Një përgënjeshtrim për grupin e Berishës, që akuzuan Mike Pompeo se mori një shumë të majme për t'u shfaqur krah Ramës

16 Maj 2022, 18:04Politika TEMA

Një përgënjeshtrim për grupin e Berishës, që

Sipas presidentit të kompanisë amerikane të energjetikës, “Linden Energy”, vizita në Tiranë e ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo u pagua nga kompania, ndërsa siguria e tij u mor përsipër nga qeveria amerikane-Grupi i Sali Berishës pretendonte se Pompeo mori një shumë të majme, të shfaqej në Tiranë krah Ramës

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u shfaq në krah të kryeministrit Edi Rama gjatë firmosjes së një memorandumi mirëkuptimi mes kompanisë shqiptare të gazit, AlbGaz dhe kompanisë bullgare “Overgas” për zhvillimin e projekteve energjitike të hënën në Tiranë.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe Stephen Payne, president i kompanisë amerikane “Linden Energy”, e cila ka nënshkruar një marrëveshje për blerjen e 50% të aksioneve të kompanisë bullgare të gazit “Overgas”.

Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë gjatë ceremonisë, ish-sekretari i shtetit, Pompeo është kryetar i bordit të Këshillimit të “Linden Energy”.

Presidenti i Linden Energy, Stephen Payne dhe anëtari i bordit drejtues të Overgas, Matthew Bryza e cilësuan projektin e bashkëpunimit me kompaninë shqiptare AlbGaz si të rëndësishëm dhe të mbështetur  nga qeveritë shqiptare dhe amerikane.

I pyetur nga BIRN për vizitën e Z. Pompeo në Tiranë, Payne tha se udhëtimi dhe qëndrimi i tij ishin paguar nga kompania “Linden Energy”, ndërsa shtoi se siguria “është marrë përsipër nga qeveria e Shteteve të Bashkuara”.

Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë nga kryeministria, kompania Overgas ka shprehur interes për t’u furnizuar me gaz përmes terminalit që do të ngrihet në Vlorë. Kryeministria e konsideroi këtë një projekt me rëndësi të veçantë, i cili “po bëhet realitet me kompanitë më të njohura amerikane”.

“Është një moment i shënuar për një nga projektet tona më të rëndësishme dhe strategjike që ka të bëjë me gazifikimin e Shqipërisë, duke iu referuar projektit të Termocentralit të Vlorës të pjesës gazifikuese të portit lundrues, që do të ndërtohet në Vlorë dhe padyshim të një hapi të madh që ne po hedhim duke e kthyer këtë projekt nga një projekt lokal në një projekt rajonal,” tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë ceremonisë së nënshkrimit.

Më herët, Pompeo përshëndeti dhe konferencën “Together- Krah për Krah”, kushtuar 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, ku vlerësoi marrëdhëniet e gjata mes dy vendeve.(BIRN)

26 Komente

  1. e
    elton

    Nuk ka me gezim te madh kur sheh Pompeon me Alibeajn dhe Berishen me Varikarsat qe mban afer

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      Edhe une jam shume i gezuar qe Pompeo ka mare ca leke. Dhe me shume i gezuar , se se shpjejti cmimi i energjise do te ritet sepse do prodhohet me gaz amerikan. Llampat do ndricojne me shume, kondicioneri do ftohi me mire ne vere dhe do ngrohi me shume ne dimer. Do paguajme ca me shume, po ci qi tëmen. E rendesishme eshte qe do kemi energji amerikane. Dhe ky eshte 1 gezim i papershkruar.

      Përgjigjjuni
      1. K
        K

        Dot do ja tregoje noka ketij spiunit të sorosit.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Taulant

        Fakt eshte qe Pompeo ka ardhur per interesat e tij (firmes qe e ka kontraktuar) ekonomike dhe ben edhe ndonje foto me politikanet Shqiptar. Fatkeqesisht mbas firmes Bullgare dhe asaj Amerikane qe do investoj ne Vlore ka politikan qe perfitojn. Vendi nuk do fitoj asgje. Impianti i gazit qe do ndertohet ne Vlore u refuzua prej te gjithe porteve te Italis. Eshte shume i demshem per mjedisin . Rreziku eshte qe me dhjetera anije cisterna me gaz te lengshem do vijn ne Vlore do ankorohen aty do ndosin mjedisin aty do shkaterrojn turizmin. Gazi i lengshem do transformohet ne gaz normal ne impiantin e Vlores dhe me tubacionin aktual qe sjell gaz nga Azerbaxhani do ta transportoj ne Itali. Rreziku eshte qe Shqiperia te perdoret si stacion i ketyre impianteve per te furnizuar Evropen me gaz. Asnje vend Mesdhetar nuk pranon impiante ti tilla ndotese per mjedisin . Shqiperia po shnderrohet ne kosh plehrash.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ani

          Kujt po ja ndjen....pjaft te jene ne pushtet e te vjedhin

          Përgjigjjuni
          1. N
            Një qytetar

            Ke shumë të "drejtë" Taulant. Nëse një projekt bëhet nën miratimin dhe drejtimin e zotit Berisha, atëhere Shqipëria kthehet në një kopsht të lulëzuar. Por, po i njëjti projekt, t'a zëmë, drejtohet nga Edi Rama ose Enkeleid Alibeaj, Shqipëria kthehet automatikisht në një kazan plehrash për Europën.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nje malok

              Vetem Gjergj Elez Alia i kohes sone-Perbindeshi i Vicidolit, i Madherishmi Sali Vik Karaxhich e shpeton Shqiperine nga kthetrat e Imperializmit Amerikan dhe bashkepunetoret e tyre atdhemohues Edi Rama dhe Enkelejd Alibeaj!

              Përgjigjjuni
              1. u
                ushtari

                Respekt "nje qytetar" qe ndryshon shume nga Taulantet qe mendojne se qyteterimi ha barr Berishjan!Taulanti ka qene maksimumi punonjes i SHIKUT-te famekeqit Gazidede e per rrjedhoje vazhdon punen duke menduar se nje dite feudalizmi Berishjan do te triumfoje.

                Përgjigjjuni
              2. A
                Aaaaa

                Simbas kesaj qe ti po thuaj I bie qe ne kete dynja asnjhere nuk do te ishin ndertuar impiante gazi dhe nuk do kishim perdorin gazi ne bote.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Aaaaa

                  Simbas kesaj qe ti po thuaj I bie qe ne kete dynja asnjhere nuk do te ishin ndertuar impiante gazi dhe nuk do kishim perdorin gazi ne bote.

                  Përgjigjjuni
                  1. Y
                    Ylli

                    Sa i ditur je?Gjitholog i madh.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Foltorja

                      Nga e ke mare gjithe kete informacion, qe asnje vend mesdhetar, procesin se si gazi lengshem kthehet nne tulle etc…, nga takimi i Sales ne Lezhe me ishgardistin, apo nga qendra per zhvillim e perparim i Metes. Per gjithe loqet qe mashtroni, nuk ka investim ne kapitalizem pa interes, i vetmi investim i tille mund te jene vetem objektet e kultit por dhe ato kane qellimet…

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        taullani

                        O robo , ti paske shkuar per lesh kari .....ketu behet fjale per investime dhe vende pune , per zhvillim dhe mbyllje marveshjesh dhe ti na tregon mjedisin , ajrin e paster , dhe kesisoj karlliqesh .....Shqiperia do shnderohet ne kosh plerash ?? Ti je kosh plerash ....bile kosh plerash qe je mbushur me letra bythe ..... E di cme kujton ti ?? Helenet qe prisnin te behej investimi gjigant nga Emiratat e Bashkuara Arbe ne Krete ......dhe kur nuk u be se arabet vendosen te ishin me afer Mesdheut dhe Adriatikut , por dhe duke pare dhe interesin e tyre financiar vendosen te investonin ne Durres ....menjehere te nesermen greket justifikoheshin se marina superluks do te prishte te tashmen e Kretes .....ja i till bythqir je dhe ti ....

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vranakonti

                          Taulant! Edhe dhelpra keshtu tha,kure e pa qe nuk e mertet dot rrushin,eshte i papjekur dhe iku me bishtin ndershale... Vazdoni flisni nga xverku ju ithtaret e Sali Viçidolit.

