PS reagon sërish: S'dëgjuam ndonjë ndjesë nga Celibashi, qytetarëve iu mohua identifikimi elektronik

14 Maj 2023, 15:44Politika TEMA

PS reagon sërish: S'dëgjuam ndonjë ndjesë nga

Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Bora Muzhaqi ka dalë sërish në një deklaratë për mediat ku iu ka bërë thirrje qytetarëve të cilët nuk patën mundësinë të votojnë për shkak të problemeve në votimin elektronik, që të rikthehen sërish në qendrat e votimit për të ushtruar të drejtën e tyre të votës.

Gjithashtu PS apelon të gjithë ata që ende nuk kanë votuar të shkojnë edhe të japin votën e tyre.

“Dëgjuam reagimin e komisionerit Celibashi për “qeverinë ku bën pjesë zonja”, por nuk dëgjuam ndjesën e tij drejtuar mijëra zgjedhësve, të cilët në më shumë se 500 qëndra votimi, u penguan të votojnë pasi pajisjet elektronike të KQZ-së nuk funksiononin.

Arsyet e mosfunksionimit të tyre ishin nga më absurdet, (deri edhe për moskarikim të baterisë), por kjo meriton një analizë të veçantë pas zgjedhjeve, sepse “qeveria ku bën pjesë zonja” e ka financuar masivisht KQZ-në për pajisjet e identifikimit elektronik, si edhe për ato të votimit elektronik.

Prandaj edhe nuk ka se si të mos na vijë tmerrsisht keq për mosdhënien e shërbimit të identifikimit elektronik, duke penguar mijëra zgjedhës për disa orë, teksa KQZ-ja nuk merrte dot as vendimin elementar të nisjes së votimit në çdo qendër, pa i mbajtur njerëzit me orë në pritje, përtej orarit zyrtar të fillimit të zgjedhjeve.

Por këtu jam përsëri për apelin e Partisë Socialiste, drejtuar të gjithë atyre që s’mundën të votojnë në orët e para të mëngjesit:

Ju lutemi rikthehuni gjatë ditës dhe kryeni detyrën tuaj qytetare, duke votuar! Po ashtu, Partia Socialiste u bën apel edhe të gjithë zgjedhësve të tjerë që nuk janë drejtuar akoma në qendrat e votimit dhe ende nuk e kanë ushtruar të drejtën e votës: Ju lutemi bëheni këtë në orët në vijim!

E përsëris, kushdo prej nesh që voton, voton edhe për ata që nuk e kanë të mundur të votojnë, sepse janë larg apo sepse janë ende fëmijë, por duan dhe meritojnë një Shqipëri akoma më të mirë.

Vota vlen shumë! Vota vendos shumë! Vota e përcakton më shumë se çdo gjë tjetër të ardhmen tonë të përbashkët! Prandaj thirrja e Partisë Socialiste është votoni, votoni, votoni!”, tha Muzhaqi.

4 Komente

  1. S
    Shtet Kaqolash te papergjegjshem

    Kjo tregon Fytyren e Shtetit sepse Qeverria eshte nji paqsyrim nji rrefleksion i gjthe institucioneve . Kishte Qeverria nji Experte qe Chek-oj Sistemin para se te vinte data 14 ? U Testua Sistemi dhe u Garantua Sigurie e funksionimit te Plote te Sistemnit ? Si mundet te pretendoshe BE-n (sipas asaj qe trumptoni ) kur nuk keni e nuk njihni asnji lloj Metode Pune e Pergjegjesie kur merrni persiper te ndertoni Sisteme te tilla ? Dini ju si funksionon Bota Europiane ? Sigurishte qe Jo ! Ata ,nuk njohin asnji Justifikim .Ata nqs te thone kjo funksionon ,Sistemi ose X - Mekanizem funskionon 1000 ½ i Sigurte . _ju keni ngelur ala ke Shteti Kopesht i Lodrave .Te jesh mes Euopes dhe te mos shikosh e marresh dikca nga ajo Bote e mesosh te besh dicka e tregosh Botes se edhe NE Shqiptaret jemi te Afte te hecim mbas gjurmeve tuaja e zhvillimit . Turp te keni . S'eshte faji i ati Nastradinit te KQZ-se por i Qeverriut tend Pordhace e te papergjegjshem .

    Përgjigjjuni
    1. M
      Moza

      Te votosh per kte ftyren muzhaqi!!! Nusja e qorres dhe qorrit familje tmerr.

      Përgjigjjuni
      1. a
        alphazeta

        Hani mut tani. Jua dhjeu zgjedhjet Berisha me të tijtë. Mbani mend se këto do të konsiderohen si zgjedhjet më të parregullta mbajtur ndënjëherë në vend. Një qeveri që nuk është e aftë të organizojë as edhe një palë zgjedhje lokale duhet ta këpusi qafën. Karabushi si kalliri bosh me kokën lart duhet t'ia lëjë vendin ndonjë tjetri. Nuk vazhdohet më kështu. Bythët te e majta, zemrën te e djathta.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Agim

          Me vendim à dekret presidencial Celibashi te shkarkohet nga posti i kreut te KQZ dhe t'i jepet drejtesise per tentative te perseritur per minim te procesit elektoral, si provokator politik, nxites i turbullirave e i percarjes, etj

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje