PS nuk përjashtoi djalin e Aqif Rakipit, Rama replikon me demokratët: Nuk merremi me familjen dhe fisin, gjykojmë rolin e secilit

21 Prill 2022, 13:31Politika TEMA

PS nuk përjashtoi djalin e Aqif Rakipit, Rama replikon me demokratët:

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit replikoi me demokratët për marrëdhëniet me SHBA dhe Bashkimin Europian teksa ata i kujtuan shpalljen "non grata" të Aqif Rakipit gjë që automatikisht sanksionon edhe deputetin Ornaldo Rakipi.

Rama u shpreh se PS gjykon rolin e secilit dhe nuk merret me familjet.


“Unë e kam nga gjyshja, po shkove mbrapa të vdekurve të shkon jeta kot. Nuk ka nevojë të shkoni në ekstreme. Mos vazhdoni të bëni atë që bëni gjithmonë. Mesa po shoh këtu dikush mungon. Ai që mungon sot fliste me gjuhën e të vdekurit. Ti të paktën rishiko gjuhën të mos flasësh si i vdekuri. Është qesharake që flisni sikur jeni me imunitet diplomatik nga ambasada amerikane.

Unë e kuptoj që diku do kapeni. Kapuni pas flamurit të PD se flamurin amerikan ka kush e kap. E kapin amerikanët. Flamurin e PD e keni bërë si çarçafët e shtëpive të qejfit. Mos na trego ne se nga çfarë duhet të distancohemi ne. Mos na e qani hallin ne për marrëdhënien me Amerikën, Eurpën dhe shqiptarët.

Janë tre marrëdhënie që janë ekskluzive tonat. Na i keni lënë ju. Këto lojërat e brendshme këtu me flamur amerikan ju bëjnë vetëm qesharakë. Sa për standardin kur t’i vini gishtin këtu një deputeti. Ma gjeni ku është cili? Bëni kujdes se jemi në demokraci. Jemi shpirtra të lirë. Jemi parti të lira dhe gjykojmë njeriun drejtpërdrejtë. Gjykojmë rolin e secilit., Nuk merremi me familjen, fisin dhe farë. Kështu që nuk na konkurroni dot”, tha Rama.

 

 

31 Komente

  1. v
    vlora.vlora

    O Fendurine e rilindjes ,,,bem baba te te ngjaj i thone ,,se po s dorovite s te ben njeri deputet,,,,s kuptoj nje gje ne 9 vjet pushtet si s keni pergatitur asnje dosje per ish ministrat e pd-se ,dhe me e cuditshmja as per sali shpellarin dhe as per videon e like floririt,mos keni bere marveshje qe mos te preken ?

    1. A
      Aron

      Nuk duhet qeveria te beje dosjet, sepse i bie se je ne komunizem. Kete duhet ta behe prokuroria, SPAK. Mirepo mesa shikojme SPAK nuk ka akoma guzim. Escobar tha qe ne e beme tonen, tani i duhet drejtesise te merret dhe te hapi hetime dhe ne do te sjellim cdo dokumentaticon qe do te kerkoje. C'te beje Rama, kur SPAK nuk po degjon as Ameriken?

    2. P
      PD ish parti komuniste

      Ish PD eshte me ideale komuniste te denohet djali se pordhi babai sa e ulet dhe e turpeshme 30 vjet mbas renies se komunizmit ka akoma komuniste . Turpe

      1. E
        Eno

        po normal se saliu keshtu eshte mesuar, e ka ne gjak luften e klasave…

        1. M
          Mos i ngateroni gjerat,nuk eshte lufte klasash

          Ne parti nuk behet lufte klasash,por lufte per te mbajtur partine te paster. Nuk eshte e thjeshte te te gradojne babane “non grata “ Nuk themi te meret shteti (qe keshtu dhe ndryshe nuk ka mundesi)por partia e ka detyrim,dhe nese nuk e bene ajo humbet.

        2. T
          Taulant

          MOS U MERR ME SALI BERISHEN O EDIIIIII.MOS BJER NE KURTHIN E ATIJ QE SKA ASGJE PER TE HUMBUR.KETO JANE GRAHMAT E FUNDIT TE SALI BERISHES.NUK E MBAN DOT ME SHQIPRIN PENG NJI I CMENDUR

          1. A
            Asllan

            realisht eshte cudi alla shqiptare qe ne 2022 vazhdojme akoma ti bejme biografine individeve, jo po ke nje daje ballist, jo babai revisionist…normal se kemi akoma sekretarin e partise qe Lufton impirializmin amerikan

            1. P
              Parti duhet mbajtur pester

              Keshtu si gjykoni,nje dite do na coni per…kumbulla…

            2. N
              Nesti

              Po ti m kriminel je non grata edhe do prap me ardh ne pushtet , i babzitur

              1. m
                mondi

                Te iki saliu njehere e mire ihere se na e ka nxire jeten me vite me rradhe

                1. B
                  Bledi

                  Saliu veç shkatrrim dhe hajdutllik di keshtu qe nuk na hyn ne pune per asgje

                  1. H
                    Hasan

                    Per aq kohe sa djali i tij e ben punen tamam ska pse te gjykohet se pse i ka dal i ati non grada. Plus puna eshte personale dhe jo si familje apo fis.

                    1. S
                      Shqipe

                      Te na rroje partia e anetareve me baballare non grata,se u shua dynjaja,nuk ka te tjere

                      1. S
                        Shqipe

                        E pata fjalen per drejtuesit ; Te na rroje pertia me drejtues dhe deputet,baballaret e te cileve jane graduar “non grata “ …si ju tingellon…,bukur e… (non grata nuk eshte gje e vogel,eshte veprim kunder interesave te shtetit (kombit))

                    2. A
                      Alkino

                      Kjo parti e vertetuar qe secili mban pergjegjsi individuale dhe nuk ka faj askush te denohet nga veprimet e babait ose te tjerve rreth tij!!

                      1. Z
                        Zyber Hima

                        Po cfaj ka ai i shkreti... ska si e kontrollon te atin dhe ska asnje lloj pergjegjsie

                        1. G
                          Genci

                          Pergjegjesia eshte personale nuk mban pergjegjesi gjithe familja sepse nje person eshte ose mund te jete i inkriminuar

                          1. V
                            Vera

                            Nuk ka pse gjykohet djali per zgjedhjen e prinderve te tij.Secili individ ka mendimet dhe zgjedhjet e tij

                            1. D
                              Desi

                              gjithsecili ka pergjegjsin e vet ska pse te iki orlando rakipi prej pozicionit te tij per gabimet qe mund te ket kryer i ati

                              1. L
                                Ledio

                                Shqiptaret se hoqen ndonjehere kte manine per te gjykuar te tjeret nga fisi, nga gjaku ,nga vendi etj.Vlersojeni njeriun dhe kuptojani aftesite qe ka nga menyra se si ka krijuar personalitetin e tij.Lereni Aqifin ne vendin e vet e mos hidhni vrer te djali vet.

                                1. L
                                  Luli

                                  Shume e drejt ska pse te gjykohet i biri per velrimet qe ka ber i jati plus qe mos harroni qe vet ju e keni kryetatin non grata

                                  1. E
                                    Emri

                                    Bem baba te te ngjaj. Nuk themi qe te gjykohet nga organet shteterore,por nga ato partiake ,qofte edhe per sy e faqe,duhet te gjykohet dhe te zer vendin qe i takon . Ke pare ti te dal me ndonje deklarate per bemat e te atit…?

                                  2. A
                                    Albozi

                                    dhe kto mo prap te e njejta tem po nuk varet personi vet nga denimi ose gafa e nje tjetri

                                    1. T
                                      Thirrini mendjes

                                      Te na rroj bij baballaresh te tille na duhen…!!! Ne rruge shteterore nuk varet,por ne rruge partiake,varet qe c’ke me te

                                    2. S
                                      Shqipe

                                      E prishe ketu Komandant; nuk merremi ne rruge shteterore me familjen dhe fisin,ndersa ne rruge partike patjeter qe duhet marre dhe i duhet gjetur vendi ca te tillve,qe nuk jane pak…

                                      1. A
                                        Arlind

                                        Ne nga politika spo na iken kryeplaku nongrata te iki aqifi vetem se ka babain nongrata

                                        1. M
                                          Marsi

                                          Te iki Saliu fare m aman edhe nga kjo faqe dheu,eshte mesuar vetem te shkaterroj e degradoj cdo gje

                                          1. g
                                            garfilldi

                                            Pergjegjsia esht personale ai sdo i mbaj lidh baben dhe ti shkoj nga mbrapa ca ben ai.

                                            1. O
                                              Oris

                                              Aman se ky saliu na ka nxi jeten

                                              1. D
                                                Don Corleone

                                                Te drejt ka nuk jemi ne komunizem qe tfilloje biografia. Secili mba pergjejgesi per vete

                                                1. N
                                                  Një qytetar

                                                  Në politikë çdo e mirë ka kohën e saj. Rakipin Jr. të mos e gënjejë mëndja se shpëtoi nga Edi Rama. Tani për tani, sa të zgjidhet Presidenti Ramës i duhet vota e tij, pasi të realizojë qëllimin as e ka për gjë t'a flaki si leckë topi.

                                                  Lini një Përgjigje