Gazetari: Meta-Berisha ‘paterica të pushtetit aktual’, garanci për fitoren e radhës të Ramës

28 Shtator 2022, 17:54Politika TEMA

Gazetari: Meta-Berisha ‘paterica të pushtetit aktual’, garanci

Tashmë liderat përkatës të Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike kanë bërë me dije se do të futen me kandidat të përbashkët në zgjedhjet për bashkitë.

Por si e sheh politologu Nurellari këtë aleancë Meta-Berisha përballë Ramës në vendore?

Gjatë një intervistë për Ora News, Sebastian Zonja politologu Nurellari tha se e shikon si një gazanci për fitoren e radhës të Ramës.

Adri Nurellari: Unë e shikoj një gazanci për fitoren e radhës të Ramës, madje ata mund të konsiderohen si paterica të pushtetit aktual. 

Prania e tyre është mjaftueshëm irrituese për votuesit e pakënaqur socialist sa të harrojnë zhgënjimin që kanë prej partisë së tyre dhe të dalin të votojnë. 

Rama është përpjekur ta defaktorizojë rivalin e vet zotin Basha duke bërë spote për Berishën e Metën sepse e di që në atë mënyrë mund të mobilizojë elektoratine vet gri ose të lëkundur.

Nurellari foli dh për rezultati e zgjedhjeve në Itali ku tha se dhe pse është interpretuar si triumf i së djathtës në të vërtetë ka qenë nevoja e votuesit italian për të hequr qafe partitë tradicionale të  votuara dhe të rivotuara.

Adri Nurellari: Dhe rezultatin e zgjedhjeve në Itali dhe pse janë përpjekur ta shesin si triumf të së djathtës faktikisht është një lexim i gabuar i realitetit iitalian. 

Ajo që ka triumfuar në Itali është dëshpërimi, dëshira dhe frustrimi për një ofertë të re politike ka qenë nevoja e votuesit italian për të hequr qafe partitë tradicionale të  votuara dhe të rivotuara. 

Ky është një tërmet që ka ndodhur që në 2018 ku ka pasur fitore të partisë radikale me nuance të forta të djathta. 

Në 2018 vota ishte për lider të rinj të cilët nuk ishin të kompromentuar që nuk ishin testuar se ju kishte shkuar në majë të hundës me liderat ekzistues. Meloni nuk ka qenë e testuar.

6 Komente

  1. I
    Iris

    Filluan duke mbrojt njeri tjetrin kta sali meta a medet per ne

    1. G
      Geri

      Perfundimisht figura te tilla si meta e berisha nuk duhet te jen prezent ne poolitiken shqiptare sepse na kane turperuar pafund

      1. G
        Goni

        Meta dhe berisha jan lriminelet me te medhenje te ketoj vendi

        1. J
          Joni

          Meta dhe berisha duhet te zhduken nga ky vend sa me pare te jen ne burg

          1. E
            Ehe

            Hahah 2 komente per 10 sekonda Po po vetem Ramen kemi te mire ne pa tjeret asnje vlere skane. Madje Rama ben sh mire dhe ministerat, ne covid ai i mjekesise, ne termet u be dhe inxhinier

            1. a
              arqile

              Po te jete per sale e Meta ata kane mbaruar politikisht.Duhet theksuar se sala te pakten ja ka aritur qellimit po behen 12 vjet qe sala jo vetem nuk u pergjigj per fatkeqesite qe i ka sjelle ketij vendi por nuk e ka mbyllur gojen me marezite e tij jo se degjon njeri por sepse vendin e tij ne kete hapsire politike duhet ta kushte mare nje pjese e re me tjeter mentalitet dhe fryme jo me salen qe hallin e ka te madh.Analiza e Nurellarit eshte e plote sala dhe Likja duhet te mos duken me.

              Lini një Përgjigje