Progres-Raporti për Shqipërinë, Rama: BE na vlerësoi për ritmin rekord, 5 grup-kapituj u hapën në 11 muaj

7 Nëntor 2025, 09:55Politika TEMA
Progres-Raporti për Shqipërinë, Rama: BE na vlerësoi

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podcastit “Flasim”, u ndal në ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, duke e cilësuar atë si “përparim të pashembullt”.

“Shqipëria ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm në procesin e integrimit, duke hapur 5 grupkapituj në vetëm 11 muaj. Shpresojmë që deri në fund të vitit të hapim edhe grupkapitullin e fundit”, tha Rama.

Kryeministri kujtoi gjithashtu skepticizmin që kishte hasur më herët kur kishte deklaruar se negociatat e anëtarësimit do të mbyllen deri në vitin 2027.

“Disa e përçmonin atë që unë thosha se në 2027 do mbyllim negociatat, duke më thënë se kjo është shpikje dhe s’ka lidhje me BE. Por progres-raporti e vërteton të kundërtën,” u shpreh Rama.

“Progres raporti i BE ka vlerësuar me superlativa përparimin e pashembullt i Shqipërisë në Procesin e integrimit, në hapjen e 5 grukpapitujve në vetëm 11 muaj.
Shpresojmë që deri në fund të vitit të hapim dhe grupkapitullin e fundit
Duke kujtuar se si disa e përçmonin atë që unë thosha se në 2027 do mbyllim negociata duke më thënë se kjo është shpikje dhe s’ka lidhje me BE, progres raporti vërteton të kundërtën”, tha ai.

2 Komente

  1. k
    k

    Na trego ndonjē mesele me tendera, o komandanti inẽ.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teodor

      Nuk ka ardhur 2027. Prit....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje