Mbledhja e grupit parlamentar të PD, Vokshi kërkesë Alibeajt: Kërko në Kuvend që të njihen 5 deputetët demokratë të përjashtuar

21 Prill 2022, 10:06Politika TEMA

Mbledhja e grupit parlamentar të PD, Vokshi kërkesë Alibeajt:

Zbardhen pjesë nga debatet brenda mbledhjes së grupit parlamentar të PD, thirrur nga Enkelejd Alibeaj.

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, deputete e PD, Albana Vokshi i ka kërkuar Alibeajt të bëjë kërkesë në Kuvend për pesë deputetët e përjashtuar, për t’u cilësuar deputete te Grupit Parlamentar të PD.


“Jemi 5 deputetë të përjashtuar. Duhet te bëni kerkesen ne Kuvend”, mësohet të jetë shprehur Vokshi, raporton gazetari i Panorama, Mariglen Kume.

Alibeaj mësohet të jetë përgjigjur se: “nuk zhbej dot une me vullnet personal. Vendime qe jane marr nga organe te partise”.

“Se akuzuat Bashën që merr vendime personale per perjashtimin e Sali Berishes, tani une nuk do marr vendim personal për futjen tuaj”, ka shtuar Alibeaj.

Lini një Përgjigje