Protestat e dhunshme të Rithemelimit, Balla: Fraksioni i Berishës duhet të kuptojë që koha kur sulmoheshin institucionet ka mbaruar! Prokuroria të japë ndëshkim të merituar

2 Maj 2024, 09:58Politika TEMA
Protestat e dhunshme të Rithemelimit, Balla: Fraksioni i Berishës

Protestat e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë përpara bashkisë së Tiranës po shoqërohen dhe me episode dhune duke rrezikuar jetën e uniformave blu në detyrë.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi se rastet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës dhe pret nga kjo e fundit të bëjë detyrën e saj duke i dhënë ndëshkim të merituar atyre që guxojnë të dhunojnë ligjin.

Ministri kërkoi nga Prokuroria të hetojë çdo rast të referuar nga policia e shtetit pasi dhuna është e papranueshme.

''E them shpesh, e papranueshme dhuna ndaj institucioneve dhe mbi të gjitha dhuna ndaj policisë së shteti.

Çdo akt dhune dënohet ashpër dhe përfitoj nga rasti t’i kërkoj prokurorisë që të gjitha rastet e referuar nga policia të ndiqen më vëmendje dhe ndëshkimi i çdokujt që dhunon.

Punonjësi i policisë është personifikimi i shtetit dhe kryen detyrën. Ky fraksion i opozitës duhet të kuptoj se koha kur dhunoheshin institucionet ka mbaruar.

Policia e shtetit do të respektoj ligjin dhe vetëm ligjin'', tha Balla.

3 Komente

  1. L
    Lironi babin e Zenit

    Po c'thua zoteri sa here eshte thene Mul gonari i proçeduar Bardha e proceduar nga 100 here te proceduar, çfare eshte procedimi per drejtesin Shqiptare kur gjithçka ngelet ne kuadrin e fjaleve pse mos te vazhdojne ?

    Përgjigjjuni
    1. M
      Milua

      Mund të na thotë Ministri i nderuar kur ka mbaruar koha qe digjeshin institucionet. Ju po i lini me paaftësinë tuaj ti djegin, turp nuk të vjen. Pa merri rasi brënda pa ta shikosh ti e bën prapë ai të hedhi molotov. Policia duhet të hedhi ujë e ti shpërndaj, na u bën këta qurash të vin e ti vënë zjarrin Bashkisë.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vezhgues i protestave

        O Taulant djali ! Pse policia nuk i perdor mjetet qe i lejon ligji , po lejon rrugaçerine te tallet me 'te . Nuk po them te perdoret koburja po ligji eshte i qarte dhe policia eshte paisur me shkopinj gome , me bombula gazi lot sjelles , uji me presion e te tjera forma , gjithnje ne zbatim te ligjit . Çdo veprim duhet te kete nje pergjigje ekuivalente sipas kompetencave qe te jep ligji. Ne protestat e fundit , policia vetem mbrohet duke u shmangur edhe kur rrugaçeria perdor bombat "molotov". Dhuna qe eshte zbatimi i ligjit te edukon , prandaj per cdo rast ligji duhet te zbatohet rigorizisht .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje