Projekti për të furnizuar me ujë rajonin e Puglias, Rama: Ide e vitit 1930, Shqipëria ka qenë gati

14 Nëntor 2023, 22:10Politika TEMA

Projekti për të furnizuar me ujë rajonin e Puglias, Rama: Ide e

Kryeministri Edi Rama tha se çështja e ndërtimit të një ujësjellësi nga Shqipëria për rajonin e Puglias në Itali, është një ide e viteve 1930 dhe shtoi se vendi ynë ka qenë gati që prej asaj kohe por Italia nuk e ka vijuar projektin për shkak se ka kosto tepër të madhe.

“Është një temë që është hapur në vitet 1930. Ideja që Puglia të merrte ujë nga Syri i Kaltër. Atë temë e kanë prekur të gjithë kryeministrat e Italisë dhe ja ku jemi. Ne kemi qenë gati që nga vitit 1930, ka një arsye përse nuk është bërë deri tani, sepse është një projekt gjigand, kur shohin koston thonë po e lëmë për pak më vonë”- tha Rama në Repolitix.
Kujtojmë se në fillim të këtij viti kreu i rajonit të Puglias, Michele Emiliano deklaroi se kishte diskutuar me Ramën për këtë projekt dhe se kryeministri shqiptar kishte shprehur interes. 

4 Komente

  1. b
    beni

    ne jemi pa uje per vete, ky do furnizoje italine. pika qe nuk i bie.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkupi

      Degjojeni Ramo grekoshkjaun. Kaq i poshter e kaq destruktiv antishqiptar. Mendonim se Shqiperia ka intelektual, ka shqiptar me gjak shqiptari, ka te shkolluar… por paska qene e mbushur me nje popull legen, pa dinjitet. Prandaj ka luajt koqe shkjau Mugośa neper Shqiperi.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrofshin ppp

        Meqe puglia spaska uje pse nuk ndertoni nje fabrike uji vetem per puglia dhe ja shisni me shishe si cben cdo shtet me pasurite e veta kombtare Apo e duan si projekti TAP ku shqiperia me te ardhurat e ktij projekti mush cdo vit arken e shtetit

        Përgjigjjuni
        1. s
          spata

          Bravo K/M.Te gjitha projektet italjane qe sabotoj Zogu duhen te rishikohen ne kushtet e nje bashkpunimi serjoz.Kujdes mos e hap shume thesin me premtime .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje