Rama: Agjencia për Media dhe Informim, një ide shumë e mirë në shërbim të lirisë së informimit

5 Maj 2026, 16:22Politika TEMA
Rama: Agjencia për Media dhe Informim, një ide shumë e mirë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj diskutimeve mbi rolin e institucioneve shtetërore në komunikimin publik, duke mbrojtur funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim.

Në një postim në X, Rama sugjeron se vlerësimet mbi marrëdhënien mes qeverisë, medias dhe publikut duhet të bazohen edhe në analizat e profesionistëve që monitorojnë komunikimin qeveritar.

Ai thekson se nga këto analiza dalin shpesh kundërshti me perceptimet kritike, sidomos në rastin e Shqipërisë, të cilën e përshkruan si një vend të lirë.

Reagimi i Ramës:
Unë kurrë nuk kam thënë që ju matni komunikimin e qeverisë, por tani që e përmendët, thjesht po mendoj: a nuk është ndoshta një ide e mirë që ju të lexoni raportet e atyre që realisht e bëjnë këtë, dhe e bëjnë në mënyrë profesionale dhe objektive?

Mund t’ju ndihmojë, sepse dalin në pah kundërshti të rëndësishme midis vlerësimeve tuaja dhe të tyre kur bëhet fjalë për marrëdhënien midis qeverisë, medias dhe publikut në një vend të lirë si Shqipëria, ku, ndryshe nga sa keni pretenduar dikur, madje më shumë se një herë, Agjencia për Media dhe Informim duket se ka qenë një ide shumë e mirë në shërbim të lirisë së informimit. Kaq.

5 Komente

  1. K
    Keqi

    Pse nuk e quani sic e ka emrin. Propagande, censure, ptu q robt e keni bere kete vend qe ndodhet ne mes te europes, si mos me keq

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bek

      Nuk e di nese ka patur apo do te kete shqiperia nje politikan me pervers, mashtrues te korruptuar, hajdut me te madh se rama. Do thone berisha, meta etj etj. Po edhe keta hajdute jane, por rama eshte i paprecedent dhe me shume mundesi nuk ka per te pasur shqiperia me keq se ky

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nastradini

        HAJDUT familjarisht

        Përgjigjjuni
        1. E
          Elton

          Ca kupti.i ka te shtosh nje agjesi per media e informim, kur e keni nje AMA qe ka po ate funksion, por qe rrumpalle fare nuk ndihet per pislleqet ne media televizive

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fshatari

            Ministria e se Vertetes, George Orwell libri "1984" Dikur kishin Zerin e Poullitt qe luante rolin e Ministrise te Vertetes, tani do te kemi "Agjencine për Media dhe Informim" . Por ky nuk eshte faji i ketyre ne fuqi, keta kopjojne Evropen Perendimore dhe populli nuk flet sepse "keshtu bejne edhe Evropinet" dhe per ne fshteret edhe muti po te jete bere nga Evropianet eshte i shijshem te hahet

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje