
Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka deklaruar nga Vlora se deri tani procesi zgjedhor po shkon mirë, por duhet të presim raportin e vëzhguesve ndërkombëtar.
Ambasadorja amerikane, deklaroi se si vëzhguese ka qenë prezent në disa zona si në Nivicë, Selenicë etj. Ajo tha se ajo është një nga vëzhgueset, megjithatë bëri thirrje për të zhvilluar proces të qetë. “Nuk duhet të ketë shitje dhe blerje votash”, tha ambasadorja Yuri Kim.
Nga Vlora, ajo ka përcjellë edhe një mesazh teksa ka thënë: “Kam vizituar disa qytete. Kam qenë në Nivicë, Selenicë, këtu. Jam duke ndjekur edhe situatën në Himarë. Dhe do të jem e pranishme në shumë qytete të tjera. Natyrisht që jam një nga vëzhgueset e shumta në këto zgjedhje”.
Më herët gjatë ditës së sotme ambasada amerikane dha një mesazh për zgjedhjet.
“Shpresojmë që të gjithë qytetarët ???????? të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është thelbësore që të gjithë të respektojnë ligjet dhe rregullat që rregullojnë zgjedhjet, si dhe normat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. ???????? Zyrtarët e ambasadës po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare në vëzhgimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin”, thuhet në postim
Faleminderit per mbeshtetjen e ShBA gjithnje afer shqiptareve dhe te ardhmes tone