                          Përgjigjjuni
                          1. l
                            lushi

                            Tau Tau ,thone qe eshte e vertete qe eshte paguar me nje shume marramendese rreth 700000 mije dollare dhe shumen ne fjale thone se e ka paguar Lul Basha!

                            Përgjigjjuni
                          2. O
                            On

                            Jo ush po gomar....Ore vaji e nafta sa vajti se ktej nga ne po bien

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Titi

                              Eshte normale qe çdo kompani ka interesa e saj kur investon...por lajmi qe shperndan media e Berishes eshte bllof dhe disinformuese. Para hallit te interesave kombetare ato kane hallin e Berishes dhe jane komplet te pabesueshem.

                              Përgjigjjuni
                              1. Z
                                ZOOTEKNIKU

                                Te lumte, Taulant. Me cfare ke shkruar, kuptohet qe ke dale kunder miqve tuaj qe kane vite e vite qe thone se Shqiperia eshte "kosh plehrash" Perdore fjalen me mire, zoteri, se mendja te ka ikur. '

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Ancle Sam

                                  Fakti eshte qe Pompeo ka shkuar ne Dures te shtepia e iranianeve ose Ashraf 3 sic erdhi Rudi Juliani para disa vitesh. K'to perrallat e tjera vazhdoni e besoni

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    E forta e TEMES

                                    Ha ha , e forte kjo Sipas zoterise e KA PAGUAR KOMPANIA ! Dhe ME KETE PERGENJESHTROHET kokalari qe tha SE KA MARRE NJE SHUME TE MAJME per te ardhur ne Shqiperi !!!! Se ku eshte pergenjeshtrimi apo genjeshtra ketu ec e merre vesh !!!!????

                                    Përgjigjjuni
                                    1. H
                                      Hug

                                      Kush e ka mik KM-ne, te na beje nje nder ... I thoni te mos u hedhe doren ne qafe ktyre qe vijne nga USA, se la nam. Nuk te hedh doren ne qafe njeri ne Amerike, .... vec ne dy raste: 1. ne qofsh shume-shume mik... 2. ne qofsh gay .

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Dajti

                                        Asgje tjeter me shume se kjo fotto cmend fare Berishen dhe Fanatiket e tij

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Sali Shugare Byth-tupania, nga Viçingadoli i Trebo

                                          Po po, është e vertetë, që Pompeo ka ardh në Shqiperi kundrejt një shperblimi. Koha është shumë e veshtirë, kriza botërore per bereqet po thellohet, dhe arsya e vertetë e ardhjes së z. Pompeo jua them unë: Pompeo është shperblyer me 2 thasë kallamoq, që qeveria Shqiptare ja ka grabitur katundit tim, Viçidolit. Këtë fakt ma ka treguar një mik që sot nuk po ja publikoj emrin. Edvin Rama, ka vjedhur 2 thasë kallamoq nga rrezerva shtetërore, për të shperblyer Mike Pompeon per ardhjen e tij në Tiranë. Edvin Rama është një tradhetar i kombit, që paguan me pasurinë agro-alimentare të atdheut, ish-zyrtarë të shtetit komunist Amerikan, që të vijnë në Tiranë dhe të bëjnë një foto bashkë. Turp, turp dhe tradheti.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. H
                                            Ho ho

                                            O rrote trapi Po as artikullin e mesiperm se ke kuptuar??? Se perndryshe paske pjerdh ne tru !!!

                                            Përgjigjjuni
                                          2. K
                                            Kristi

                                            Per doren ne qafe... Po te drejte ke o komentuesi me lart,..por jo tamam ashtu. Amerikanet jane popull I zgjuar..te takojne perzemersisht.. Te njohurit qe kane dhe confidence perqafohen...etj ,...dhe ata bejne kuvendin sipas vendit....duke ruajtur gjithmone dinjitetin. ...thjeshte per te mos qene kategorik o amerikannjohesi I komentit..

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Amerikan-njohes

                                              O Krist trimi Miqesia, njohja, konfidenca dhe perzemersia jane reciproke, or taj. Me thuj nje amerikon qe i ka hedh doren ne qafe Edi Rames. Ma gjej nje foto dhe ma trego...

                                              Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje