PS nuk përjashtoi nga Grupi Parlamentar Ornaldo Rakipin, reagon Basha: Rama është mburoja e "non gratave"

19 Prill 2022, 14:39Politika TEMA

PS nuk përjashtoi nga Grupi Parlamentar Ornaldo Rakipin, reagon Basha: Rama

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pasi në mbledhjen e sotme, socialistët vendosën që të mos përjashtojnë nga Grupi Parlamentar Orlanda Rakipin, djalin e Aqif Rakipit i cili u sanksionua së fundmi nga Departamenti amerikan i Thesarit.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Basha shkruan se Rama është mburoja e “non gratave” pasi, sipas tij, pa ta nuk qëndron dot në pushtet.

"Edi Rama është mburoja e non gratave sepse pa ta ai nuk qëndron dot në pushtet. Pa ta nuk bën dot afera si ato të inceneratorëve, pa ta nuk ndan dot administratën si plaçkë, pa ta nuk e shpërndan dot buxhetin e shtetit sipas orekseve të të babëziturve që përdor për të shkatërruar zgjedhjet.

Këto fakte të njohura nga çdo shqiptar pasqyrohen edhe në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe motivet e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara.

Pyetja që shtrohet sot është: për kë bleu vota Aqif Rakipi dhe krimi i organizuar në 25 prill?

Edi Rama e di përgjigjen e kësaj pyetje, prandaj po mbron ortakët e tij në këtë krim zgjedhor, pa të cilët nuk do të ishte në pushtet.

Sot, për qytetarët shqiptarë dhe partnerët ndërkombëtarë, është më e qartë se kurrë se kush do një Shqipëri të pastër nga korrupsioni dhe politikanët e lidhur me krimin, dhe kush do që asgjë të mos ndryshojë në këtë vend dhe që ata që e kanë shpopulluar dhe varfëruar Shqipërinë, të pasurohen edhe më shumë në kurriz të shumicës së ndershme të shqiptarëve", shkruan Basha. 

7 Komente

  1. O
    Opinion

    Je konsideruar pa lidhje me PD dhe më funksionet që ke pasur dhuratë.Ajo që mund të bësh në këtë moment është çmontimi i tutorit tënd dhe të denoncosh çfarë të ka lidhur dhe për çfarë shërbime ke marrë funksione që nuk i ke merituar kurrë. Je i paaftë jo vetëm për të tjerët(PD),por dhe për të tjerët LB.Toç në të gjitha kuptimet.

    Përgjigjjuni
    1. k
      ky duhet arrestuar dhe hetuar per krimet e vjedhje

      hahahahahahahaa nji cop shkerdhate ,funderine e halese pd , kerkon me vallziu la Bel Danc duke i tund bythet Ramos para , nderkohe qe i ka shume borxhe Drejtesise e Shtetit Shqiptare ,i akuzuar per disa Nene te Kushtetutes : 1 ) Tradheti te Larte ndaj Atdheut _denimi eshte me Pushkatim ,(sot pergjithjeten burg) ,Krime ndaj qytetareve shqiptare 21 Janare , Tradheti KOmbetare duke u ven ne sherbim te Serbit dhe implikuar Shqiperine ne Shtepine e Verdhe ku Kirurget e UCK-se i bojshiun zorret e serbeve kukurec per qent e Hasit ,shpifur nga zvicerjanet Dik e Ponte ,kunder Kombit Shqiptare , vjedhja e buxhetit te shtetit jovetem ne Rrugen Durres -Morine por edhe ne cdo Ministri qe Karagjozi uli bythenb e tij te qelbur ,bere dhurate nga Kryeputana e Kombit berrisha . Pra , Burgu duhet te jet destinacioni karieres se Kllounit Hollandez

      Përgjigjjuni
      1. 7
        7×7=67

        7×7=77 qe ke rrezuar bustin kur ishe 12 vjec me pantallona te shkurtera ne muajin shkurt . O lule bukur nuk jemi ne komunizem o bole kur gabone vellai denohet familja o karre njeri po ti ke ngren buke me komunistin Berrisha je komuniste

        Përgjigjjuni
        1. R
          Roberto

          Ke te drejte. Luli ka rrezuar bustin e ketij timit.

          Përgjigjjuni
        2. L
          Luli 4 vjec lexonte tolstoin

          Ai nongrata jote o lulash,te solli nga hici,te dha te gjitha kompetencat per tu bere dikushi por ti ngele askushi dhe vampiri sali po tallet e po te ve epitete... Dhe ti nuk je ne gjendje te dallosh non graten sali si familje,dhe non graten e qifes personale. Ti dhe komunistet e pedhit kujtoni se jeni ne soc me luften e klasave te gjyshit tend dhe djalit adoptuar nga sali komunisti

          Përgjigjjuni
          1. p
            piktori

            Z, Basha po eshte e vertete,gjithka thua,por qe te jesh i besueshem,beji publike faktet qe te kane rrefyer amerikanet per Sali Berishen,mbi te cilat ti e perjashtove nga Gr,parlamentar, ne te kundert nuk je i besueshem per publikun ne ato qe thua.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Një qytetar

              Është mjerim, zotëri i nderuar, që të vërtetat absolute që thua, nuk kanë vlerën e nevojshme kur i artikuloni ju. Natyrisht, unë të besoj, se edhe kur i ke deklaruar në vite, ti mund të kesh qënë i sinqertë, por fakti që je munduar në vite të shfaqesh si i njëjtë me zotin Berisha e kompromenton së tepërmi pozicionin tuaj aktual. Ndaj them, ju deklarimet e sotme duhet t'i bëni në një mënyrë më bindëse, duke i lidhur me të shkuarën e qëndrimit tuaj dhe duke futur e lënë të kuptohet një ndjesë për qëndrimet e shkuara. Unë e njoh mirë jetë politike që është zhvilluar dhe zhvillohet në PD, e di sa vështirë dhe e rrezikuar është kariera politike kur je i detyruar të bashkëjetosh me një politikan si Berisha, i cili kërkon verbëri totale nga bashkëpuntorët, por ti e ke për detyrë t'a bësh këtë nëse ke vendosur të vazhdosh gjatë në politikë.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje