Ish-sekretari Pompeo: Do t'u ndihmojmë për t'u forcuar ushtarakisht

16 Maj 2022, 11:56Politika TEMA

Ish-sekretari Pompeo: Do t'u ndihmojmë për t'u

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka mbajtur një fjalim në konferencën e organizuar me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

“Që nga 1922, marrëdhëniet mes vendeve tona janë të shkëlqyera”, tha Pompeo duke shtuar se pas rilidhjes së marrëdhënieve në 1990 dy vendet kanë bashkëpunuar shumë.

Ai theksoi se Departamenti amerikan i Mbrojtjes e ka çmuar shumë rolin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit.

Ish-kreu i DASH që ka mbajtur detyrën e lartë shtetërore gjatë presidencës së Donald Trump në 2018-2020, tha se dy vendet duhet të punojnë për t’u forcuar ushtarakisht.

“Shpresoj që të vendosim një divizion të plotë këtu dhe t’u ndihmojmë që të bëheni më të aftë ushtarakisht dhe ne të bëhemi më të aftë ushtarakisht dhe në mënyrë që NATO të mund të bëjë ato gjëra që mund të thirret në detyrë që të bëjë”, tha ai.

Këtu, Pompeo iu referua shtabit që Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale për Europën (SOCEUR) do të ngrejë në Shqipëri.

Ish-sekretari amerikan bëri thirrje që opozita dhe mazhoranca në Shqipëri “duhet të kenë vullnet të mirë për të shkulur korrupsionin dhe mbrojtur demokracinë”.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Pompeo mori titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës.

Pompeo, ish-drejtor i CIA, është një nga emrat më të lakuar për të qenë kandidat në zgjedhjet presidenciale të 2024.

Muaj e fundit, ai është përfshirë në vizita të shumta brenda SHBA por edhe jashtë vendit.

Zakonisht ish-Sekretarët e Shtetit në SHBA sigurohen për 180 ditë pas lënies së detyrës. Por në rastin e Pompeo kjo është zgjatur.

DASH thotë se paguan më shumë se 2 milionë dollarë në muaj për t’i ofruar 24 orë siguri ish-Sekretarit të Shtetit dhe ndihmësve kryesore të tij për shkak të kërcënimeve nga Irani.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Pompeo pritet që të vizitojë kampin e muxhahedinëve në Durrës.

Shqipëria ka hapur ambasadën e saj në Uashington më 28 korrik 1922 që daton vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

3 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Amerika ka marrdhënie të fuqishme me të gjitha shtetet e botës, neve na duket sikur janë më të mira me ne se të tjerrët., po atë mendim kanë dhe shtetet tjerra për vëndin e tyre. Italia mund të përdor aeroportet tona nëse e sheh të arsyeshme të bombardoj Kosovën.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Aha lajmi me humoristik i Meros … lol

      Përgjigjjuni
      1. F
        Franci

        O lamash , ku e pe lajmin humoristik te Meros ?? Nuk pritet koment pozitiv nga nje njeri me sindromen down si puna jote ...ti je personifikimi i njeriut lamash qe nuk di se ckerkon , shan kedo , je me kedo , je me te gjithe dhe sje me asnje ....shenjat e para te skizofrenise .....bjeri pas vetes , perpara se te varin kanacet ....debil , dhe mesoe veten qe nese nuk ke gje per te shkruar nuk eshte kusht qe duhet patjeter te shkruash bajgen tende ....pederast

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje