Procesi për zgjedhjet e brendshme në PS, Rama: Administrata nuk do të jetë më në influencën e partisë

16 Maj 2022, 19:53Politika TEMA

Procesi për zgjedhjet e brendshme në PS, Rama: Administrata nuk do

Partia Socialiste ka hapur ditën e hënë procesin për zgjedhjet e reja të kryetarëve socialistë në 61 bashki.

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, paralajmëroi kryetarët e rinj të PS që do të zgjidhen në 61 Bashkitë e vendit që mos e shohin më administratën si copë të tyre.

Sipas kryeministrit Edi Rama, kryetarët e partive duhet të ndahen nga mendësia e vjetër, ku e shohin çdo vend të administratës si të tyrin.

Ai tha se ka ardhur koha që sot që kryetarët e partive të jenë më pranë komunitetit, jo të kujtohen vetëm kur shkon deputeti i zonës apo kryetari i Bashkisë.

Arsyeja themelore për ta zhvilluar këtë proces nuk është thjeshtë e natyrës organizative por e natyrës politike. E kemi bërë këtë diskutim shpesh, dhe mbase në do të bie në përsëritje, por për mua është shqetësim i cili duhet adresuar nga i gjithë lidershipi i partisë në të gjithë territorin, sepse nuk duhet lënë në asnjë mënyrë që kryetarët e partisë në territor të jenë persona të papolituzuar ashtu siç duhet, persona që puna e të cilëve edhe për shkak të të qenit forcës ton politike në qeveri apo nivelin vendor, fokusohen tërësisht në çështje të natyrës administrative dhe pothuajse vendin kryesor e zë trajtimi i ankesave të njërit apo tjetrit, jam në punë nuk jam në punë, kush u fut në punë, kjo është një pasojë e një periudhe të gjatë kohe, por e cila duhet adresuar.

Sigurisht që PS nuk është absolutisht në mundësinë që ta lërë këtë inerci të vazhdojë, edhe pse në një pjesë të madhe kemi arritur ta garantojmë qëndrueshmërinë e administratës duke e larguar partinë nga influenca në vendimmarrjes, deri në  kohën kur morëm detyrën, për hir të vërtetës e ka patur edhe pasi morëm detyrën, për shkak të aleatit që kishim në koalicion, por edhe për faktin që duke parë rrushi rrushin piqej. 

Ne kemi larguar nga duart e partisë policinë e shtetit, trupën e mësuesve, infermierëve dhe infermiereve, sepse për trupën e mjekëve nuk ka qenë e njëjtë me rastet e tjera, patjetër që kemi respektuar më shumë se çdo kush tjetër të gjithë ngrehinën e administratës publike, por sigurisht prej disa vitesh tani më kjo është histori e tejkaluar dhe pavarësisht rasteve sporadike jemi në një situatë qëndrueshmërie, ku faktikisht ndikimi i pamundësisë për të ndërhyrë dhje për të vazhduar të njëjtin avaz e bën edhe më të pakuptimtë dhe më dëmtues rolin e atyre kryetarëve që ju ka ngelur ora po atje.

Por është edhe ana tjetër për pasjen në territor të kryetarëve të partive që i përgjigjen kryetarëve të Bashkisë. Absolutisht nuk është e nevojshme apo në kundërshti, por është e kotë që të jenë një, aq më tepër kur detyrat e tyre janë ndryshe. Ne na duhen kryetarë partie që janë të gatshëm të përballen me njerëzit, dhe për të mos e pritur përballen me njerëzit kur vjen deputeti, apo kur vjen fushata elektorale, se në të gjitha rastet është deputeti apo kryetari bashkisë apo e gjithë forca politike në fushatë”, deklaroi Rama.

22 Komente

  1. G
    Geri

    Nje munsi shume e mire per njerzit qe kan aftesi lidership dhe ate si drejtuse

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Ahhahahhahahahhaha, administrata e pavarur e Ramushkes, lol...ka e dgjove , nga Kim Etja?!.lol

      Përgjigjjuni
    2. A
      Alban

      Kemi besim tek ju z kryeminister sic keni punar per te miren e popullit deri tani po vazhdoni te punoni akoma ????????

      Përgjigjjuni
      1. O
        Oli

        Jemi njesh me mendimet e juaja sepse keni ber ye duhurat gjithmon

        Përgjigjjuni
        1. E
          Enea

          Uroj te zgjidhen kryetar te mir per bashkite e vendit

          Përgjigjjuni
          1. S
            Selim

            Kjo gje duhej bere me kohe po fakti qe kryeministri e ndermorri si hap tregon qe jemi ne rrugen e duhur

            Përgjigjjuni
            1. M
              Marko

              Keni bere gjen me te mire per pjesen e administratave o rama vazhdo keshtu vlla se po bene shume pune te mire jepi drejtim ketij vendi

              Përgjigjjuni
              1. E
                Erla

                Shyqyr qe kemi nje parti si ju???? se cdo gje do ishte tmerr

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ana

                  I lumte partise socialiste per transparencen qe kane gjithmone

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Goni

                    Kryetaret e bashkive mje mundesi e re per cdo person qe ka aftesi drejtuese

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Besnik

                      Me pelqen shum ideja qe per zgjedhjet qe do behen kryetaret te jene sa me pran komunitetit dhe te jen njerez qe do e perfaqesojne ate komunitet dhe problematikat aty me se miri

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Andja laku

                        Fakti qe skeni hequr nga puna militantet e lsi tregon qe nuk po pyesni me se me ke parti jan puntoret e administrates dhe kjo meriton nje bravo te madhe

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Boli

                          Ata persona qe do zgjidhen nuk do jen persona dosido, do jen persona qe do perfaqsojn nje komunitet dhe cdo problematik te tyren. Persona te pergatitur dhe aq me mir qe kjo mundesi do i ofrohet kujtdo

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Darina

                            Partia ska pasue influence mbi postet shteterorw she mendoj s ekjo gjw eshte shume e mire

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Noku

                              Gjithmone keni punuar z.kryeminister per te miren e vendit dhe jam i sigurt qe ate doni te beni akoma,kemi besim vetem te ju

                              Përgjigjjuni
                              1. e
                                ermir

                                Normal qe administrata nuk do ndikoje dhe kjo ne gjitha fal jushe.

                                Përgjigjjuni
                                1. q
                                  qerim

                                  Bete mir qe po beni zgjedhje jeni nje parti shume liberale dhe gjithperfshirese.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Anid

                                    Me pelqen fakti qe do do zgjidhen dhe perfauqesues te tjere per te thene problematikat e nje grup njerezish te caktuar

                                    Përgjigjjuni
                                    1. a
                                      anda

                                      Cdo anetare i ps duhet te jete i denje dhe beni shume mire qe i rishqyrtoni anetaret e partise tuaj.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. I
                                        Inceneratori....etj...

                                        Jane bere kta komentuesit copy paste nga zyra PS...si duket kane zyre dhe ke Mero...une kam punuar 23 vjet ne administrate...fatmiresisht punoj jashte vendit. Administrate me militante nuk kisha pare kurre. Eshte e vertete qe LSI eshte nona e militantizmit por PS po behet baba...skam nevoje te degjoj rrenat e ktij se ky kurre nuk pranon gje por I kam pare me syte e mi cdo gje qe ndodh ne ate vend bajraktaresh.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. M
                                          Mandravello

                                          E pyete Damianin, Ahmetajn e Nusretit dhe patronazhistet ??? Apo vari karin....genje te genjejme ...se mbase dhe na besojne

                                          Përgjigjjuni
                                          1. F
                                            Franci

                                            Kujdes z.Kryeminister , mos be deklarata te tilla nese nuk je i sigurt , ata jane te barabarta me revolucion , te arihet te zbatohet kjo qe Ju thoni z. Kryeminister do te thote te kthehet Shqiperia permbys , nuk do kete gje me pozitive se te degjosh lajm te tille qe punonjesi shteteror , punonjesi i bashkive , dhe kudo ne shtet te gezoje vendin e tij nese i tekon me zotesi , jo si Lul pordha qe diten e pere kur mori mandatin si kryetar bashkie ne Tirane nxori jo nga dera por nga dritarje edhe punonjesen me te thjeshte duke i zevendesuar me cakenj , me zabrahane , me brejtes , me dembele dhe te pashkolle ...prandj nuk bente pune Luli ne bashki , mbushur bashkia me bajgarace , me militante , me qente e partise , me lepires ...keshtu nuk ecet perpara keshtu mbetesh pas.....

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje