Raketa me rreze të largët dhe avionë luftarakë për FA: Plani afatgjatë synon edhe një rrjet kompjuterik sekret

12 Prill 2024, 15:10Politika TEMA

Raketa me rreze të largët dhe avionë luftarakë për FA:

Ushtria shqiptare do të pajiset me raketa me rreze të largët dhe avionë luftarakë. Kjo del në planin Afatgjatë të Zhvillimit 2024-2033 të Forcave të Armatosura të hedhur për konsultim publik. Aty synohet që brenda pak vitesh, Shqipëria të ketë një ushtri dhe sistem mbrojtje të ngjashëm me atë të NATO-s dhe që i përgjigjet çdo sfide që mund të paraqitet për sigurinë kombëtare të vendit tone, përfshirë një agresion të jashtëm apo sulm kibernetik.

“Nuk përjashtohet mundësia e një sulmi konvencional kundër vendeve aleate në NATO-s apo që kjo luftë të ketë efekt domino edhe në Ballkanin Perëndimor. Prandaj lind nevoja e rishikimit të kapaciteteve ushtarake të nevojshme për mbrojtjen e vendit, sigurimin e qëndrueshmërisë kombëtare, si dhe kapacitetet për përmbushjen e detyrimeve në kuadër të NATO-s. Kapacitete që do të synohen të zhvillohen me hartimin e PAZH-it janë të tilla, si sistemet dhe platformat e lëshimit të raketave me një rreze të largët dhe avionë luftarakë”.

Po ashtu, planifikohet të ndërtohet edhe një rrjetit kompjuterik të klasifikuar “NATO Sekret” në Forcat e Armatosura.

“Fokusi i zhvillimit të kapaciteteve për komandim-kontrollin do të jenë kërkesat e objektivave të kapaciteteve të NATO-s, si dhe trendi i teknologjisë të së ardhmes në komunikim-komandim-kontroll me sisteme dhe programe kompjuterike, të cilat do të rritin efektivitetin e forcave të luftimit, duke krijuar rrjetin taktik të informacionit, zbatimin e sistemit të gjurmimit të forcave tona dhe modernizimin e vendkomandave”.

Zbatimi i këtij plani synon të krijojë një Forcë të Armatosur të mirëpajisur dhe mirëtrajnuar, e aftë për të mbrojtur hapësirën kombëtare dhe interesat e Shqipërisë dhe për të mbështetur mbrojtjen kolektive në hapësirën e Aleancës. Një theks të veçantë i jepet mbështetjes me buxhet mbrojtës të FARSH në nivelet jo më pak se 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

3 Komente

  1. S
    Sufllaqja me qepë

    Plani i planit te planit.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dj

      Te vonuar, shume te vonuar. Interesat kombetare para mbushjes se xhepave. Nje ode e farfer nga une do te ishte te gjitha konfiskimet e pasurive te shkonin per mbrojtjen. Kujdes jo te nxitojme dhe nga deshperimi te blejme ca na del para , kualitet jo vjetersira.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gent

        Territori për tu mbrojtur duhet të përfshijë Kosovën

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje