"Rithemelimi” i Berishës pasi mori grupin e WhatsApp-it, kërkon edhe Facebook: Deputetja i kërkon llogari Alibeajt

21 Prill 2022, 10:46Politika TEMA

"Rithemelimi” i Berishës pasi mori grupin e WhatsApp-it,

Zgjedhja e presidentit të ri ka përplasur Sali Berishën dhe Enkelejd Alibeajn në mbledhjen e grupit parlamentar.

Ndërsa fokusi ka qenë pikërisht te procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të shtetit, deputetja Ilda Dhori ka shprehur në mbledhje një tjetër shqetësim.

Deputetja ka pyetur Alibeajn se çfarë po ndodh me faqen zyrtare të PD-së në Facebook, pasi nuk po transmetohen aty deklaratat e tyre.

“Çfarë po ndodh me faqen zyrtare të Facebook të PD-së? Nuk publikohet asgjë, as fjalët e deputeteve ne Parlament, as diskutimet në komisione”, ka thënë deputetja. 

Ndërsa Alibeaj u përgjigj: “Do rregullohet shumë shpejt”.

Kujtojmë se pasi Komisioni i Rithemelimit pasi u fut në selinë e PD-së, mori kontrollin edhe të kanaleve të komunikimit. 

Grupi në Whatsapp i PD me gazetarët kontrollohet prej javësh nga “Rithemelimi”, ndërkohë që nuk kanë mundur të marrin faqen zyrtare në Facebook.

1 Komente

  1. D
    Dardan

    Sa te kene Gjykaten e Tiranes me vete, grupi i "Rithemelimit" do te amrre gjithe Shqiperine.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje