Pas përzgjedhjes nga Kryeministri Rama të Ervin Demos në postin e ministrit të Pushtetit Lokal, Partia Socialiste në Berat ka propozuar dhe po mbështet Ervin Cecën, një intelektual të ri, i ardhur nga Universiteti i Padovës dhe prej një kohe të gjatë i angazhuar në sistemin bankar në qytet.
Ceca, aktualisht është kryetar i komanduar i Bashkisë Berat. Më herët ai ka mbajtur pozicionin e kryetarit të Këshillit të Bashkisë Berat, ku është shquar për tolerancë dhe bashkëpunim me të gjitha forcat politike që përfaqësohen në këtë këshill.
Ai ka një karrierë të gjatë në sektorin bankar, ku ka shërbyer me profesionalizëm dhe korrektësi.
I diplomuar në Ekonomi Ndërkombëtare në Universitetin e Padovës në Itali, Ceca duket se është një garanci e shtuar e vazhdimësisë së zhvillimit të qytetit, sidomos në sektorin e turizmit dhe promovimin ndërkombëtar.
Sigurisht që për çdo kënd është pushteti dhe drejtimi i institucionit ai që do t’i tregojë vlerat dhe aftësitë, por Ceca duket se mishëron të gjitha vetitë e një qytetari korrekt dhe të angazhuar në dobi të komunitetit.
Sfida e tij kryesore është vijimi i një rruge të lënë në mes dhe në aftësinë e tij për të qenë një drejtues që më shumë se sa partinë që e ka kandiduar, do qytetin e Beratit, i cili meriton një drejtim që vijon zhvillimin e arritur deri më sot./nl/TemA
Bravo qy! Po i ngjitet dot Mangalemit me biçikletë? Se në Berat vetëm në Murat Çelepi bredh dot me biçkiletë, në vëne të tjera duhet ti hipësh këmbëve, ysh ysh!
Jo mor jo e ke gabim : Mangalemin eshte kenaqesi ta shetisesh me kembe , ska nevoje per biciklete ? Jo vetem ne lagjen e vjeter ne Murat Celepi por qe nga kombinati Mao-ce- Dun e deri ne Uznove eshte goxha rruge qe pershkohet edhe me biciklete , ka pak te perpjesme tek Rrapi sa del ke shkolla Thimi Tani dhe e ke rrugen drejte e ne Uznove ? Mos na i tremb TURISTAT se mezi e kemi qytetin e nje mbi nje dritareve me nje tradite te shkelqyer per mikun ...!!!!
Djali duhet te jete nga familja Ceca , nje familje e kulturuar me tradite ? Besoj dhe djali duhet te trashegoj prej familjes ato virtyte te te pareve ? Suksese