"Të vëmë një Këlliç tjetër?" - Dash Shehi: Për Tiranën duhet një personazh për ata që nuk duan as Ramën, as Berishën

3 Tetor 2025, 17:27Politika TEMA
"Të vëmë një Këlliç tjetër?" -

Dashamir Shehi thotë se Partia Demokratike duhet të lërë mënjanë tifozllëkun politik dhe të mbështesë në zgjedhjet vendore një kandidat që përbashkon opozitën, për të pasur mundësi reale që të fitojë përballë Edi Ramës.

“Nuk e kuptoj këtë që kandidati të mos jetë politik. Nëse futesh në garë, do merresh me politikë. Zgjedhjet në Tiranë janë politike dhe opozita duhet të kërkojë të fitojë për të përmbysur pushtetin, se për 15 muaj që vijnë zgjedhjet e tjera, nuk besoj se ka kandidat që mendon se do të rregullojë Tiranën. Duhet një figurë përbashkuese. 

Do të përballemi me qeverinë. Këtu është shpresa… Rezultati i fundit nuk është se ka qenë me shumë difernecë, por jo midis PD-së dhe PS-së, i gjithë opozitës bashkë dhe palës tjetër”, tha Shehi i ftuar në Puls nga Bruna Çifligu në A2 CNN.

Sipas tij, ky është një moment i mirë që opozita duhet ta shfrytëzojë, bazuar edhe në shifrat e dala nga zgjedhjet parlamentare, ku Partia Socialiste mori 19 deputetë në Tiranë, ndërsa PD dhe partitë e tjera morën 17.

“Personazhi ka këtë vlerë, të përbashkojë. Po qe vetëm një grup i PD-së, i Berishës, do të ndalojë aty, ku ndalon grupi i Berishës, te 30%-shi në kryeqytet. Kaq kanë qenë. Duhet të vendoset një njeri i papërlyer. Këlliçi dhe Kosova kanë qenë shumë të mirë, madje për doktorin kam dalë edhe unë. Por edhe ata e kanë pasur një defekt. Nuk kanë qenë përbashkues, kanë qenë njerëzit e Berishës dhe do merrnin vota aq sa merrte Berisha, ose grupi i PD. Dhe po mbeti në këtë nivel, opozita nuk e mbërrin fitoren. 

Në Tiranë ka akoma një hapësirë lirie, ka njerëz që votojnë kundër qeverisë, nuk e duan Edi Ramën. Por nuk duan as Berishën. Atëherë, kur i vendos këta të dy, sigurisht fiton Edi Rama. Prandaj duhet të vendosim një figurë të tretë. Një personazh për të cilën do të votojnë të gjithë.  Nëse vendos një tifoz të grupit tënd, nuk vijnë ata. Të vëmë prapë një Këlliç tjetër? U bë prova. Çfarë është brenda PD-së mbërrin deri aty. Prandaj po them, është një rast i mirë, ata që e kanë në dorë, të kapërcejnë mbi veten”, shtoi Shehi.

11 Komente

  1. A
    Aron

    Kedo qe te vendos opozita ka surratin e Saliut me vete. E keni te kote.

    Përgjigjjuni
    1. k
      kxp

      Veje ti kandidaturen.Se ke gjithe jeten parazit.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qofte Raki dhe fjale boshe !

        Hahahaahha Mesee vertete... beri cberi rrogen si Deputet e ka mare tere jeten qal.....ska lene njeri pa ju lepire ... qoftet si kane munguar asnjehere por dhe ata qe ja japin kane ptur te drejte, se Estrade dhe humore pa pagese nuk ka...

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qofte Raki dhe fjale boshe !

          Hahahaahha Mesee vertete... beri cberi rrogen si Deputet e ka mare tere jeten qal.....ska lene njeri pa ju lepire ... qoftet si kane munguar asnjehere por dhe ata qe ja japin kane ptur te drejte, se Estrade dhe humore pa pagese nuk ka...

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qofte Raki dhe fjale boshe !

            Hahahaahha Mesee vertete... beri cberi rrogen si Deputet e ka mare tere jeten qal.....ska lene njeri pa ju lepire ... qoftet si kane munguar asnjehere por dhe ata qe ja japin kane ptur te drejte, se Estrade dhe humore pa pagese nuk ka...

            Përgjigjjuni
          2. S
            Sali 97ten se harrojm

            O Dash Shehi me gjithe respektin qe kam per ju ,cdo person qe do te vije nga non gradat nuk i japim asnje vote . Se vota per PD eshte vote per sali berishen. As per Ramushin nuk ka vote.Te dy jan te lidhur me krimin. Prandaj jam rehat ne shtepi dhe do ti bej sehir keta plerate politikes Shqiptare. Respekte Dash.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tota

              Ky vazhdon të japë mend, ndërsa duhet të ishte pranë gotës dhe qofteve të pazarit të ri. Ik, o Dash, se u marun qoftet.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Neri

                U plake e kurr su poqe te shkoi gjithe jeta kokloqe ,o DASH pianeci.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Populli gri

                  Ky gadi sa nuk thote me vendosni mua kandidat dhe fitoj une . Po ik mor dash zduku nga politiks se ti nuk merr as 300O vota ne Tirane . Boll ke hanger dhe e mira eshte te mos flasesh fare.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sam

                    Propozoj Profesor Selami Xhepa Ish deputeti I PD Një person me integritet Kush është pro nga qytetaret të reagojë në komentim tim

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lymi

                      Propozoni Prof. Dr. Selami Jenisheri i cili ka mbi 1 milion votues në tërë Shqiperine, intelektual po, i zgjuar po, patriot po, rrotë cari po. Atë e konkurron veç Mut Noka dhe Belmut Kerriçi i Ramës. Hajt per hajr dy palëve....o gomerë, lerjani në dorë Lexhendës atë punë. Tërë budallenjt e PD në një anë nuk peshojnë sa Lexhenda i vetem në krahun tjeter. Jo PD duhet reformuar, kerkohet bashkim me gjith spektrin e djathte, jo po te thithim mga zona gri, jo po...po jo po...e vari lesht të tërë flisni kot. Merrni ato kocka që u a hedh Lexhenda, e rrini uryë, po su pelqeu shkoni te Rama qe u a fut sa krahu pas tre muajsh, ose shkoni te Salianusi tu a punojë tokat qe kini lënë djerr...si të doni, zgjidhni e merrni vetem mos u shqetesoni per PD, ai stan e ka te zotin e vet dhe i zoti i punës eshte i lumtur me ato që ka...hajt njatjeta

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje