Protestuesi para bashkisë: Ne s'vijmë nga rruga, jemi biznesmenë

1 Gusht 2024, 12:09Politika TEMA
Protestuesi para bashkisë: Ne s'vijmë nga rruga, jemi

Një nga protestuesit e pakët që u mblodhën para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e Sali Berishës, tha se nuk vjen nga rruga, por është biznesmen, që kërkon të çlirojë Shqipërinë nga krimi.


"Ne nuk vijmë nga rruga, vijmë nga bota e biznesit, vijmë nga bota akademike, por kemi dalë në rrugë prej 11 vitesh, sepse kemi dalë që të çlirojmë Shqipërinë nga organizata kriminale”, tha ai.

Edhe në protestën e sotme para bashkisë së Tiranës një numër i vogël militantësh i janë bashkuar.


Provë se janë shumë pak dhe ata që e dëgjojnë dhe Sali Berishën nga dritarja që bën thirrje për protesta të dhunshme.

Lini një Përgjigje