REPLIKAT/ “As Rama s’të përfill”, debat mes Alibeajt dhe Berishës në selinë blu, nxehet Muli: Mos i fol ashtu Doktorit

21 Prill 2022, 09:52Politika TEMA

REPLIKAT/ “As Rama s’të përfill”, debat mes Alibeajt

Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar sërish me debate mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt. 

Raportohet se Sali Berisha i është drejtuar Alibeajt duke i thënë se është i përzgjedhuri i Taulant Ballës dhe jo i Grupit të PD-së.

“Je i përzgjedhur i Taulant Ballës dhe nuk je i përzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’të perfill. Të mbajnë peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës.”

Alibeaj nga ana tjetër sqaroi se nuk është peng i askujt. Me tone të larta ka ndërhyrë Flamur Noka, i cili i kërkoi Alibeajt që të mos i ndërpriste fjalën Berishës.

Ndërsa, duke u kthyer tek procesi i zgjedhjes së Presidentit, Berisha u shpreh se ai që ndihet opozitar i vërtetë, nuk mund të marrë pjesë në atë që ai e cilësoi “proces mafioz të zarfeve sekrete.”

DEBATI

Berisha – Alibeajt: Je i përzgjedhur i Taulant Ballës nuk je i përzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’të përfill. Të mbajnë peng. Nuk ke  mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës.

Alibeaj-Berishes: Peng je ti.

Noka -Alibeajt: Mos i fol ashtu…

Alibeaj: Me fyerje personale mos të vazhdojë.

Berisha – Aliabeaj: Ai qe ndjehet opozitar i vërtetë nuk mund ta imagjinojë kurrë të marrë pjesë në një proces mafioz të zarfeve sekrete.

6 Komente

  1. D
    Drejtësia

    Po vuani dhe përjetoni fundin tuaj për vuajtjet dhe krimet që ju kini bërë shumicës së shqiptarëve!

    Përgjigjjuni
    1. a
      asd

      Berisha duhet ti bleje Mulit nje rrip qafe dhe nje maske.

      Përgjigjjuni
      1. s
        shqip

        O zot sa i pa gdhendur Muli . "MOS I FOL ASHTU", për Berishën. Njëri më i trashë nuk e gjen në gjithë Shqupin. Me këta perversë dru me pre, Rama këtë mandat e mbyll duke i fut nji sy gjumë. Po edhe në zgjedhjet e radhës, sikur të ketë përballë këtë primitiv, Flamurin pa shkop, e ka të sigurte fitoren. Në mos vetë, një tjetër nga mazhoranca aktuale. O Mul , o trap , edhe 100 vite të rrish në Tironë po kafshë ngele.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Petrit

          I madhi i kombit PROF. DR. SALI BERISHA po rikthehet me i forte se kurrë. Do te jetë fundi i fares se keqe komuniste dhe i kelyshëve te rinj. Do te jetë fundi i kriminelëve qe kontrollojnë shtetit

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ideali

            Mos Petrit. Cdo ketu. Ketu jane vetem kafshe, injorante, hajdute ose parazite qe marrin nje rroge vetem per te llapur ketu. Patronazhiste, ish spiune te sigurimit te shtetit, kriminele dhe vrases te mijera shhqiptareve. Leri te llapin, te bejne gam-gam. Fshati digjet, kurvat krihen.

            Përgjigjjuni
          2. A
            Arber iliri

            Zari i UDBsë nga 91,Mul Noka në aksion.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje