
Ish-drejtuesja politike e PS-së në qarkun Shkodër, Edona Bilali, u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se një pakicë e vogël e anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak po punojnë për interesat e veta.
Teksa komentoi përplasjet e fundit në Bashkinë Shkodër, Bilali nënvizoi se anëtarët që bojkotojnë mbledhjet nuk përfaqësojnë PS-në.
Ajo tha se nëse vazhdon kjo situatë, ndaj tyre do të merren masa.
“Nuk është hera e parë që ka mos-dakordësi për vendime të cilat duhen të merren brenda këshillit.
Një pakicë sheh interesat e veta, jo të mirën publike.
Ata nuk janë Partia Socialistë as kjo qasje nuk është qasje e PS-së në Shkodër.
PS nuk do të vinte kurrë interesin e qytetarëve para një interesi partiak.
Në rastin konkret nuk ka interes partiak, se mos dhënia e ndihmës ekonomike është në kulmin e humanes dhe njerëzores.
Revolta ishte për faktin e ndihmës ekonomike. Nuk duhet të bojkotosh mbledhjen.
Një qasje e tillë nuk përfaqëson PS-në”, u shpreh Bilali.
Akoma "ministre" eshte kjo biba?! Po nuk ka faj se Edi Rama e ka mbushur qeverine me femra parazitare si Bora Muzhaqin, Frida Krifcen, Eva Margaritin e gjashte freskuese te tjera...
Meta pohoj dje nga selia PL-së që zgjedhjet vendore i fiton PS vitin e arrdhshëm.