Vendimi i Kushtetueses, Tedi Blushi: Fitore e shtetit të së drejtës

7 Nëntor 2025, 08:40Politika TEMA
Vendimi i Kushtetueses, Tedi Blushi: Fitore e shtetit të së

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është shprehur se vendimi i Gjykatës Kushtetuese që la në krye të Bashkisë së Tiranës Erion Veliajn, ishte një fitore e shtetit të së drejtës.

Komentet Blushi i bëri përmes një lidhjeje nga Kuvendi për ‘Ditari i Pasdites’ me gazetarin Pandi Gjata në A2 CNN, ku tha se Rama ka tentuar të vendosë disiplinë ushtarake brenda shtetit.

Blushi shtoi gjithashtu se Veliaj duhet të ishte dënuar nga drejtësia të paktën 8 vite më parë, për aferën e inceneratorëve.

“Gjykata Kushtetuese nuk jep pafajësi në raport me veprat penale që mund të kesh konsumuar. Gjykata Kushtetuese është një institucion që qëllim të vetëm ka interpretimin e drejtë dhe të ndershëm të Kushtetutës.

Them që është një fitore e shtetit të së drejtës, ku regjimi mori përgjigje për përpjekjet antikushtetuese për të vendosur disiplinë ushtarake brenda shtetit, ku është kryeministri i cili ashtu siç mund të shkarkojë vartësit e tij, nuk mund të shkarkojë më një kryetar bashkie, pavarësisht emrit që ai ka dhe kusureve që ai mund të ketë në raport me qytetarët apo financat publike.

Veliaj duhet të ishte dënuar të paktën 8 vite më parë që kur u bë publike firma e tij e kundraligjshme që i hapi udhën inceneratorit fantazmë të Tiranës.”, tha mes të tjerash Blushi. 

2 Komente

  1. M
    Mirëmëngjes interes

    Për sa kohë Meta është në burg ashtu do thojë Blushi. Problemi është interesi i qytetarëve dhe jo i politikanëve të korruptuar që janë bërë milionera pa punuar një ditë.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Katunari delenxhi nẽ Tiranẽ, shkatērrimi pẽrfundimtar I endrrẽs sẽ pērparimit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje