Primaret në Sarandë, dorëhiqet një anëtar i PD-së: Dallavere e manipulime! Kështu do shkoni në 11 Maj?

1 Mars 2025, 15:36Politika TEMA
Primaret në Sarandë, dorëhiqet një anëtar i PD-së:

Një anëtar i Partisë Demokratike në Sarandë, Ilir Mulla ka dhënë dorëheqje nga partia, duke ngritur akuza të forta për manipulim dhe parregullsi në procesin e primareve.

Në një reagim në facebook, ai shpreh zhgënjimin e tij për mënyrën se si është organizuar votimi, duke theksuar se nuk e ka gjetur emrin e tij në listën e votuesve, pavarësisht se ka qenë prej kohësh pjesë e PD-së dhe ka votuar më parë në procese të tjera zgjedhore.

Ai deklaron se në zgjedhjet e 11 majit do të votojë sipas bindjes së tij personale dhe jo sipas udhëzimeve të partisë.

Ai shtron pyetjen nëse anëtarët e thjeshtë të PD-së trajtohen si "mish për top" dhe nëse kjo qasje do të vazhdojë edhe nëse partia kthehet në pushtet.

"Sot bëj dorëheqje nga Partia Demokratike! Zgjedhjet e primareve në Sarandë janë kthyer në dallaver e manipulim! Kam qenë anëtar për kaq kohë dhe kam votuar disa herë, pse sot nuk ishte emri im në listën e votuesve?

Si puna ime kishte dhe disa të tjerë! Pse bëhen këto primare? Fallco, apo të fitojë kush e meriton? Ca ndodh kështu? Njëherë jam demokrat, njëherë jo! Kështu do shkoni në 11 Maj?

Do votoj për kë të dua unë në 11 Maj! Ju s'ta varni tani në opozitë, po kur të merrni pushtetin? Ca jemi ne anetarët e thjeshtë të Partisë Demokratike, mish për top? Ta marr vesh edhe Sali Berisha për dallaveret që bëhen në primare! Lufta brenda llojit është më e keqe se lufta me ata që ke kundërshtar politik!", – shkruan ai.

 

4 Komente

  1. K
    Kapterri

    Hahaha.Sala pra i ben dallaveret,ti do me e njoftu.Mos u lodh,se vet Sala i bo dallaveret,d.m.th. eshte i njoftum

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Vazhdoni, vazhdoi dhe merruni me Saliun dhe banden e tij. Kur do te mesoni per cfare qendrojne kjo bande? A kuptoni qe jemi ne nje udhekruq historik me te gjitha levizjet gjeopolitike qe po behen ne bote? Nuk na duhet te merremi me Saliun dhe asnje Sali te opozites te ndare ne 50 copa muti. Shqipetaret duhet te japin nje vote te madhe PS'se, sepse sot me teper se kurre na duhet nje stabilitet me i forte dhe per te ecur perpara me te sigurte. Duke e ndare voten ne particka, particka e ve edhe partine qe merr nje shumice qe do nuk do te bej kompromisa, ndaj edhe ne kete kohe duhet dhene nje vote peblishitare PS'se, edhe atyre qe nuk e kane shume per zemer, por kane kombin dhe shikojne diferencen.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sondazhisti

        Votoni sondazhin https://2no.co/24JpZ6

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vasil

          Sa te jene Mullahet e Salehut (Saliut "shqip") ne Vorio Epirin e Pirros (Figure kjo qe nuk respektohet be Al-Banistane srwsyeja dihet) dhe Jeorgios Kastriotis ky Vend (Land) nuk ben prokopi. Eshte ceshtje Historike dhe Ndergjegje dhe jo e nje Nationalizmi te Xhonturqve te vetequajturit Skiptare.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje