
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend është shprehur se procesi i zgjedhjes së presidentit është shumë i rëndësishëm.
Rama u shpreh se PS nuk ka për qëllim të bëjë një zgjedhje nga grupi parlamentar socialist ndërsa shtoi se nuk e kanë problem të zgjedhin një person të denjë edhe në rast se propozimi vjen nga grupet e tjera parlamentare.
Gjithashtu iu drejtua opozitës: “Ju mund të vazhdoni të na qani hallin, nuk ka asnjë problem ne jemi në kalë”.
"Secili ka të drejtë të propozojë ne do ta vazhdojmë procesin. Ju mund të vazhdoni të na qani hallin, nuk ka asnjë problem ne jemi në kalë. Ju vazhdoni nga poshtë kalit na qani hallin ne dhe ça nuk shef njeriu kur rri poshtë kalit dhe ça nuk i bëjnë sytë.
Do flasim me këdo qoftë që është propozuar pa e pyetur fare. Jo të gjithë mund të bëhen presidentë. Ju mund të vazhdoni të na e qani hallin ne. Ne jemi në kalë. Çfarë nuk sheh njeriu kur rri poshtë kalit.
Ky proces nuk pret se është kohë e shkurtër. Unë ju them sot ju dhe publikut që qëllimi nuk është të bëjmë një zgjedhje dhe të nxjerrim një president nga grupi ynë. Nëse do kishim këtë qëllim do ta bënim. Nuk e do kishim problem t’ju mbushnim mendjen ju. Duam një president që të jetë përfaqësues përtej PS-së që të garantojë disa cilësi të thjeshta që sot për fat të keq janë bërë të domosdoshme po të kemi parasysh se kemi në zyrën e presidentit të republikës. Dhe në fund fare të jetë një shqiptar apo shqiptare normale. Nëse ju kontribuoni, nëse biem dakord bashkarisht nuk do kemi asnjë lloj kompleksi që këtë na e propozoi ndonjë nga ju që jeni këtu”, deklaroi Rama.
PS dhe qeveria Rama lll, menaxhuan si duhet cris sanitaire, ndaj çdo dit dhe më shum po forcohet.
Rama flet drejte se presidenti do zgjidhet nje njeri i denjte e jo nje sic kishim ilir meten.
Per opozite qe kemi me mire mos te kemi fare se sna hy n pun per asgje
zjedhe me te mir qe po ben rama per zjedhjen e presidentit e pavarus dhe cdokush voton per ate qe ai mendon se eshte me i mire per mendimin personal te tij
Rama dhe Ps po e menaxhojn shume mire situaten me te gjitha veshtirsit besoj se edhe ne ceshtjen e presidentit do bejn nje zgjedhje te duhet
Zgjedhje te devotshme po ben Kryeministri jone
Ky ben mir qe perpiqet ti mari mendim opozites se demokraci tregon po kjo opozit nuk meriton as te jet ne ate parlament
Mendoj se do bejne zgjedhjen e duhur per president