Problemet me pajisjet elektronike, PS: KQZ t’u kërkojë falje votuesve që ikën pa votuar, ftoj qytetarët të rikthehen në QV

14 Maj 2023, 14:59Politika TEMA

Problemet me pajisjet elektronike, PS: KQZ t’u kërkojë falje

Partia Socialite përmes zëdhënëses Bora Muzhaqi ka kërkuar nga KQZ që t’u kërkojnë falje publike votuesve, të cilët u larguan pa votuar për shkak të problemeve të pajisjeve  të identifikimit elektronik.

Në një deklaratë për mediet, Muzhaqi ftoi qytetarët që të votojnë për një të ardhme më të mirë.

“KQZ duhet t’i kërkojë ndjesë qytetarëve që nuk votuan në fillim. Partia Socialiste ju lutet të gjithë atyre që nuk votuan në orët e para të mëngjesit që të rikthehen gjatë ditës. Të bëjnë detyrën e tyre qytetare duke votuar.

Kushdo prej nesh që voton, voton dhe për ata që nuk e kanë të mundur të votojnë, sepse janë larg apo sepse janë ende fëmijë, por duan dhe meritojnë një Shqipëri akoma më të mirë.

Prandaj thirrja jonë është votoni, votoni dhe vetëm votoni”, tha Muzhaqi nga selia e PS.

2 Komente

  1. A
    Agron

    Jo zonje falje duhet tu kerkoni ju sepse ju e kemi votuar kryetarin e kqz prandaj me mire te mos votojne kujt I ankohesh coat dem 1 muaj fushate

    Përgjigjjuni
    1. A
      Askushi

      Keto te PS jane velur nga pushteti dhe su ben pershtypje asgje.Si eshte e mundur qe te mos funksionojne paisjet elektronike ne nje kohe qe I jane dhene parate KQZ etj etj Turp . ...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje