PS nis përgatitjet për 9 nëntori, Rama mbledh strukturat e Tiranës

3 Tetor 2025, 17:56Politika TEMA
PS nis përgatitjet për 9 nëntori, Rama mbledh strukturat e

Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 9 nëntor 2025, në 6 bashki të vendit, Tiranë, Vlorë, Cërrik, Mat, Tepelenë dhe Berat.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot ne nje takim strukturat drejtuese të PS-së Tiranës, duke “ndezur motorët” për këtë garë elektorale.

Partia Socialiste ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës. Ish-ministrja e Shëndetësisë, me pas e Arsimit dhe një nga figurat më të spikatura të PS-së pritet të jetë në qendër të fushatës në kryeqytet.

Nga ana tjetër, në kampin opozitar situata mbetet më e paqartë. Janë përfolur disa emra për kandidatë në Tiranë dhe bashkitë e tjera, por deri më tani nuk ka pasur një zyrtarizim nga koalicioni opozitar.

2 Komente

  1. n
    niko kalemi

    Po"Spirofycken pse nuk e ka angazhu ne zgjedhjet e Tiranes ky palloshi,apo e ka per te hyp ne avion dhe ka hall mos i lodhet,si duket e ka per probleme madhore

    Përgjigjjuni
    1. D
      Durresi

      Mjaft folet per zgjedhje , po per pensionet e per hallet e popullit do flasi ndonjehere ky kryeminister , se jeta nuk eshte vetem turizem e zgjedhje por ka edhe vuajtje me 1,5 milion qe kemi mbetur . Hidrocentralet e shume miniera e uzina i kane ndertuar baballaret tane ta mendoj pak ky zoteria qe ja dhame voten ne populli i thjeshte pa mare asnje ryshfet

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje