Primaret/ Kandidati i PD: Ishin fshirë listat, u abuzua me procesin, unë nuk flas asnjëherë pa prova

5 Dhjetor 2022, 14:12Politika TEMA

Primaret/ Kandidati i PD: Ishin fshirë listat, u abuzua me procesin,

Kandidati për Primaret e Partisë Demokratike në Kamzë, Asllan Dogjani thotë se ky proces  pati parregullsi dhe abuzime.

Në një intervistë për Euronews Albania, Dogjani u shpreh se kishte një fshirje të madhe të listave të simpatizantëve, por edhe anëtarëve të Partisë Demokratike.


“Ajo që dua të them, në këto primare që për herë të parë zhvillohen në Shqipëri, unë sigurisht që kam menduar që nuk do të shkojë perfekt, sepse bëhen për herë të parë brenda një Partie Demokratike. Por nuk e kam menduar që mund të shkohet deri atje që të abuzohet me votë.

Unë nuk flas asnjëherë pa prova. Unë i kam të dokumentuar në procesverbale. Kur kam hyrë në garë, kam hyrë për të fituar, por natyrisht që unë pranoj edhe humbjen, i jap dorën kur më mund me rregulla të barabarta.

Dihej që në momentet e para, kemi konstatuar një çorientim, një fshirje të madhe të listave të simpatizantëve, por edhe anëtarëve të Partisë Demokratike, kryetarëve të seksionit dhe grupseksionit. Mendova që problemi i listës ishte problem teknik.

Mendova disa herë të tërhiqem nga gara, por do më thonë e kanë paragjykuar garën. Kam marrë dje 1554 vota, i falenderoj pa masë ata qytetarë, edhe ata që votuan kundër, por nuk falenderoj ata që kanë abuzuar me procesin”, theksoi ai.

7 Komente

  1. C
    Cimi

    Ky eshte kandidati i Pd qe e njeh e tere shqiperia. Ky qe u zgjodh deputet nga PS ja, dhe qe shiti voten per 50 mije euro si deputet per zgjedhjen e bamir topit si president. Ik o dogjan ik se nuk i duhesh me askujt

    Përgjigjjuni
    1. R
      Ramiz

      O asllan dogjani o tradhetar i cdo kauze. Po kush te voton ty mo. Po ti sic tradhetove Ps per ca euro qe te dha pd ja per voten ashtu tradheton edhe pD neser. Prandaj te nderuar deputete te sotshem dhe te ardhshem. Mos e tradhetoni asnjehere partine qe ju ka bere deputet per sa kohe jeni deputet. Sepse do ju perdorin por nuk do ju besojne kurre as ata qe ju shijoi tradhetia juaj

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jusuf

        Yyy kerrme e keqe

        Përgjigjjuni
        1. R
          Redi

          Ky eshte fytyra e pabesise

          Përgjigjjuni
          1. A
            Asllanbqiri

            Fytyre e keqe

            Përgjigjjuni
            1. R
              Romeo

              O zoti tradhetar. Po kush te voton ty mor plehre. Po ik mor se ti shite voten. Mbahesh mend. Femijet e tu sa here te klikojne google do shohin ca perfaqeson babi i tyre Tani shko te balli kombetar.

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zamiri

                Dmth Dogjan pasi ike nga Ps se Ps s perfaqesonte vlerat e tua si cun i beses qe je, tani po te zhgenjen dhe pd ja. A nuk mendon se nje njeri qe tradheton njehere tradheton prap? Si mund te te besoje ty PD. Ik o dogjan bej nje parti tenden. PT partia e tradhetareve ????

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje