
Kreu i grupit parlamentar i PD, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat tha se procesi për zgjedhjen e emrit për kreun e ri të shtetit, duhet të jetë transparent. Alibeaj i bëri thirrje mazhorancës që të mos përdorë numrat që ka si mjet për të zgjedhur emrin e për të lënë pjesën tjetër për të “zgjedhur pastaj zarfin.”
"Procesi duhet të jetë transparent, gjithëpërfshirës, në sytë e shqiptarëve. Ky do duhet të jetë frymëzimi e qasja. Për këtë arsye, e dimë të gjithë cila është procedura.
Të gjithë e dimë që në raundin e katër e pestë zgjidhte me votat e mazhorancës, kjo s’do duhet përdorur si një mjet për ta futur në zarf e më pas pjesa tjetër të zgjidhi zarfin. Kjo s’do ishte gjë tjetër përvecse cili është qëndrimi real i mazhorancës”, tha Alibeaj.
I pyetur a do shkojë në tryezën e konsultimeve të thirrur nga mazhoranca për kandidaturen per kreun e ri te shtetit, Alibeaj tha: “Grupi parlamentar do të mbajë qëndrimin e vet mbi gjithçka. Tashmë është bërë rutinë mbledhja e grupit parlamentar. Presidenti nuk është i deputetëve por i shqiptarëve. Kjo duhet të prevalojë mbi gjithçka. Këtë do bëjmë ne. Ne kemi grupin parlamentar të PD. Grupi ynë do të vendosë për qëndrimin dhe procedurat e procesit konsultaltiv”.
Ikë ore trap na tregon trasparencën ti për presidentin.Sa trasparent ishte kur votuat ju Topin dhe Nishanin?Të jem si Rama nuk ju pjerth fare sepse jujeni llumi i shoqërisë si parti demokratike.Keni një vit që po coptoheni me njëri tjetrin se kush do jetë kryetar dhe si të tillë pa na thuaj si ta zgjedhim presidentin !!!!!!!!!Si nuk ju bie rufea atje tek Lana dhe të shpëtojmë...Ja si thotë George Gordon Byron:Nëse don të pushojnë 100 italianë vrit një.Nëse don të pushojnë 100 shqiptarë duhet të vrasësh 99-të.Kuptove
Po kur u zgjodh Nishjani me 71 vota kishe ndonje mendim o Alibej? mos lini pa pyetur dha ate Medihoxhen!!!...
Kush te pyet ty o Aliu i Bejlereve?! President do te behet Sali Berisha.