Dash Shehi: Do të ndahemi nëse fillon beteja për “shefin”

28 Shtator 2022, 21:20Politika TEMA

Dash Shehi: Do të ndahemi nëse fillon beteja për

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN nga ku foli për aksionin opozitar para zgjedhjeve lokale.

Ai u shpreh se opozita duhet të mos mbështetet vetëm te zhurma dhe propaganda, ndërsa sugjeron që në zgjedhjet lokale duhet të shkohet me kandidatë të përbashkët, pasi aty nuk do të përcaktohet kryeministri i ardhshëm.

“Të mos mbështetemi vetëm te zhurma dhe propaganda, por të bëjmë disa gjëra që janë realisht të rëndësishme dhe që mund ta rikthejnë opozitën në betejën e saj. Beteja më e afërt politike janë zgjedhjet administrative. 

Të përpiqemi të gjejmë një platformë që bashkon shumicën e shqiptarëve ndaj një ideje të re, ku të bashkohemi të gjithë bashkë. Është shumë e rëndësishme që opozita të dalë me një person të vetëm.

Të gjejmë një formula që na bashkon qark këtyre njerëzve lokale. Kjo është një formulë që nuk përcakton kush është shefi i opozitës. Ne nuk po shkojmë për të zgjedhur kryeministrin. Kjo është më e rëndësishmja”, u shpreh Shehi.

Kush duhet ta udhëheq opozitën?

“Nëse ne do të fillojmë betejën kush është shefi i opozitës, do të ndahemi më tej. Ne na bashkon dëshira për të rrëzuar këtë qeveri të korruptuar. Ne kemi mendime të ndryshme për ligjin zgjedhor dhe shumë të tjera. 

Deri te zgjedhjet lokale emëruesi i përbashkët është kush është kundër Edi Ramës. Nëse do të merremi me emra do të fillojmë të ndahemi. 

Këtë moment e lëmë për një kohë të dytë. Këtë e tregon koha. Kemi zgjedhjet administrative dhe aty do të tregohet kush është partia më e madhe”, u shpreh Shehi.

10 Komente

  1. B
    Bardha

    Kishte pire gja ky idioti qe nuk voton kush per te dhe jep mend

    1. L
      Lymi Tutit

      Shume qesharak ! Nuk besoj qe "partia" Dashit te kete me shume se 50-60 vete ! Lymi Tutit

      1. i
        irroshi

        O Dashi, jeni një shportë karavidhesh. Sa bini në tokë shkoni jo drejt bashkimit por ndarjes. Nuk bëhet stan me lepuj.

        1. V
          Vëzhguesi

          Po kush të ka në listë ti mor Dashi pa bri , luftën e bëjnë ata që dinë ta bëjnë . Ti pi raki me gjizë dhe kënaqu me kaq . Problemi është që Likja kërkon të shtojë zonat e influencës , në kurriz të P.D , ashtu si në rastin kur mori 19 deputetë me votat e pd . Por a do ta pranojë Sali non grata këtë ? Duke qenë se aleanca do bëhet në emër të Partisë së Lirisë , se P.D -ja nuk është zyrtarisht PD , ai do kërkojë gjysmën e bashkive , gjë që nuk është normale për pd. Që këtu do fillojë sherri . As Sala e as Likja nuk janë fare tolerantë . Ata janë në hall dhe duan fuqi elektorale që ta ngrenë fort zërin . Kështu që more Dash djali , aleanca nuk do të bëhet kurrë dhe situata do të ngelet e njëjtë. I gjati do ti përlajë shumicën e bashkive dhe do ti lejë me gisht në gojë të dy ish presidentat kryeministra. Bindeni saliun të dalë në pension , se prapa listës do të mbeteni prapë.

          1. K
            Kadriu

            E paska pire rakine pa uje ky ulok i Opozites; si mund te injorohet si lider i pergjithshem Sali Berisha?! Udheheqesi eshte nje dhe vetem nje: Burri i Shtetit Shqiptar ne mbare Ballkanin: Sali Vuk Berisha.

            1. V
              Vranakonti

              Sa per dijeni o Shehi,qeveria e Edi Rames nuk eshte e korruptuar,por jua do politika juve qe e thoni kete.Ju nuk ki ni ç'i beni gomarit i bini samarit.Sot dihet nga te gjithe se me te korruptuarit jane Sali Berisha qe eshte shpallur non grata dhe Ilir Meta hajduti i floririt.Prandaj Edi Ramen mos e perdorni si nje objekt per te lar mekatet tuaja.

              1. V
                Veleciku

                Si mendone ti plak I mbetur, me ju pleq me ide te reja. Po hup more pijanec, se ju jeni per "shtepine e pleqve" ne Rec.

                1. r
                  robi

                  O Dasho une mendoj se kandidati me i mire per foltoren e vicidolit eshte heroi i Astirit ,klevis krrici i faro pace pilafit me kollaro me dy gishta lart hipur mbi furgonin e policise duke bere garipin para shpellareve te Astirit. Dhe pastaj perbindeshi i vicidolit e ka te kapme Tiranen ne lokalet 2023.

                  1. z
                    zalli

                    Bravo bravo opozita,ja keto jane alternativat qe do i serviren popullit.te heqim Ramen se te tjerat i dime ne. po turp nuk keni po pse nuk e pranoni se duhet te hapni krahun e te shporreni nje minute e me pare,nga kjo skene,qe vete e keni krijuar dhe mbajtur per me shume se 30vjet peng me mashtrime .

                    1. L
                      Lisi

                      Z. Shehi. Duhet te kuptosh qe pesha jote ne politiken shqiptare eshte disa gram, nderkohe qe perfitmet è tua, jo materiale por politike( deputete I perjetshem) llogari te me ton.

                      Lini një Përgjigje