Financimet ruse në PD, Ngjela: Berisha ka gisht në këtë skandal, po përpiqet të shfajësojë veten

28 Shtator 2022, 11:06Politika TEMA

Financimet ruse në PD, Ngjela: Berisha ka gisht në këtë

Avokati Spartak Ngjela ka komentuaar financimet ruse në Partinë Demokratike duke u ndalur edhe tek qëndrimet e  Sali Berishës.

Ngjela tha se përhapja e politikës ruse në Shqipëri është e vështirë sepse sipas tij prezenca amerikane është shumë më e madhe.

Erë ruse në Shqipëri?

Ngjela: Është erë me aromë të keqe dhe nuk ka shans të ecë në Shqipëri sepse prezenca amerikane është shumë e madhe në Shqipëri. Këto nuk kanë vlerë për politikën, presioni i Shqipërisë është që lider të caktuar nga dy krahët janë me Beogradin dhe Moskën sepse janë antiamerikanë.

Ai që është më i korruptuar në Shqipëri është më afër Moskës sidomos Beogradit, sepse është i korruptuar. I gjithë korrupsioni pavarësisht nga ngjyra sot keni me Moskën. Por nuk ka realizime sepse prezenca amerikane është e madhe dhe di gjithçka, do t’i bëjë apo jo publik për opinionin shqiptar, kjo mbetet për t’u parë.

Basha sipas Berishës ka zhdukur çdo provë? PD gjatë gjithë këtyre viteve çfarë ka bërë?

Ngjela: Ju mendoni që Basha ka qenë kryetar partie? Ka qenë kukull e Saliut, po janë bërë këto , i ka bërë Saliu. Ku e ke parë ndonjëherë forcën e Bashës. Asnjë që ka mendje politike nuk e pranon që Basha ka qenë kryetar partie.  I nxorën dokumente dhe është një problem që do ta nxjerri fakti. Basha ka qenë 4 min kryetar i PD deri në momentin që përjashtoi Saliun nga Grupi Parlamentar.

Nëse Basha ka pasur marrëdhënie është bashkë me Saliun, madje Saliu e ka çuar andej. Ai tani po bën avokatinë e vetes, përjashton veten nga përgjegjësia. Mënyra se si flet është të shfajësojë veten,. Këtë mbrojtje ai e bën përballë opinionit publik shqiptar, për të justifikuar çfarë mund të dalë kundër tij, një lloj paraprite se çfarë dokumentesh mund të dalë për të dy. Basha ka bërë gjyq. Për gjyqin e tij nuk ka folur asgjë Saliu.

14 Komente

  1. e
    elma

    berisha eshte si ajo shprehja hedh gurin e fsheh doren. normal qe ka faj

    1. k
      kristi

      sala duhet te hetohet me patjeter per tgjitha keto qe ka ber sinqerisht

      1. K
        Këshilltari Presidentit BEGAJ

        Arkën e PD-së Berisha e përdor për të shëtitur në Gramsh me kurvat e PD-së.

        1. A
          Alban

          Berisha ka gisht ne te gjitha te keqiat qe i kane ndodhur ketij vendi qe ne 97 , dirmat piramidale , gerdeci, 21 Janari etc etc

          1. K
            Kalec Dega

            ik mo i rrjedhur..ngele me thashetheme dhe reklamuar ne TemA, lol...me ato fleterrufete e tua

            1. L
              Luan

              Po nuk e beson njeri qe nuk i ka marre berisha ato , lyli sbente as levizjen me te vogel pa e ditur padron berisha e si ka mundesi keto i paska marre pa dijen e Sahalese

              1. K
                Klodi

                Berisha at pun ka vec me bo gjona te jashtligjshme

                1. I
                  Ilda

                  Saliu ska ca ben tjeter o plak vec me u realizu gjona ne tkeq popullit

                  1. y
                    ylberi11

                    po ajo dihet qe ka se eshte kokrra e kriminelit e njofim mire

                    1. G
                      Genci

                      Duket qe ne veprimet e veta saliu do tja fuse lulit

                      1. B
                        Besi

                        Flet te verteten avokati berisha nje komunist qe do tja fusi

                        1. R
                          Raimi

                          Berisha ka doren ne shume krime te renda dhe skandale seshte cudi

                          1. J
                            Joni

                            Berisha ka marr vete lek tek ruset po h

                            1. G
                              Goni

                              Po ca ben kot ky berisha sikur ska marr dhe ja ngec fajin bashes

                              Lini një Përgjigje