Presidenti dekreton shkarkimin e Elva Margaritit dhe emërimin e Blendi Gonxhes

12 Janar 2024, 15:51Politika TEMA

Presidenti dekreton shkarkimin e Elva Margaritit dhe emërimin e Blendi

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi ministrat e rinj.Elva Margariti shkarkohet nga detyra e Ministres së Kulturës.

Ndërsa Ervin Mete shkarkohet nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe emërohet në në detyrën e Ministrit të Financave.

Po ashtu, Presidenti dekretoi edhe Blendi Gonxhen në strukturën e re qeverisëse që u krijua pak ditë më parë, Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Kryeministri Edi Rama këtë fillim viti njoftoi ndryshimin në kabinetin qeverisës duke larguar ministren e Kulturës Elva Margariti e zëvendësuar atë me Blendi Gonxhen, një prej ish-bashkëpunëtorëve të afërt kur drejtonte bashkinë Tiranë.
Këtë ndryshim kryeministri e komentoi si nevojë strategjike të kësaj faze të re të zhvillimit, duke krijuar një ministri të re, atë të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë respektive të Financave dhe Ekonomisë e të Kulturës.

2 Komente

  1. K
    Kujdesu edhe per shtresen e mesme .

    Forca Gonxhe ! Dita jote .

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mbeshtet profesionet e lira .

      Zoti Gonxhe . Mos lejo ti zene frymen profesioneve te lira .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje