Pse “festoi” Berisha një vjetorin e “non grata-s britanike?

17 Korrik 2023, 19:39Politika TEMA

Pse “festoi” Berisha një vjetorin e “non grata-s

Nga Ylli Pata

E gjithë konferenca e shpallur me bujë si një “simpozium argumentesh e panelesh” u kthye ashtu siç pritej në një one man show, ku foli vetëm doktori.

I cili ka paraqitur një material, sipas të cilit Home Office, pra Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, thekson se shpalljen “Non grata” e ka mbështetur në disa materiale të Fondacionit Soros dhe shkrimeve të rrjetit ballkanik të lajmeve Birn.

Kush ka ndjekur komunikimin e Sali Berishës, në javën e fundit të majit 2021, pak ditë ditë pasi u shpall “Non Grata” nga qeveria e SHBA, shikon se edhe atëherë ka thënë pak a shumë të njëjtat gjëra.

Që qeveria e SHBA është mbështetur nga denoncimet e Edi Ramës, Birn, gazetave të Soros, e gjëra të tilla.

Pra dy nga qeveritë më të fuqishme të botës, siç është SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, që kanë rrjete informacioni, analize dhe vendimarrje shekullore në çdo kënd të botës, do të mbështeten për të vendosur në disa rrjete apo media lokale. Një logjikë që nuk qëndron e as nuk e ha askush që ka dy pare ide të çështjes.

Çështja që në fakt do të duhej që të analizohet, e ku realisht ka ende mjaft të panjohura është se pse dy superfuqitë, po ndërmarrin tani një megaoperacion për të ndëshkuar politikanë të rëndësishëm në të gjithë Ballkanin përkatësisht, por edhe në vende të tjera të botës. Gjithsesi, nëse ndiqen eventet, edhe kjo ka një shpjegim, e lidhje logjike, po më shumë se një argument mediatik, është një këndvështrim për simpozium, ku palët ngrenë diskutime.

Në thelb Berisha nuk kishte asgjë të re për të treguar në publik në lidhje me dosjen amerikane apo edhe britanike. Pasi si ajo e qeverisë së SHBA, që ka si bazë dokumentin e Departamentit të Shtetit sipas ligjit 7031(C), por edhe deklarata e ambasadorit britanik, pas vendimit të Home Office-s, kanë shpërndarë mjaft të dhëna se ku janë bazuar në vendimin drastik që bazë ka “korrupsionin e qenësishëm” dhe lidhjet me krimin e organizuar.

Tashmë është folur gjatë për këto dy vendime-të SHBA e Britanisë së Madhe ndaj Berishës, që janë “vula të thata” e përfundimtare. Të cilat natyrisht kanë një pasojë politike, e që e kemi parë prej dy vjetësh. Si pasojë e Non Grata-ve, si doktori ashtu edhe lobi i tij i rëndësishëm nuk mund të rikthehet në krye të politikës, pasi siç e thotë titulli i urdhrave ndëshkimorë: “janë të padëshiruar”.

Influenca e Sali Berishës megjithatë nuk ka sesi të shuhet lehtësisht. Në fushën politike bëhet fjalë. Ai ka të gjitha mundësitë të ndikojë e lobojë, por këtë herë jo në nivelin e lartë. Pra të lëvizë “mbretin” siç bënte me Lulzim Bashën. Në këtë pozitë është jo vetëm doktori në Shqipëri natyrisht. Janë edhe të gjithë Non Gratat e tjerë, qoftë që janë ndëshkuar nga DASH si Doshi e Dako, qoftë nga Thesari si Aqif Rakipi.

U pa qartë se gjithë ajo gurgule që kurdisi Sali Berisha brenda PD-së që prej vjeshtës së 2021, kur Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së, nuk i ka shërbyer as atij vetë, e as opozitës si komunitet dhe entitet politik në vend.

Madje, thuajse e kanë kuptuar të gjithë se e gjithë “lufta civile” që zhvilloi Sali Berisha brenda PD-së për dy vjet, nuk ka bërë tjetër gjë, veçse kanë shkatërruar substraktin e komunitetit të aktivistëve, militantëve dhe personazheve politikë që ka tërhequr kjo forcë politike për 30 vjet. Mirë keq, ai asset, që njëherë vjen e një herë largohet, është amalgamuar(edhe pse jo 100%) në vite e vite kur e djathta ka kaluar kohën e saj të krizave. Kjo luftë e fundit ka shkatërruar një relacion, që është shumë e vështirë të ngjallet. 

Ka një vakum të madh në opozitë përsa i përket kuadrove të besueshëm politik, pasi thuajse pjesa më e madhe e klasës politike aktuale janë të pabesueshëm. Këtë boshllëk, me faza dhe proces që merr kohën e saj mund ta mbushin vetëm outsider-ët që nuk kanë qenë pjesë e lojrave brenda PD-së. Por që të ndodhë procesi, duhet që atë ta orientojë komuniteti politik i një force të strukturuar që është PD-ja, kryesisht në territor. E natyrisht kjo po ndodh, pavarësisht se një pjesë e politikanëve “lart”, gjegjesisht deputetë duan të imponojnë proceset. Sado të tentojnë të krijojnë ngjarje apo sajojnë, e ndoshta shfrytëzojnë skandale të ndryshme e të bujshme, në realitet ngjarjen e prodhon politika si një koncept bazik.

Partia Demokratike në vitin 1990 nuk ishte një parti politike, as organizatë madje. Nuk ishte as si Solidarnosi i Valesës, Michnikut, intelektualëve të tjerë e Kishës Katolike Polake, apo si Karta 77 e Vaclav Havelit në Çekosllovaki, ku ka pasur organizime disidence të qartë.

Disidentët shqiptarë ishin në burgje kur u krijua PD, grupi drejtues i parë i PD-së u krijua si një substrakt intelektualësh të njohur gjatë viteve të komunizmit. E siç ndodhën eventet, përplasjet, kundërshtite problemet mes tyre ishin të mëdha se nuk kishin as histori e as kimi politike së bashku. Por PD-në realisht e ka krijuar Perëndimi, e posaçërisht SHBA, e cila jo vetëm mbështeti opozitën e parë shqiptare, por promovoi edhe me emër drejtuesit e saj që atëherë ishin Sali Berisha e Gramoz Pashko.

Edhe sot, Perëndimi mund të krijojë një parti apo një front të ri opozitar në Shqipëri, nëse e merr këtë mision përsipër. Pasi këtu SHBA e Perëndimi është realisht një “religjion politik”. E këtë më mirë se Sali Berisha nuk e di askush, i cili ka qenë në sallonet më të larta të superfuqive Perëndimore, më shumë se askush tjetër dhe i pari fare. E duke e ditur, ai është koshient se nuk mund të krijojë në Shqipëri një formacion politik antiperëndimor. Edhe pse u mundua shumë, jo vetëm për 2 vjet, por për shumë vite e vite. 

Zyrtarisht që nga viti 2016, kur shpalli armikun më të madh të vendit, “Monitorimin e SHBA e BE për drejtësinë shqiptare”. Por natyrisht ai do të lëvizë e madje fort, sepse ka mjetet e mundësitë, por edhe emergjencën për të mbrojtur veten e të tijtë nga çdo faktor që kërkon ta ç’faktorizojnë. Natyrisjt që fuqia e këtij faktori do të jetë gjithnjë e më shumë më periferike. Siç është rendja e fortë për të marrë sot bashkinë e Rrogozhinës, një qytezë periferike e qarkut të Tiranës…

9 Komente

  1. K
    Kete e vertetoi Tirtan sShehu

    O Ylli cuditem vertet nuk e kupton se perse e festoi Saliu nje vjetorin e shpalljes nongrada : Po me siguri qe e ka marre vesh qe do te shpallet nongrada edhe nga Bashkimi Europian keshtu qe behet me tre diplloma nongrada dmth kjo quhet ngritje ne detyre .

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Non graten e ndjekin vetëm të korruptuarit dhe shpellarët injorantë.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bubuzhel Berati

      Sot ishte nje vjetori vdekjes se shokut Sali Ram Sheqere Berrisha ringushellojme familjen kriminale Berrisha vajzen djalin dhe ne veçanti zonjen Sllobodanka e shqiperuar ne Liri I paharruar qofte kujtimi tij . Do jete gjithmone ne mendjen dhe zemren e cdo komunisti RIP

      Përgjigjjuni
      1. K
        Ku jane mbledh te gjithe idiotet

        Ky ndytesir sot ju mbushi mendjen ceceneve se ai eshte lexhenda.A i pate si rrinin e degjonin trushplaret hajdute,sikur po ndigjonin enverin kur saliu hynte ne bllok.Enveri ja dhjeu anglo amerikaneve,edhe sot sali shpellari po te njejten gje.A i pate si rrinin e degjonin guaket si fariu,myslym trim i sylzotajt e shume guak te tjere

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tit Vasili

          Ky Mut Mutit ka festuar ditelindjen e vertette he ky qen bir qeni mos e gezofte ky mut mutit ka lindur ne korrik por eshte shtyre ne nentor per mos te koresponduar me Partizanin e Beogradite , kur do te ngordhi ky qen bire qeni

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

            Shqipera festofte FUNERALIN e Perbindeshit !

            Përgjigjjuni
            1. N
              NE LITARE KRYEPUTANA E KOMBIT

              kryekurva njeh vetem Litarin asnji lloj maredhenje njerezore sepse s'ka asgje Njerzore ne qenien e tij primitive

              Përgjigjjuni
              1. E
                Eni

                Prisni se me rradhe te pakten Berisha nuk ka bere krime ne usa. ....imagjino

                Përgjigjjuni
                1. e
                  enter""

                  Kjo shpallja non grata eshte thjesht veper e Edi Rames ne bashkepunim me dashnoren e tij, djalin e Sorosit. Berisha nuk ka nevoje per non-grata sepse te gjithe e dime kush eshte dhe cfare ka bere. Ajo qe me neverit eshte kjo lufte klasash politike qe si Berisha dhe Rama nuk kane hequr dore. Dhe akoma me shume fakti qe Rama eshte kthyer ne nje mbret qe edhe Enveri do ta kishte zili. Gjithcka e ka ai ne dore dhe zgjedhjet e ardheshme do jene me nje parti, derisa Veliaj dhe Rama te ndahen dhe njeri prej tyre formon opozite. Se kshu ka thene kurva Soros.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje