“Himara voton e qetë”, Mero Baze: Berishës i duhet policia për të krijuar idenë e tensionit

14 Maj 2023, 15:22Politika TEMA

“Himara voton e qetë”, Mero Baze: Berishës i duhet policia

Gazetari Mero Baze ishte sot në Bashkinë e Himarës, ku theksoi se përtej pritshmërive, ishte një situatë e qetë gjatë procesit të votimit.

“Kishte një pritshmëri për zgjedhje të tensionuara për shkak të situatës së krijuar, por ishte situatë shumë normale.

Dukej qartë fluksi i emigrantëve të ardhur për të votuar. Në Dhërmi ishte edhe ambasadorj e Greqisë në Tiranë si vëzhguese ndërkombëtare. Në Himarën e vjetër një grumbullim të madh votuesish.

Në fshatrat e tjera situate ka qenë tërësisht e qetë” u shpreh Baze në një lidhje të drejtpërdrejtë me ABC Neës.

Ndër të tjera Baze komentoi edhe deklaratat e opozitës për mungesën e policisë në qendrat e votimit.


“Dules i duhet fotografi me uniforma policisësh. Interesi i Berishës dhe opozitës është prania e policisë për të krijuar idenë e tensionit e për të thënë ishte zgjedhje të kontrolluara nga policia.

Policia e ka shumë të qartë ligjin dhe deri tani po e zbaton me shumë korrektësi.” u shpreh Baze.

3 Komente

  1. b
    beni

    Ik o Zero, sikur sjetojme ketu ne...Berishes i hoqen sigel e vule, e penguan te dale si Lider ky shtet dhe ti na can derrasa per fshate qe duken..konja e piste e ZP ka dale per propagande.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kristi

      Besojme infon tende per situaten e votimit atje Mero. Por cdreqin ka ai Mitsokakis... kur zgjedhjet jane shqiptare,..ne nje qyteze shqiptare etj etj ,...

      Përgjigjjuni
      1. F
        Free Himara

        Patjeter qe me qetesi, se me qetesi dhe me vote do shporrin dy himarjotet tradhetar Rama Goro qe shiten pronat e tyre.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje