
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim është takuar këtë të martë me kreun e ri të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla.
Ambasadorja thotë në një postim në rrjetet sociale se është thelbësore që KLP të bëjë punën e saj me integritet dhe transparencë. Më tej, Kim shton se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë Reformën në Drejtësi.
“U takova me Fredi Ballën për t’i uruar sukses në postin e tij të ri si Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Thelbësore që KLP të bëjë punën e saj me integritet dhe transparencë për të siguruar standarde të larta dhe llogaridhënie të prokurorëve. SHBA do të vazhdojë të mbështesë të gjithë elementët e reformës në drejtësi”, shkruan Kim.
Nga mustaqet te "marka me qafe", ky kryetari i keshillit. Nga kashta birinxhi, por se dime se si do te jete nga puna, mbase do te jete ndonje i tredhur nga shpellaret e politikes.
OPDAT dhe Perfaqesues te Ambasades Amerikane ishin kategorisht kund zgjedhjes se Alfred Balles si anetar i KLP, pasi nuk plotesonte kriteret ligjore.... Tani ja që vjen dita dhe Ambasadorja e uron zotërinë dhe i kerkon transparence. Cest la vie... suksese ne jete Ambasadore
Shume antipatik ky tipi!