
Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku i është përgjigjur Sali Berishës, i cili zhvilloi dje një tryezë në lidhje me krizën energjetike, ku nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë. Balluku e cilësoi Berishën si autorin e gjithçkaje të shkuar mbrapsht në sektorin energjetik dhe se para se të ikte nga pushteti, grabiti kaskadat ujore.
“Në një tryezë ishin faktorët që kanë dërrmuar sektorin energjitike. Ata thonë që Shqipëria prodhon 98% të energjisë ujore. Në vitin 2013 pasi plaçkitën, ata morën edhe kaskadat ujore. Morën Matin dhe e privatizuan në këmbim të kompensimit të TVSH. Nuk u mjaftuan dhe privatizuan edhe kaskadën e Bistricës.
Prej dy vitesh jemi duke përfunduar dy projekte të mëdha dhe gazifikimin e vendit. Është një projekt me kompanitë më të mëdha të Amerikës. Do e përfundojnë në kohë rekord. Jo vetëm ndezjen e TEC-it, por edhe tubin gazsjellës nga porti i Vlorës në zonën e TAP në Seman. Do nis për tu shpërndarë qoftë në Itali apo vende si Bullgaria.” tha Balluku.
Sipas Ballukut opozita ëndërronte ta kishte në punë TEC-in e Vlorës, ndërkohë që shoti se Skavicën dikur e përdornin si kalë beteje ndërsa sot sulmojnë projektin në fjalë.
“Ju ëndërronit të kishit TEC e Vlorës dhe për Skavicën. Skavicën nuk keni lënë ditë pa e lavdëruar por nuk e përdorët dot kurrë. Sot në terren ndodhen grupet e punës . Amerikanët po studiojnë gjeologjinë. Tek ju dëgjojmë të thoni përralla dhe çfarë është e vërteta. Keni parasysh se çfarë keni bërë.” tha Balluku.
Belinda Balluku leri bla-bla-blate me Sali Berishen, po merr shembull trimereshen Jorida Tabaku, qe shkoi e denoncoi korrupsionin e Lefter Kokes tek SPAK-u!
Ham ham ham si konja Brace e tualet palla. Lol Do ta nxjerrim ne pensjon …
Z. Berisha ishte për kapitalizmin e vëndit dhe të njerëzve por ai dhe vetëm ai ka të drejt të jetë aristocrat.