
Deputeti demokrat, Flamur Hoxha beson se nëse Partia Demokratike vijon të jetë e përçarë edhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të përsëritet rezultati i 6 Marsit.I ftuar në studion e ABC Live, Hoxha u shpreh se nëse ka vullnet PD bashkohet për 24 orë, por mungon një gjë e tillë. Peshën më të madhe të përgjegjësisë ia hedh Sali Berishës.
“PD nuk duhet të ishte në këtë situatë që është sot. Vjen si rezultat i një vendimi të aleatit tonë. Ndodhi disa muaj që ne si PD kaluam të gjitha proceset e zgjedhjeve në parti. Kjo është pjesë e hipokrizisë në PD. Nëse duam ne për 24 orë e bashkojmë PD. Vullnetet nuk arrihen të bëhen bashkimi nëse nisemi nga interesa personale. Jam i kënaqur që jam pjesë e platformës së bashkimit.
Unë do luftoj që të kem kontribut për të pasur një parti shumë të madhe. Kam thënë që këtë çështje e zgjidh vetëm Sali Berisha. Ne nuk do të kemi një parti të madhe. Në 30 vite njeriu më i plotfuqishëm në PD normalisht që do të ketë atë ndikim. Mos harrojmë që jemi individ. Nëse ne do të paraqitemi në një fushatë në 2023 të përçarë do të dalim akoma më keq se në 6 mars.
Në parim i vë faj asaj pjese të politikës që kanë konsumuar tetë mandate dhe duhej të thonin që ka një limit. Ka faj Sali Berisha sepse ka qenë pjesë e PD gjithmonë. Në 2013 nuk mund të vish në 2025 me të njëjtën politikë dhe gabime që ka bërë. Do të doja ti besoja Berishës, por me çfarë shoh në grupin e Rithemelimit jam i prirur të mos e besoj. Është e lehtë për ta thënë por vështirë për ta bërë”, tha ai.
Zgjedhjet që do të mbahen në 22 maj për kryetarin e ri, Hoxha i sheh si garë me fitues të përcaktuar.
“Zoti Elezi ka vlerësim nga ana ime si kontribues. Mendoj që është një garë që e ka të përcaktuar fituesin. Por zoti Elezi ka mundësinë që të ketë platformën e tij”, tha ai.
Ndërkohë që pritet një vendim gjykate, deputeti demokrat thekson se do të jetë gjithnjë në PD. “Lufta de jure për vendimet e gjykatës nuk është ajo që duhet të ishte. Ne e respektuam vendimin e parë të gjykatës dhe po presim një vendim të apelit. Unë jam pjesë e PD. Nëse me vendim gjykatë PD do jetë ajo që do të jetë unë jam pjesë e PD. Unë di që ka një PD dhe do të jem pjesë”, u shpreh ai.
O flamur bjeri drejt jo saliu jo haxhiu.saliu duhet te ike nga syte kembet.
Nuk ishit te zote te vinit ne ''binare'' berr-ish katran katallanin per poshtersite e panumerta, qe i ka bere vendit dhe te ashtuquajtures ''Parti Demokratike'', tani i pafshi ''hajrin'' percarjes, qe ishte e pashmangshme. Ne pede jane mbledhur te fortet e hurit dhe te litarit, ndersa per mend, logjike dhe vizion ne ate stan nuk gjen as edhe nje burre apo grua normale. Ky eshte demi me i madh i Shqiperise, pa per banda si puna juaj, ato jane si kerpudhat pas shiut te saliut...