Vizita e Pompeos: Si u rrëzua përralla me Soros e Berishës dhe Metës

16 Maj 2022, 17:19Politika TEMA

Vizita e Pompeos: Si u rrëzua përralla me Soros e Berishës dhe

Nga Ylli Pata

Vizita të tilla si ajo e sotmja e Mike Pompeos në Tiranë, nuk se nuk kanë ndodhur në të shkuarën. Shqipërinë e kanë vizituar në mbyllje të karrierës së tyre ish-Presidentë, apo ish-Sekretarë Shteti, apo ish-ushtarakë të lartë. Por edhe pse ata kanë qenë jo si politikanë aktivë, duke pasur parasysh se janë shtetarë të rëndësishëm të një superfuqie botërore, një sinjal apo mesazh të rëndësishëm ato e kanë dhënë.

Kur ish-Presidenti i SHBA, Jimmy Carter vizitoi Tiranën në vitin 1995, edhe pse si veprimtar i të drejtave të njeriut, ai edha mesazh tek Berisha në atë kohë President në lidhje me gjyqin e famshëm të 5 minoritarëve, kapjen e drejtësisë dhe dhunimin ndaj opozitës.

Në verën e vitit 1996, erdhën nga deti dhe bënë vetëm një ndalesë të vogël në tokë ish-Presidenti SHBA-së, George Herbert Bush dhe ish-kryekomandanti i ushtrisë në kohën e operacionit për çlirimit të Kuvajtit, Colin Powell, më pas Sekretar Shteti në administratën e Bushit të ri.

Bushi i vjetër i solli Sali Berishës një mesazh nga SHBA se e ka mbushur kupën pas manipulimit të zgjedhjeve të 26 majit 1996.

Por mund të ndodhë që vizita e një ish-zyrtari të jetë krejtësisht private dhe natyrisht mund të ndodhë që për një arsye apo ndonjë tjetër, shtetari i nivelit të lartë, tashmë i tërhequr nga politika, të mos preferojë që të japë ndonjë sinjal që të duket se është politik. Natyrisht për të mos ndikuar, apo mos u përzier në atmosfera si ato të vendeve të vogla si Shqipëria, ku prodhohen legjenda mbi politikanët e lartë vendas, e jo më të Fuqive të Mëdha.

E nisur nga kjo, shumë mirë Mike Pompeo, në Tiranë mund të mos ketë ardhur për ndonjë sinjal politik, por për arsye krejt të tijat private, apo edhe të karakterit filantropik e social, siç ndodh me mjaft figura të rëndësishme që aktivizohen në veprimtari të tilla.

Mike Pompeo është një politikan i nivelit të lartë të republikanëve amerikanë, që përpara se të vijë Donald Trump President i SHBA-së. Por ai, u bë mjaft i rëndësishëm brenda kuadrit republikan, pikërisht kur Trump e emëroi Drejtor i CIA-s, pikërisht pasi sektori i inteligjencës u përplas me presidentin për çështjen e influencës ruse në zgjedhjet e 2016-s.

Por fuqia politike e Pompeos, rrit edhe më shumë pas emërimit në postin e Sekretarit të Shtetit, pas shkarkimit të Rex Tillerson nga Presidenti Trump.

Pompeo, ashtu edhe si Mike Pence, mbetën dy nga politikanët më të lartë që ishin të afërt me Donald Trump-in deri në ditët e fundit të tij, por që asnjëherë nuk u çbilancuan për shkak të debatit politik të brendshëm. Pra kanë ruajtur një ekuilibër të rëndësishëm për aspekte strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zoti Pompeo, i cili sot zhvilloi një aktivitet publik në Shqipëri, edhe mund të mos kishte dhënë një sinjal politik të qartë siç e dha, duke ndenjur indifferent.

Por sërish, do të quhej sinjal, thjesht vetëm nëse nuk ka takuar Ilir Metën dhe Sali Berishën. i pari, si President i Republikës, ka pasur të gjitha detyrimet që për respekt t’i shtronte një darkë, ose ta qeraste me një kafe në Pallatin e Brigadave, madje edhe t’i akordonte një medalje, gjë që ja ka dhënë edhe restoranteve e hoteleve.

Kurse i dyti, si një politikan që i është “futur me rrënjë konservatorizmit” mund ta kishte takuar eksponentin e lartë të konservatorëve amerikanë.

Por si Berisha ashtu edhe Meta nuk e takuan, pasi realisht ishte vetë zoti Pompeo që nuk i ka takuar, pasi sinjalet mësohet se kanë shkuar për të realizuar një takim.

E ky është sinjal shumë i rëndësishëm politik, pasi vetë zoti Pompeo ka firmosur dy Non Grata nga politika shqiptare, e natyrisht ishte ai Sekretar Shteti kur Berisha nuk merrte dot vizë për të kaluar oqeanin.

Megjithatë, ish-Sekretari i Shtetit ka dhënë një sinjal edhe më të fortë duke takuar grupin e 35 deputetëve që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj.

Një sinjal që e kanë dhënë edhe të tjerë, madje jo më larg se 2 javë më parë dy zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane. Por kjo e sotmja, ka rrëzuar përfundimisht alibinë e përrallave me Sorrosin dhe heqjen e Non Gratës nga Republikanët. Ata sot patë një nga njerëzit më të rëndësishëm të tyre dhe nuk arritën as t’i afrohen. 

Plus pastaj, ndërsimi me Evi Kokalarin që ta baltosë vizitën si “të paguar” tregon pastaj gjendjen e rëndë të situatës “matanë”. Por kurioze do të jetë sonte komenti i analistëve pranë Sali Berishës dhe Ilir Metës për këtë vizitë. Për të parë ku do të notojë fantazia thjesht për të ngritur nga bataku dy politikanë që kanë rënë prej kohësh…

TemA

15 Komente

  1. U
    Ujku Cerrikut - Arjan Cani ku eshte diferenca

    Saliu eshte top per grupin e ujkut Cerrikut ujkut Fierit ujku Vores eshte top per njerzit gjysmak deri sa kemi njerez qe perfaqesojne shoqaten per mrojtjen e qenve pse mos te kemi nje drejtues per budallenjte e Shqiperise. Problemi eshte cfare do beje Fevziu Cani Rakipkarri Rakipi Shkullaku Bushati kush do ti paguaje te grijne sallate ne kazanet e mbremjes .Saliu eshte shpetimtari nuk lejoje Ameriken te coptonte kosoven pa Saliun mbaron bota mbarone civilizimi shoqerise me Saliun perpara per Afghanistan

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirana

      Ahahahahahaha i ke thënë të gjitha.

      Përgjigjjuni
      1. W
        Wisdom

        Great

        Përgjigjjuni
      2. A
        AX

        Drejte, bukur, sakte!!!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          Fakt eshte qe Pompeo ka ardhur per interesat e tij (firmes qe e ka kontraktuar) ekonomike dhe ben edhe ndonje foto me politikanet Shqiptar. Fatkeqesisht mbas firmes Bullgare dhe asaj Amerikane qe do investoj ne Vlore ka politikan qe perfitojn. Vendi nuk do fitoj asgje. Impianti i gazit qe do ndertohet ne Vlore u refuzua prej te gjithe porteve te Italis. Eshte shume i demshem per mjedisin . Rreziku eshte qe me dhjetera anije cisterna me gaz te lengshem do vijn ne Vlore do ankorohen aty do ndosin mjedisin aty do shkaterrojn turizmin. Gazi i lengshem do transformohet ne gaz normal ne impiantin e Vlores dhe me tubacionin aktual qe sjell gaz nga Azerbaxhani do ta transportoj ne Itali. Rreziku eshte qe Shqiperia te perdoret si stacion i ketyre impianteve per te furnizuar Evropen me gaz. Asnje vend Mesdhetar nuk pranon impiante ti tilla ndotese per mjedisin . Shqiperia po shnderrohet ne kosh plehrash.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fff

            VJEN NJE ISH I RENE NGA VAKTI NE VITRINE E NXJERR I GJATI ME I THANE KETIJ MILETI SE NUK E KA .LENE TAKATI MJERE AI POPULL QE SBEN ZE KUR AGAI VENDOS PER TE

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bardhyli nga Kosova

              Si Partia Serbe e Punës (PPSH)dikur, tash po shfaqet edhe Partia Socialiste Serbe (PSS) me Serbinë, derisa Serbia është aleate e ngushtë e Rusisë, dhe nuk qëndron në të njëjtën anë me Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët. Keqardhja e Edi Ramës ndaj Serbisë në rastin e kërkesës së Kosovës për pranim në Këshillin e Europës është linjë e politikës së tij nëntëvjeçare, por edhe më parë. Është i njohur fakti që Partia e Punës dhe Partia Socialiste Serbe (PS) kanë shfaqur historikisht afërsi me Serbinë dhe me serbët. Por, një ngjizje e tillë si në këtë periudhë të qeverisjes së Edi Ramës nuk ka ndodhur kurrë, as në periudhën e bashkim-vëllazërimit të viteve 1944-1948, kur Enver Hoxha deshi ta bënte Shqipërinë republikë të shtatë të Jugosllavisë. Jo. As atëherë nuk është ndjerë ky lloj afeksioni shpirtëror midis Tiranës zyrtare dhe Beogradit e Serbisë. Dhe në fund të fundit asokohe kishte një alibi, se gjoja të dy vendet ishin fituese në luftën kundër pushtuesve e në një anë me perandorinë sovjetike. Sot nuk ka e nuk mund të ketë asnjë alibi përkrahja që kryeministri i Shqipërisë i bën Serbisë. Sepse Serbia nuk qëndron në të njëjtën anë me Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët. Ajo është aleate e një agresori dhe shkelësi flagrant të së drejtës ndërkombëtare në Ukrainë, pra në anën e Rusisë. Kjo çfarë po bën Edvin Toptan Rama është kundër shqiptarëve dhe kundër Kosovës, me këtë ‘keqardhje’, në fakt është kundërshti e kësaj iniciative. Ne deklarimet, veprimtarinë, fjalitë e tij Rama dëshmon se punon për Beogradin. Serbia nuk e ka zgjidhur konfliktin me Kosovën. Dhe në këtë rast nuk mund të krijohet asnjë lloj alibie për një aleancë midis Shqipërisë dhe Serbisë. Kjo që bën Edi Rama drejtohet kundër shqiptarëve e sidomos kundër Kosovës. Keqardhja e tij pse Kosova po bën përpjekje për t'u pranuar në Këshillin e Europës është në fakt kundërshti e kësaj iniciative. Në vend që ai t'u thotë liderëve të Kosovës se çfarë mund të bëjë për ta për ta përmbyllur me sukses këtë aksion politik e kombëtar, shpreh keqardhje se po mërzitet miku i tij, Aleksandër Vuçiqi. Kaq hapur e kaq në flagrancë nuk ka ndodhur kurrë të shpalosen marrëdhëniet e Tiranës me Beogradin kundër Kosovës. Kurrë nuk ka pasur një bashkëpunim të tillë kaq të ngushtë dhe një agresion si ky nga ana e Shqipërisë kundër Kosovës. Edi Rama është zhgënjimi më i madh i shekullit. Është etaloni i tradhtisë kombëtare. Është heroi i popullit serb dhe armik i shpallur i shqiptarëve, sidomos të Kosovës. Ajo që unë vlerësoj te kryeministri i sotëm fatkeq i Shqipërisë, ka të bëjë me faktin se ai nuk i fsheh qëndrimet e as qëllimet e veta. Është stoik në prapësinë e vet. Deri te përkrahja pa kushte e parezerva ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit. Nuk ka aksion politik e nacional të Serbisë që ai nuk e ka mbështetur në rajonin tonë. Gjithçka, çdo veprimtari, çdo fjali dhe deklaratë e Edi Ramës na shpjegon faktin se ai punon për Beogradin. Madje edhe deklarata e nëntorit 2014 në Beograd, me kërkesën që Serbia ta njohë shtetin e Kosovës, rezultoi se kishte prapavijë maskimin e veprimtarisë së mëvonshme anti-kombëtare të kryeministrit shqiptar. Ndërkaq miqësinë me Serbinë dhe serbët e shpalosi edhe në Bruksel, kur i bëri shoqëri të ngushtë jo vetëm presidentit Vuçiq, por edhe anëtarit të presidencës boshnjake, mikut të ngushtë të Vladimir Putin, liderit të serbëve boshnjakë, Milorad Dodik. Dodik është person non-grata për veprimtari destabilizuese në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Por, kjo nuk do të thotë asgjë për Edi Ramën. Simbolika e miqësisë Rama-Vuçiq-Dodik është e thjeshtë: Këta të tre duan kufij të rinj në Ballkan me synimin krijimin e Serbisë së Madhe. Në këtë veprimtari destabilizuese dhe luftë-nxitëse dy autoritetet serbe të lartpërmendura janë të motivuar nga programet antishqiptare të Serbisë. Por është ende e paqartë se nga se është i motivuar kryeministri i vendit tim, Edi Rama. Sidoqoftë, shfaqja hapur e qëndrimit të tij pro-serb është një ndihmesë e madhe për opinionin publik, për të kuptuar se Shqipëria dhe ekzekutivi i saj drejtohet nga element anti-shqiptar e pro-serb. Duke kuptuar këtë fakt, shqiptarët mund të arsyetojnë edhe shkakun pse vendi është në prag të humnerës. Pse ky vend është i vjedhur përveçse i tradhtuar? Pse Shqipëria është degraduar në atë pikë sa ta mallkojnë shqiptarët! Pse kjo po ndodhë për herë të parë në historinë e saj!? Të gjitha këto dilema shpjegohen me faktin se kryeministri i Shqipërisë nuk punon për vendin e tij, por për armiqtë e vendit të tij! Kaq e thjeshtë është. Detajet politike të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, tregojnë se rrugëtimi shtetëror i Shqipërisë s'është i mëvetësishëm e i pavarur, por i robëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi. Varësinë politike shtetërore të Edi Ramës ndaj Vuçiqit mund ta krahasojmë me varësinë e një gruaje ndaj burrit të vet, e cila për shkak të veprimeve të gabuara i shpreh bashkëshortit të vetë keqardhje. Në këtë rast bashkëshortja politike, Edi Rama i shpreh keqardhje bashkëshortit serb, Aleksandër Vuçiqit, për shkak mbështetjes së anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Rrugëtimet politike të udhëheqësve shtetëror më së miri mund të kuptohen me anë të detajeve e jo ndryshe. E detajet vepruese të qeverisë esadiste të Edi Ramës e parlamentit të Shqipërisë janë pro-serbe e kundër Kosovës e shqiptarëve të diasporës, janë argumentet detajuese proserbe të Edi Ramës: - "Ballkani i hapur" proserb i Ramës; - Miqësia e qëllimshme politike e Ramës me Vuçiqin kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti; - Vota e deputetëve të Shqipërisë kundër njohjes së gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjë-Hercegovinës e ka kuptimin e mosnjohjes së gjenocideve serbe në Kosovë; - Ftesa e këngëtarit serb Goran Bregoviq në Korçë për të provokuar qytetarët e Kosovës me këngën "Kallashnikovë"; - Takimi i Edi Ramës me udhëheqësin nacionalist serb të Bosnjë-Hercegovinës, Dodikun, të cilit Uashingtoni dhe Londra i kanë vendosur sanksione për ndarjen e serbëve nga Bosnja e Hercegovina dhe për shkak të bashkëpunimit të hapur me Rusinë. Të gjitha këto detaje politike tregojnë se Shqipëria e Edi Ramës është nën ndikimet serbe të Vuçiqit. Partia Serbe e Shqipërisë (PS) është mizore. As më pak, as më shumë. Turp i madh i Shqipërisë. Dhe ky turp do të vazhdojë për aq kohë sa nuk rebelohet krenaria qytetare shqiptare kundër kësaj kaste kusarësh. Për aq kohë sa Kosova nuk intervenon ushtarakisht për ta tërhequr zvarrë nga qeveria esadistin Edvin Zograf Vuçiqin dhe shpurën e tij. Poshtë zagarët - Liri  Kombit shqiptar! (Më gëzon fakti që më lexoni masivisht dhe pëlqeni fort opinionet e mia analitike. Me dashuri, me qetësi, me buzëqeshje e lumturi, i juaji Bardhyli.)

              Përgjigjjuni
              1. W
                Wisdom

                Je shume I merzitshem dhe keqinformues. Mos kujto se lexuar gjithe artikullin tend

                Përgjigjjuni
              2. p
                pff

                Nese ka dicka qe ju atje skeni per te kuptuar kurre, eshte pikerisht "sinjali amerikan". Jeni vetem pata e dele qe beni ka-ka e be-be gjithe diten, pa marre asnje mundim te informoheni si duhet. Ndersa opinioni i ketyre te ashtuquajturve analiste qe kane "zaptuar" ate vend per 30 vjet, do te varet nga kush i jep tasin e supes, vetem brockulla dhe idjotsira do lexoni duke ju shpelare edhe ate pak tru qe ju ka mbetur.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vezhgusi

                  Gazetar idiot,Jimmy Carter ishte president ne vitet 1974-1978 per korektesi. Je plotesisht gabim

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Franci

                    Ti je gabim , Jimi Carter qe President nje katervjecar me vone se cshkruan ti , ne vitet qe shkruan qe President Xherald Ford , mbas Fordit erdhi Jimi Carter , mbas tij e mori Ronald Regan per dy 4 vjecare te tjera dhe keshtu me radhe .....

                    Përgjigjjuni
                  2. V
                    Vezhgusi

                    Do ishte me mire te thoshe ish President edhe per Carter

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fred

                      "Vezhgueso", presidentet amerikane mbahen dhe quhen gjate gjithe jetes Presidente, pavaresisht se nuk e ushtrojne me ate detyre. Informohu para se te leshosh broçkullat.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mos e beso po deshe, por eshte e vertete.

                        Kur jane ne pushtet jane arrogand, mendjemedhenj dhe pordhace, nashi na vijne per vizita private per biznes si ish Gjeneralii NATO-s Klark dhe na cajne carin. Shoqja Kimete nga Guan eshte Ambasadrore e USA, var-et e ben politiken e Biden Pampersit, apo ka perqindje ne kete ndermjetesi per shitje-blerje gazi nga kompanite amerikane.

                        Përgjigjjuni
                        1. o
                          opozitari i opozites gjithmone eshte rrogetari i q

                          Pompeo erdhi per vizite biznesi e per te vajtur tek Ashraf-3. Organizatoret e qeverise moren kukullat e opozites Ali Beu and Co dhe ja vune atij ne rrjesht per foto pas takimit. Pompeo beri foto me te gjithe te pranishmit (as nuk e njeh fare Alo Beun se kush eshte)!. Kaq eshte kjo estrade qesharake or ti Patoku i borderose qeverise.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje