone te drejte. Se rama e ka t modh

                                                                        2. M
                                                                          Morina, Ceti dhe Salillari qe ta hongsha zemren o

                                                                          I dashur Edi. Po te shkruaj une lul morina bashke me çetin dhe salillarin. Faleminderit qe vkm qe te propozuam vete, e vure ne jete sic ta kerkuam. Se nderkohe qe ligji thote qe ne duhet te shkojme ne burg, ti o i modh na lejo te bleme shtesat tona. Madje edo une luli morina jam, rrofsh 100 here qe m le ta " ble" pallatin pa leje qe bona????! Sa i modh je pastaj me ben te te dashuroj kur ja hedh fajin shefit te policise dhe prokuroreve. Nderkohe qe Lal Erin sma nget fareee. As drejtorin e policise bashkiake. Faleminderit Jeta ime se do me kishe vene ne pozite me Lalin se me ate kena ron dakors t gjith ne qe ca kate t ja japim atij. Per zgjedhjet mos caj koke. Me kaq lek sa kena bo i ke t fitume. Dhe ketyre shkerdhatave qe ndertojne ndonje avlli pa leje ndonje cep muri, apo hapin ndonje dritare keta plasi mrena se na duhen per statistike. Ja kshu ta lumsha. Me respekt

                                                                          Lini një Përgjigje