Presidenti dhe kancelari gjerman do të vizitojnë Tiranën së shpejti, thotë Balla

28 Tetor 2022, 10:02Politika TEMA

Presidenti dhe kancelari gjerman do të vizitojnë Tiranën së

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se së shpejti, Tiranën do ta vizitojnë presidenti gjerman, Frank Walter Steinmeier dhe kancelari Olaf Scholz.

Deklaratën, Balla e dha gjatë një konference të përbashkët për shtyp me deputeten e Bundestagut Gjerman, Gabriela Heinrich.

Sipas tij, marrëdhëniet diplomatike me Gjermaninë janë në nivelin më të lartë historik.

“Gjej rastin edhe një herë, që të falenderoj miqtë gjermanë për prezencën e tyre. Nuk hezitoj asnjëherë të kujtoj që Gjermania mbetet financuesi kryesor, përsa i përket rrugës evropiane të Shqipërisë.

Kjo mbështetje gjermane, sot vjen edhe në një moment tjetër, të një niveli shumë të lartë, më i larti historik i marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona.

Në një kohë të shkurtër do të kemi në Tiranë, edhe presidentin gjerman, edhe kancelarin. Është një shprehje e një niveli shumë të lartë shkëmbimi diplomatik”, theksoi ai.

1 Komente

  1. p
    pioneri i Irfanit

    E kujt i kerciti,vec juve pionereve te enverit? Vecanrisht tani qe i njohim mire,mbas kakarisjes se madhe,ata leshojne vec nje glas.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje