Alibeaj përplaset me Ramën: Zarfet për presidentin mbaji për vete, shqiptarët kanë halle

21 Prill 2022, 12:30Politika TEMA

Alibeaj përplaset me Ramën: Zarfet për presidentin mbaji për

Kryetari i komanduar i PD, Enkeleid Alibeaj u shpreh se Rama po bën “lojë” me zarfe për emrat e presidentit. Alibeaj është shprehur se duhet të shkëputemi nga e shkuara, ndërsa demokratët sipas Alibeajt janë shpirtra të lirë.

Deputeti demokrat ka shtuar se sot halli i shqiptarëve është Edi Rama dhe qeveria e tij.

“Me dhimbje e di, me kosto. Por më mirë shpirtra të lirë dhe tu shohim në sy. Për gabimin që kemi bërë. Shqiptarët e ndershëm t’i shohim në sy. Këtë do bëjmë ne. Mbase të vetëm por më mirë vetëm se me pengje të së shkuarës. Kjo është qasja që do mbajë grupi parlamentar në këtë proces. Pa komplekse pa u tërhequr. Zarfat Rama t’i mbajë për vete. Por ky nuk është hall i shqiptarëve. Prej 9 vitesh halli është Edi Rama. Sot ne dukemi pak por forca e shembullit dhe morali kjo është mënyra e vetme.” tha Alibeaj. 

2 Komente

  1. K
    Komentator Politik

    Është pozitive që dialogu kryhet në parlament dhe jo më te sheshi "Skenderbej".Sot jemi në prag te pushimeve verore, ndaj forcat ti perqendrojm ne thithje turizmi pas dy vitesh pandemie.

    1. B
      Balliste

      Balliste diten komuniste naten. Legen e mori nje non grata dhe e flaku si lecke njri pa karraktere balliste ngrenes pulash

      Lini një Përgjigje