
Nëse do të flasim me gjuhën dhe termat e Ilir Metës, që thotë se inceneratori i Tiranës është skenë krimi, atëherë vrasësit janë në bulevardin qendror të Tiranës, jo në Sharrë.
Por, në vend që të protestojë në bulevard para Kryeministrisë, Ilir Meta investohet disa kilometra më tutje dhe pyetja që lind vetiu: a është përzgjedhja vendit vërtet simbolike, apo ka arsye tjetër?
Ish-presidenti, që gjatë të gjithë gushtit deklaronte se si do të shpërthenin protestat kundër qeverisë në shtator, më shumë se simbolike vendndodhjen e protestës duket se e ka pasur taktike.
Pa mbështetjen e hapur të Berishës në këtë protestë (Berisha i çoi në Sharrë dhëndrin dhe Klevis Balliun), kreu i Partisë së Lirisë i trembej pjesëmarrjes në një protestë të mundshme në bulevard.
Në Sharrë, pjesëmarrja e pakët e qytetarëve mund të justifikohet, edhe me termin ‘protestë simbolike’. Veç kësaj, tubimi i dështuar i Metës mund të jetë edhe kapaku që vulos ëndrrën e tij për të qenë udhëheqësi i opozitës.
Ambicien e ka shfaqur hapur dhe përpjekjet për të joshur demokratët kanë nisur që pas lënies së Presidencës. Si hap i parë në këtë mision ishte pozicionimi i partisë së re të ngritur mbi rrënojat e LSI-së ‘as majtas, as djathtas’.
“Është parti patriotike”, tha Meta, kur u pyet nga gazetarët nëse Partia e Lirisë do të ishte e majtë, apo e djathtë.
Joshja kulmoi me kryerjen e homazheve ditën e martë në vendin ku u vra Azem Hajdari dhe më pas edhe vizita në shtëpinë e familjes së liderit të lëvizjes së dhjetorit.
Si ‘ujk i vjetër’ në politikë Berisha s’mund të mos e kishte nuhatur ambicien e Metës, që bie ndesh me ambicien e tij personale për t’u rikthyer edhe njëherë në pushtet me shpresën se pushteti do t’i heqë njollën me të cilën e kanë damkosur amerikanët.
Për këtë qëllim, në protestën e Metës, Sali Berisha dërgoi dhëndërrin e familjes, Jamarber Malltezi dhe Klevis Balliun, dy figura periferike të Partisë Demokratike. Mesazhi ishte i qartë. Për Berishën Ilir Meta është figurë periferike e opozitës, që s’mund të jetë lider. Çështja është a e mori Ilir Meta këtë mesazh, apo jo? (Voxnews)
Jugu dhe PD dhe opoziten i do!!! I ben te dyja dhe pozite dhe opozite!!! Si Enveri dikur dhe komandant dhe komisar!!!! Si nuk u bete njerez dhe me kembe ne toke po u ka hyre ne prapanice virusi i Enverit gjithe dhe gjihnje pushteti VETEM JUGUT!!! Allah e Perendi!!!!
Ky rrakitiku,hala nuk do me e kuptu,se eshte nje nder figurat politike me te dikretituara,ne keto 30 vjet,po ashtu dhe tutori i tij,po ai ka ca fanatike qe e ndjekin si bashkepuntore dhe autor krimesh per llogari te tij,prandaj ky muti i cobanit,se aq eshte,po nuk e mbeshteti Saliu,eshte i mbaruar,jo se do ta ngjalle Saliu,se ai eshte ne fundin e tij.Ky loqja i PL,kujton 2 marsin,dhe e ka si simbol te mbeshtetjes popullore,po harron se ata njerez ne shesh i nxori Lul Basha,se per te se rrun kush ne kete vend,dhe me qarte,ai duhet te kuptoje se me shume dhe ne shumice absolute,ate e urrejne demokrtet ne baze,prandaj ai do ti lepihet si gjithmone Saliut,deri sa ti dale viza per ne Rec
Une shkova ne pordheste dje me shprese te madhe se ne fillim te pordhestes do shihja nje demonstrim performance te Klevis krricit te faro pace pilafit , me kollaro, me dy gishta lart hipur mbi furgonin e policise duke bere garipin para shpellareve te Astirit, por krrici i faros ishte fshehur pas Lefter hunderr maliq kokexhufkes qe dje rrinte si dhjere ne breke, si mi i lagur, shanset per drejtor burgjesh per Lefter hunderrin u shuan dje perfundimisht.