“Çfarë ndodh me magjistratët që nuk kaluan vettingun?”- Alibeaj i përgjigjet Çuçit: T’ja kujtoj dikush që votoi Amnistinë, me të falen edhe gjyqtarët dhe prokurorët

12 Prill 2024, 11:43Politika TEMA
“Çfarë ndodh me magjistratët që nuk kaluan

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka ironizuar pyetjet e kreu të grupit të PS, Bledi Çuçi, ndaj drejtuesit të SPAK në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ky pyeti se çfarë ndodh me magjistratët që nuk kaluan vettingun.

Në një reagim në rrjetet sociale, Alibeaj shkruan se dikush duhet t’ia kujtoj Bledi Çuçit në Këshillin e Integrimit, se votuan 1 javë më parë ligjin e amnistisë, me anë të së cilës amnistojnë edhe gjyqtarët dhe prokurorët.

Ndër të tjera, ai shkruan se ka qenë kërkesë ultimative e kahershme e BE-së se, gjyqtarë e prokurorë që nuk kalojnë vetingun, duhet ti nështrohen procedimit penal/pasuror prej SPAK.

Reagimi i Alibeajt:

Dëgjova kryetarin e grupit të PS, Bledi Çuçi që “i preokupuar” për integrimin e Shqipërisë në BE, pyet drejtuesin e SPAK, Altin Dumani: Çfarë ndodh me prokurorët dhe gjyqtarët që nuk e kaluan vetingun?

Dikush duhet t’ia kujtoj Bledi Çuçit dhe deputetëve të tjerë, aty në Këshillin e Integrimit, se së bashku votuan, 1 javë më parë ligjin e amnistisë, me anë të së cilës, ndër të tjera, amnistojnë edhe gjyqtarët dhe prokurorët! 

(Shënim: ka qenë kërkesë ultimative e kahershme e BE-së se, gjyqtarë e prokurorë që nuk kalojnë vetingun, duhet ti nështrohen procedimit penal/pasuror prej SPAK)

Lini një Përgjigje