VIDEO/ Kur do ta deklarojë PD në KQZ kontratën 6 milionë dollarëshe të lobimit për ‘non gratën’ e Berishës në SHBA?

7 Nëntor 2025, 09:11Politika TEMA
VIDEO/ Kur do ta deklarojë PD në KQZ kontratën 6 milionë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka refuzuar të komentojë mbi kontratën e shumëpërfolur të lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, që sipas raportimeve, ka pasur për qëllim heqjen e përcaktimit non grata ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Celibashi bëri të ditur se në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ende nuk është depozituar asnjë kontratë e tillë, ndërkohë që sipas të dhënave të publikuara në SHBA, marrëveshja e lobimit kap vlerën e rreth 6 milionë dollarëve.

Ligji shqiptar është i qartë për këtë çështje.

Sipas nenit 90 të Kodit Zgjedhor dhe akteve nënligjore të KQZ-së, partitë politike janë të detyruara të deklarojnë çdo shpenzim financiar të bërë në kuadër të fushatës zgjedhore, përfshirë pagesat për shërbime lobimi jashtë vendit.

Afati për dorëzimin e bilanceve financiare dhe raporteve të shpenzimeve përfundon 60 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve — afat që tashmë ka skaduar.

Megjithatë, në listën e deklarimeve të KQZ-së nuk figuron ende asnjë raport financiar nga Partia Demokratike e drejtuar nga Berisha, duke ngritur pikëpyetje serioze për transparencën e fondeve të përdorura dhe për burimin e parave të lobimit në SHBA.

Sipas praktikës ligjore, mosdeklarimi i këtyre fondeve mund të përbëjë shkelje të ligjit për financimin e partive politike, çka mund të sjellë sanksione administrative apo hetime nga organet kompetente nëse konstatohet përdorim i fondeve të padeklaruara.

Burime pranë KQZ-së i thanë gazetës TemA se nuk është dorëzuar asnjë dokument financiar që lidhet me kontrata ndërkombëtare lobimi, ndërsa zyrtarisht institucioni po pret afatin përfundimtar për dorëzimin e të gjitha raporteve financiare nga subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje.

Ndërkohë, kontrata e lobimit për Berishën është regjistruar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA sipas ligjit “Foreign Agents Registration Act” (FARA), gjë që e bën të detyrueshme për PD-në ta reflektojë atë në raportet zyrtare financiare në Shqipëri.

Por deri më sot, asnjë dokument i tillë nuk është bërë publik, as nga vetë Partia Demokratike dhe as nga KQZ-ja.

Nëse mosdeklarimi i këtyre fondeve konfirmohet, kjo do të përbënte shkeljen më të madhe financiare të një partie politike shqiptare në dekadën e fundit, me pasoja që mund të shkojnë deri në pezullimin e financimeve publike për PD-në dhe referimin e çështjes në organet e drejtësisë./nl/TemA

9 Komente

  1. D
    Dritani

    Po çfar prisno nga I ashtëquajturi Kryekomisioner i zgjedhjeve ?NUK bën dot transparencë Ai ,se i duhet të shesë Fatmir Mediun ,ish autorin e Gërdecit ..Çdo gjë mund të thuash për të po që të mbajë dhe të sjellë ai drejtësi në Institucionin ,që i është. dhënë.;(ndoshtaa shumë gabim është vepruar që në fillim ).

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Ylli ne fikje, Manjani

      .kur tu doje trapi Rame e Sali... Kjo eshte Shqiperia qe kane bere keta... Shteti i te drejtes eshte kthyer koke poshte ne shtet te padrejtesi e pabarazise para ligjit. Shtet horrash gangosh langosh

      Përgjigjjuni
      1. M
        Munika

        C'ja fusni pordhes kot edhe ju! Ky qelbesire ka sfiduar cdo ligj e cdo rregull te ketij vendi. Te dhjefsha mu ne ket drejtesi te korruptuar koke e kembe

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nje votus

          Kaq i pa zevendesushem eshte ky pis Celibashi apo eshte pjestar i bandes se kriminelit me te madh te koherave sali plera ?

          Përgjigjjuni
          1. I
            Igor

            Ka ma shum gjera qe dueshte ti deklaronte si per sh ata parat e Naftes qe ja shiti Millosheviqit nuk u deklaruan kure,ata te arit qe i ndajten se bashku me Meten ,te Gerdecit,21 janarit ,pra vetem litari qe e zbaton punen.

            Përgjigjjuni
            1. C
              Celibrimi i Celibashit

              Celibashi eshte ekuilibruesi .mes Rames dhe Berishes qe zbut e mbulon jo vetem krimet zgjedhore,por edhe ato penale. Eshte kjo arsyeja qe komisionet qe ngrihen behen me pelqimin e te dyja paleve...

              Përgjigjjuni
              1. S
                Skraparliu

                CELIBASHI pavarsisht qe thote jam Socialist I shpeton SHURRA nga Berisha,ju thoni ti kerkoje per pagesat gjate fushatesh,,eshte burre pa koqe se po te kete ju thote brenda ligjit partite te raportojne se cfare kane harxhuar ne fushat por Qelibashi dhjete gjake per Salen ndryshe nuk ķa si shpjegohet.

                Përgjigjjuni
                1. p
                  ppa

                  Berisha eshte djall...e ka llogaritur cdo gje. Prite kur te deklaroi - pagesa nuk eshte bere per fushate por per lobimin kunder "non grata". Pra , nuk kam pse ta deklaroj.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Aron

                    SPAKUuuuuuuuuuu, ku je o SPAKUUUUUUUUUUUUUUUUUUU?

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje