Thirrja e Ilir Metës: Kurseni! Fikni televizorët kur del Rilindja

28 Shtator 2022, 20:16Politika TEMA

Thirrja e Ilir Metës: Kurseni! Fikni televizorët kur del Rilindja

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka folur në lidhje me krizën energjitike dhe ka rreshtuar “dështimet” e kësaj qeverie në këtë drejtim.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta nuk i ka kursyer ironikë, kur tha se mënyra më e mirë për të kursyer energji, është të fiken televizorët, sa herë Rilindja del dhe gënjen për sukseset e qeverisë.

Postimi i Metës

Kryefjala e diskursit gjeopolitik-politik në Europë e përtej saj, në kushtet e luftës në Ukrainë dhe pasojave të saj, është energjia: sigurimi i burimeve alternative të gazit rus, por mbi të gjitha, ruajtja e qytetarit nga kostot në rritje të tejskajshme të energjisë.

Në Shqiperi, ku kryeministri artist vijon lejen krijuese për vjedhje dhe korrupsion, mënyra e vetme e gjetur prej tij për të trajtuar krizën energjetike është të kërcënojë me 4-fishimin e kostove për tejkalimin e fashos së konsumit prej 800kë.

Sigurisht që regjimet autokratike i pëlqejnë politikat shtrënguese. Kufizimet dhe burgjet (Ju kujtohet “burg, burg, burg – për fakirët që nuk paguanin dot faturën e energjisë?)

Këto politika kanë qëllim kryesor të mbulojnë pa-aftësinë e regjimit për të bërë detyrat më minimale në menaxhimin e ekonomisë në përgjithësi dhe sektorit energjitik në veçanti.

Faktet flasin për një realitet të trishtë, por jo të papritur, të krijuar nga paaftësia, papërgjegjshmëria, grykësia në vjedhje dhe korrupsioni i tejskajshëm, ku fjala dështim është përcaktori i vetëm.

Dështim dhe premtim i pambajtur është realizimi i diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, nëpërmjet energjisë së rinovueshme minimalisht 38% të kapacitetit ekzistues të instaluar.

Dështim përben mosrritja e kapaciteteve të energjisë nga HEC-et. Ndërkohë që janë me dhjetëra projekte me kapacitet total rreth 800 deri 1000 MW (rreth 4 HEC-e sa i Vaut të Dejës) që nuk lejohen të investohen nga sektori privat për arsye korruptive.

Dështim përbën mosgazifikimi i vendit pas ndërtimit të gazsjellesit strategjik të TAP. Në 15 nëntor 2020 ka filluar operimin gazsjellesi i TAP.

Ka patur kohë të mjaftueshme për të ecur sipas para-shikimeve të Master Planit të Gazit për rrjetin kombëtar, për projektet e IAP (Ionian Adriatic Pipe-line), ALKOGAP (Albanian Kosovo Gas Pipeline), lidhja e TAP me tubacionin e Fier-TEC Vlorë. Gazifikimi Shqipërisë është në pikën zero.

Dështim përbën mos vendosja në punë e TEC-it të Vlorës dhe për të rritur kapacitetin prodhues me deri dy njësi të tjera prodhimi me nga 97 MË secila, gjë që do të krijonte një balancim dhe siguri më të lartë të prodhimit nga uji.

Dështim përbën mungesa e mbështetjes për instalime të prodhimit të energjisë nga burimet e diellit dhe të erës.

Duhet hequr menjëherë kufizimi prej 0.5 MW i prod-himit për bizneset dhe të mbështeten me 50 % insta-limi i impianteve fotovoltaike familjare me mundësi për futjen në rrjet, si dhe për rritjen e efiçensës së energjisë të ambienteve të banimit.

Dështim është modeli financiar i sistemit të energjisë elektrike, si dhe administrimi i tij.

Përkeqësim ka patur në nivelin e arkëtimeve korrente dhe i detyrimeve të prapambetura të energjisë së konsumuar.

Vlera e pa arkëtuar është rreth 70 miliard lekë, afërsisht 600 milion euro.

Dështim ka gjithashtu në mos operimin e Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike dhe në përmirësimin e bilancit të import eksporteve. (Prej vitit 2019 duhet të ishte funksionale.)

Dështim dhe vonesa mbi 5 vjet (ende në faza filles-tare) me risk shumë të larte për mosrealizim janë projekte të rëndësishme të sistemit të transmetimit, si nënstacione, linja interkonjeksioni, me vlerë rreth 140 milion euro.

Dështim i rëndë me impakt të drejtpërdrejtë mbi qy-tetarin është mosreduktimi i humbjeve të shpërndarjes së energjisë elektrike deri në 6-10%, apo matja e automatizuar e konsumit me matesat smart (instaluar vetëm rreth 5760 matësa në afërsisht 1 milion klientë konsumatorë, pra, rreth 6 %) parashikuar në strategjinë kombëtare të energjisë.

Dhe zgjidhjen për këto dështime nga regjimi autokra-tik i dështuar e gjejnë duke e kaluar barrën tek qyte-tarët dhe bizneset, duke u bërë thirrje të kursejnë në shërbimet jetike të familjeve të tyre.

Në fakt, mënyra më e mirë për të “kursyer” energjinë është fikja e televizorëve sa herë përfaqësuesit e Ri-lindjes dalin e gënjejnë për “sukseset” e tyre që në fakt janë veç dështime me pasoja për sot dhe për të ardhmen e vendit.

20 Komente

  1. M
    MOKRARI

    KJO QE THUA SE QYTETARET JANE FUTUR NE BURG PER MOS PAGIM DRITASH NUK ESHTE E VERTETE SE UNE NE PALLTIN TIM NE POGRADEC KAM PASUR DY FAMILJE QE NUK I KISHIN PAGUAR DRITAT ,ATYRE JU PRENE VETEM DRITAT DHE NUK IFUTEN NE BURG,PRANDAJ MOS E NGATERRONI VJEDHJEN ME MOS PAGIMIN.

    1. k
      k

      O fshatar injorant hajdut i korruptuar, dorëzo gjënë e vjedhur popullit.

      1. R
        Raimond vlonjati

        HAHAHAHHAHA Bravo Meta ! Ua paske futur bukur

    2. N
      Ne i fikim TV saher del surrazi ktij breshkes

      Mesa duket i paskan bere te qarte se shqiptaret ndrojne stacion saher del surrati i ktij funderines ne Tv dhe saleh hamut shpellarit dy krykurvave krimineleve dy surrateve me te urryera nga shqiptaret

      1. B
        Bardha

        Po monen ku ashte tek shallvaret duke kerkua breket

        1. t
          tata luigji

          @Bardha nese mona kerkon breket i ka tek fatos nano ne xhepin e xhaketes

        2. Çekiçi

          TV duhet fikur kur del Sali krimineli vrasesi komunisti dhe hajni TV duhet fikur kur del Ilir hajni spiuni maskarai vrasesi dhe idioti

          1. Çepani

            O Like ,Rama kur del në tv nuk bën blla,blla,si puna jote por artikulon si askush tjetër qoftë ky dhe i fushës së gazetarisë pamvarsisht në se të pelqen apo jo ,ndersa ti me atë kokën si qen Stani dhe i tëri si thes me mut t'a shpif,pa folur për monën që tremb kalamajtë, tv. duhet t'a shoqërojnë me pullë 18 ,shqiptarët ka kohë që e fikin televizorin ose ndërrojnë kanal kur del ti,Mona,Saliu e komp me paloqe e bibilushoqe.

            1. K
              Kosovari

              Hapeni o popull kur te Dali Mona

              1. K
                Kosovari

                Hapeni o popull kur te Dali Mona

                1. S
                  Shqiptari

                  Une then qe te mos e fikni televizorin po duhet te degjoni zerin e te vertetes.Çojneni TV-ne te stacinet e Hysenbelliut,ABC,ORA dhe SYRI i se vertetes te shikoni tere diten fytyren e Ilir Metes

                  1. E
                    Ekonomisti

                    Tani në opozitë zotrote flet pa doganë , po kur ke qenë në karrike nuk kishe këto mendime . Sa për kursimin e energjisë me fikjen e tv kur , del i gjati , dakort po ai del më pak se ti ne non gratën . Për ju thonë që dilni për ditë në çdo emision tv . Me thënë të drejtën jeni bërë të neveritshëm me broçmullat që thoni , prandaj mbyllni gojën dhe më shumë dëgjoni . Po prapë nuk keni faj , kë të dëgjosh ti psh , Gimin e Gaqos apo Titin e Vasilit . Ata janë të dy pleq të degraduar . Apo Saliu do marrë ment e Flamurit apo të gagaçit Paloqe. Në fakt jeni bërë për të qarë hallin .

                    1. M
                      Mokrari

                      Po kur ishe ne qeveri me ramen cfare bere like per keto probleme qe ngre tani e kuptove apo e kishit mendjen te leket bashke me rilindasit si thua like si kur nuk shkone.Mos u lodhe kote populli nuk te degjone,sa i perket asaj qe thua kur te dali rilindja te mbyllim tv.por kur del ti me ata deputet e tu qe nuk kane mbaruar shkollen cfare duhet te bejme........na trego se ti ke filluar po del cdo dite na je bere ggogol si sala e ke mbajtur minutazhin dhe kur del na thuaj te keqen kur ishe me ramen cfare te mire i solle ketij populli se ke patur ministrite e transportit,drejtesis etj.

                      1. E
                        Edmond

                        Po ti vete thua qe ai ka 4 fishuar cmimin.Me mire po e fike kur del ti,se nuk po aguhet gjoba.????????????????

                        1. D
                          D.Didani

                          Merreni me mend cfare opozite ka Shqiperia!!! Mos paguani taxat o popull Mos paguani dritat dhe ujin Kundreshtoni traun e Kalimashit Kerkoni rroga me minimum 1 Milion Mos zbatoni ligjet e shtetit! "Rama ik,ik,ik,ik?! te vijme ne ne pushtet qe ju te hani me luge te florinjte! Bile kete ua thot AI qe ju ka vjedhur edhe ate pak flori qe kishte Shteti !!!

                          1. R
                            Raimond vlonjati

                            Po mor hajvan po si thua ti eshte o deficent Taksat nuk paguhen kur jane taksa kriminale , qe ja kanlojne gjithe Europes, sepse ato taksa jen njelloj si taksat qe vinte Turqia kunder Shqiptareve Takast kane llogjike ekonomike dhe sociale , aq me tpeer kur kemi nje Parti socialsite Ndersa Tansat e ketij spiunit te Serbise , Hjadutit Rama jane taksa me llogjike vetem per te vjedhur popullin Ndaj te gjithe nuk duhet tja paguajne taksat hajdutit se ato jane si tkasat e Mafies

                          2. r
                            raul

                            Kur del surrati jot i shpifur o hunderr i neveritur ne nderrojme kanalin dhe kur del Nafije dybeku i leshitlikes se ju jeni dy njerzit ne te urryer te planetit per shqiptaret. Ti spiun Agush askushi me hanxhar ne dore tremb dhe femijet kur del se thone femijet doli ky i cmenduri me hanxhar ne dore dhe e fikin menjehere tv. E ke marre rrugen e mutit o fytyre e poshter , ben garipin cdo dite para ca cupelinave qe i trajnove ne haremin e Jales dhe para ca gazetareve mjerane qe u jep nga nje kocke nga floriri i krrabes sic ka deklaruar vete perbindeshi i vicidolit per ty o hunderr. Te ka akuzuar publikisht ne parlament perbindeshi i vicidolit se je grabites i thesarit te krrabes. Apo kujton se populli ha bar dhe harron. Popullin e 2 marsit harroje o hunderr se nuk te vjen me njeri prapa , vetem ca mjerane qe i ushqen me ndonje kothere. Je i mbaruar , je bere si Pal Vata i Dukagjinit. Tregohen barcoleta neper kafe per deklararat e tua me Tedi bibiloshin, kokeboshin, hundpalloshin , gjelkokoshin tend.

                            1. S
                              Shreku

                              Kur del ti shpifesire,felliqsire e mbyllim dhe kemi frike se na tremb kalamajte me ate koke si SHreku!

                              1. k
                                klemi

                                Per dreq une e fik tv kur del surrati yt dhe sojit tend ne tv, nuk mund tju duroj.

                                1. L
                                  Lisi

                                  Z. METÀ. ka te drejte. Propaganden e rilindjes do ta kishte zili edheGebelsi. Ne qofte se injorantet, komenentuesit " standard dhe lakejt e Temes e dine se cili ka qene.

                                  Lini një Përgjigje