Pyetja e përsëritur e deputetes socialiste Marjana Koçeku iu drejtua kësaj here zv.Ministrit të Mjedisit, i cili raportonte në komisionin parlamentar për menaxhimin e ujërave në Shqipëri. Deputetja Koçeku ka ngritur problematikën e ndotjes alarmante të basenit të Drinit dhe ka kërkuar nga institucionet shqiptare të përshpejtojnë hapat drejt një bashkëveprimi me institucionet e Kosovës, me qëllim që të nisë me urgjencë puna për të zgjidhur përfundimisht problematikën e ndotjes së Drinit.
Referuar faktit se kjo ndotje shtrihet qysh në burim, në Kosovë, është e pashmangshme dhe e domosdoshme një marrëveshje dhe strategji e përbashkët me Kosovën për t’i dhënë zgjidhje problematikës. Deputetja tha se ndotja që sot qëndron mbi peizazhin mahnitës të luginës së Drinit, përveç efekteve mjedisore, është kthyer në pengesë për zhvillimin e turizmit.
Në vijim të angazhimit të saj, Koçeku ka mbajtur në mënyrë të përsëritur qëndrime publike dhe institucionale në mbrojtje të Drinit, duke e ngritur këtë çështje jo vetëm në komisione parlamentare, por edhe në foltorene kuvendit. Ajo ka kërkuar vazhdimisht ndërhyrje konkrete për pastrimin e lumit, forcimin e kontrollit ndaj burimeve ndotëse dhe koordinim më të fortë ndërkufitar, duke e konsideruar ruajtjen e Drinit si një detyrim afatgjatë për mjedisin dhe zhvillimin ekonomik të zonës.
Keq e ke Koceku nuk do kesh turista ne BUJTINE ? Aktivizo qe nga vetja edhe banoret e fshatit , pervishuni mire punes , tju shohin edhe kosovaret qe te fitoni buken e gojes nepermjet turistave , ne te kundert ekonomia zero per banoret se per ty. roft Rama qe te zgjodhi deputete , rogen e ke te majme ?
Mëso të flasësh ,sepse je deputete .Në Parlament dhe në të gjithë Organizmat Shtetërore flitet Vetëm dhe Vetëm gjuha Zyrtare .Lëri lokalizmst Tuaja Zonja Deputete .Thuhet se përdoret nga disa persona Roli i “të fortit “;mesa duket edhe zonja në fjalë ,bën rolin e “të fortit “, në gjuhën e përdorur .
Zonja Koceku, edhe sikur te kishim nje qeveri si te Zicres (qe fatkeqsisht nuk e kemi) jo cdo zgjidhje vjen nga qendra. Burimi i mbetjeve ne liqenin e Komanit jane bizneset anes se lumenjeve dhe turistat qe i frekuentojne keto zona. Pra mbetjet qe hillen ne lumin Stupe, Shale, Kllogjen, Katund, Zvine, dhe shum lumenj te tjer grumbullohen ne liqenin e Komanit. Tani kam nje pytje per ty zonje: pse duhet te paguajn taksepagusit nga Tirana, Shkodera, apo diku tjeter per te pastruar ate qe duhet ta benit ju? Nuk keni sens kolektiv o zonje. Nuk do u kushtonte shum sikur te gjitha bizneset anes lumit te pagunin nje perqindje te vogel per ta mirembajtur ambjentin duke e pastruar qdo dite nga mbetjet e riciklushme. Gjithashtu, asnje nga ju nuk ka bere gropa septike por i derdhni ujrat e zeza ne lumin Drin. Nje patate e skuqur kushton me shtrenjt se ne Tirane por ama nuk paskeni mundesi te kujdesni per zonat ku operoni me fitime te majme. Para hotelit tim ne Otava, cdo dit i mbledh mbetjet qe hellin kembsorit per te ruajtur imazhin. Pse nuk e beni edhe ju te njeten gje?
Kokëfortësi dhe tangarllëk; aspak kulturë dhe dinjitet. O fol shqip e mbaj karrigen, o fol si të duash dhe pastro Drinin dhe Bunën po deshe. Ndryshe dhe Peleshi do të flasë korçarçe dhe Muli kuksiançe e Sala serbisht e hajde merre vesh çorbën kuvendore.
o grande