Problemet me teknologjinë, rreziku për Elbasanin, Vorën e Kamzën

14 Maj 2023, 16:11Politika TEMA

Problemet me teknologjinë, rreziku për Elbasanin, Vorën e

Ilirian Celibashi ka marrë përsipër që të përdorë teknologjinë në këto zgjedhje, pa bërë testimin e duhur dhe menduar një plan B për të zgjidhur situatën në rast defekti apo bllokimi.

Si rezultat sot në mëngjes, pas dy orësh nga bllokimi i identifikimit elektronik thuajse në të gjithë vendin, KQZ nxori një urdhër që duhet të vijohet me listat manual, pra, siç ka ndodhur deri më sot në çdo zgjedhje të vendit. Kur realisht është gjëja më normale dhe elementare. Madje nuk ka përse bëhen 2 plane por edhe më shumë.

Partia Socialiste ka dalë dy herë në qëndrim zyrtar, së bashku me deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, e nga Celibashi, deri tani jo vetëm që nuk ka ndjesë, por as nuk sigurohen qytetarët se si do të përballet nëse do të ketë sërish probleme teknike.

Tre nga bashkitë në vend, ku siç dihet ka edhe përplasje të forta politike: Kamza, Elbasani dhe Vora, përveç identifikimit elektronik, kanë edhe votim elektronik e numërim elektronik.

Një proces i panjohur për shumicën e qytetarëve, sidomos për atë moshë që nuk ka qasje të vijueshme me pajisjet digjitare. E gjitha kjo ka ndodhur për mungesë informimi apo fushate sensibilizimi. KQZ ka pasur të fondet e nevojshme për këtë process, që rrezikon të komplikojë zgjedhjet të paktën në tre bashki ku përdoret teknologjia. Celibashi, komisioneri shtetëror i Zgjedhjeve, jo vetëm që nuk ka kërkuar ndjesë për dështimin e tij thjesht për neglizhencë, as nuk po tregon sesi do të përballojë problemet që eventualisht mund të dalin në tre bashkitë pilot. Ku nuk kanë fare rol numëruesit e partive, pasi çdo gjë do të dalë e shpallet nga vetë ai.

TemA

1 Komente

  1. K
    Kaosi eshte i Kalkuluar nga Shejtani KQZ-se s

    Kaosi e mosFunskionoimi i sherbente veten Humbesve Opozitare ,askujt tjeter . Eshte nji llogjike e thjeshte qe vetem naivet s'mundet ta kupotojne . Lere cfar thone nastradinat e shpellarit se kudo ndodhin kto gjera . Eshte e qellimeshme rremuja ,qe Banda e Armiqeve te bashkuar te Kombit Shqipotare ,te mundet e manipulojne vjedhin e fusin Vota ,si kan ber ne cdo Zgjedhje ,si i njohim te gjithe .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje